Connect with Us

Ben Blushi kërkon “kokën” e prokurorit/ Flet Ervin Karanxha

Politikë

Ben Blushi kërkon “kokën” e prokurorit/ Flet Ervin Karanxha

Publikuar

-

Ish kreu i Libras, Ben Blushi nuk heq dorë nga sulmi ndaj prokurorit të Tiranës Ervin Karanxha.

Blushi në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm, vijon të përdorë Top Channel për të sulmuar njerëz të drejtësisë.

Sërish në lajmet kryesore, të ditëve të fundit, objektiv ka qenë prokurori Karanxha, ku sugjeronte në një farë mënyre shkarkimin e tij.

                           Kronika e Top Channel

Prokurori Karanxha ka reaguar në lidhje me sulmet e njëpasnjëshme që Blushi ka ndërmarrë të tij.

Nqë një prononcim për CNA.al ai ka thënë se ka vënë në dijeni institucionet si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektoriatin e Lartë  të Prokurorisë, pasi po sulmohet për shkak të detyrës së prokuror.

Në këtë televizion është i punësuar si Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, politikani dhe ish deputeti Ben Blushi, i cili pas largimit nga Partia Socialiste krijoi partinë “Libra” dhe pasi nuk mori asnjë vend si deputet në Kuvendin e Shqipërisë u emërua Drejtor i  Përgjithshëm i Top Channel. Këtë televizion ai e përdor për qëllime të tij personale për të sulmuar anëtarët e sistemit të Drejtësisë të cilët përballen çdo ditë me krimin, me çështje sensitive për opinionin publik.

                   Ben Blushi, si kryetar i LIBRA-s

Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë Top Channel’, nëpërmjet programeve televizive të këtij televizionit synon përhapjen e lajmeve të rreme ndaj meje si prokuror dhe ndaj familjarëve të mi me qëllim për të ulur dinjitetin tim dhe të familjes për arsye politike dhe personale të tij’, është shprehur Karanaxha për CNA.al.

Të njëjtën deklaratë ia ka përcjellë edhe KLP-së dhe ILD-së.

Karanxha është ndalur tek çështja që ka hetuar dhe për të cilën Ben Blushi nëpërmjet Top Channel e sulmon në vijimësi.

LEXO EDHE:  Shënim/Shokë komunistë shtrëngoni rradhët e partisë

Bëhet fjalë për hetimin e  kreun e PD, Lulzim Basha dhe të tjerë me akuzën “pastrimit të parave” dhe “falsifikimit”, sa i përket mosdeklarimit të 675 mijë dollarëve paguar në emër të Partisë Demokratike për kompani lobimi pjesë e Muzin Capitol Partners drejtuar nga Nicolas Muzin.

Unë kam qenë pjesë e grupit të Prokurorëve në hetimin e procedimit penal Nr.645, të vitit 2018, hetim i cili ka përfunduar dhe për të është shprehur me vendimin Nr.5481/237 Akti date 13.01.2020 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, vendim i cili është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Çuditërisht pas kalimit të  2 vjetëve nga ky vendim, në kohë fushate zgjedhore, ushtrohet sulm dhe presion i pastër politik ndaj personit tim në kundërshtim me ligjin, nga televizioni “Top Channel” me Drejtor të Përgjithshëm Ben Blushi, me qëllim cënimin e pavarësisë dhe paanësisë së Prokurorëve në dhënien e drejtësisë.

     Lobimet e kreut të PD,  Lulzim Basha

Unë si prokuror gjatë ushtrimit të funksionit kam zbatuar me korrektësi ligjin penal material dhe procedural, pa u ndikuar nga asnjë subjekt politik ose nga sulmet botës së krimit të organizuar.

Qëndrimi im personal në procedimin penal Nr.645 të vitit 2018 ka qenë konform ligjit. Gjykata në zbatim të dispozitave procedurale penale ka verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga grupi i prokurorëve dhe me vendim përfundimtar të formës së prerë, është shprehur për përfundimin e këtij hetimi, duke pushuar akuzat në ngarkim të liderit të opozitës Lulzim Basha”, është shprehur më tej Karanxha.

Ndërkohë pritet dhe një reagim nga KLP dhe ILD, në lidhje me këto sulme të ndërmarra nga Ben Blushi nëpërmjet Top Channel, ndaj prokurorit Karanxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Luçiano Boçi bën deklaratën e fortë/ “S’mund të them jam në opozitë se do pranoja humbjen”

Publikuar

-

Nga

Luçiano Boçi i cili fitoi mandatin e deputetit për PD në qarkun e Elbasanit foli për zgjedhjet e 25 Prillit duke i cilësuar ato si masakër zgjedhore.

I pyetur se ku gaboi që dolën në opozitë, ai tha se nuk mund të thotë se është në opozitë pasi i bie të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe për këtë tha Boçi nuk qëndron pasi beteja vijon ende dhe këtë herë do të bëhet ne organet e reja të drejtësisë me dokumentimin e krimeve zgjedhore dhe manipulimit të votës.

Boçi i ftuar në studion e “Pa Protokoll” shtoi se janë bërë denoncime publike 6 muaj para zgjehdjeve dhe nuk është bërë ende asnjë veprim.

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews-Kush gënjen më shumë Meta, Rama apo Basha?/Ja rezultati

LEXO EDHE:  Shënim/Shokë komunistë shtrëngoni rradhët e partisë

Unë nuk them po jam në opozitë se do pranojë humbjen, ne jemi ende në betejë. Jemi në një betejë ligjore ku në mes janë organet e reja të drejtësisë. Jemi para një krimi zgjedhor dhe kjo është bërë nga qeveria. Nuk u hodhën vetëm para, por u përdorën fonde shtetërore, u dhanë lejë legalizimi, u punësuan me kontrata, u dhanë edhe paga lufte. Kemi bërë denoncime publike 6 muaj para zgjedhjeve dhe nuk është bërë asnjë veprim, dolën të dhënat personale që ishte krimi më i madh zgjedhor dhe asnjë gjë s’u bë nga SPAK”, tha Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi flet me shifra: Ja sa është shitur një votë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi , ka komentuar mbi fenomenin e shit-blerjes së votave duke treguar se një votë është shitur nga 50 deri në 300 euro.

Ai shtoi se SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete për denoncimet që po bëhen deri më tani dhe theksoi se blerja e votës ndodh jashtë kutie.

“Po edhe shqiptarët që e kanë shitur votën e kanë shitur nga 300 euro deri në 50 euro. Këto zgjedhje janë blerë me paratë publike. Brenda fushatës ka pasur tendera publikë, gjë që ka qenë e ndaluar. Të gjithë këto janë para votash. Këtu futet edhe paraja e botës së krimit që i jargaviten atij që është në pushtet ose atij që ka më shumë mundësi për të ardhur në pushtet. Këtu është shitur vota për 1.5 euro në muaj, ose një brisk rrojë dhe kjo është mëkat. 50 euro një votë dhe 4 vite që do të durosh një pushtet mbi kurriz, i bie 1.5 euro në muaj, nuk e di çfarë kanë shitur.

 SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete në dijeninë time nga denoncimet që po bëhen deri më tani. Blerja e votës ndodh jashtë kutie dhe SPAK duhet të ketë tabulatet e telefonave ose metodat e tjera. SPAK nuk ka ardhur nga qielli, por janë po këta prokurorë, vetëm se nuk kanë pasur mbështetje dhe tani janë shkëputur nga politika, janë të pavarur. Unë vetë kam marrë pamjet nga KQZ dhe shpresojmë që të dalë diçka nga ajo që ne dyshojmë”, deklaroi Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetëshpall kryetar i PD-së/ Kadilli tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Humbjet e Bashës/ Çfarë shkruante Fatbardh Kadilli tre vite më parë për kreun e PD

I vetshpalluri për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka folur mbrëmjen e sotme për situatën brenda kësaj partie.

I ftuar në MCN ai u shpreh se ideja për këtë vendim ishin përmasat e humbjes. Sipas tij, vjedhja dhe blerja e votës nuk është një ngjarje e re. Kadilli u shpreh se po bëhet zbor politik prej vitit 2000, pasi refuzojnë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit.

Janë të dyja bashkë. Ishte edhe instikt në moment kur pashë që përmasa e humbjes ishte e padurueshme dhe kur po shikoja çfarë lëvizjesh po ndodhnin në PD që ishte rikrijimi i një fabule politike që vjedhja justifikon dështimin. Vjedhja e votës apo blerja e saj nuk është ngjarje e re. Po ashtu nuk është ngjarje e re që ne bëjmë një zbor politik që prej vitit 2000, refuzojmë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE