Connect with Us

“Barazim dhe lojë zhgënjyese”, Shehi: Tani jemi në dorën e rivalëve për titullin

Sport

“Barazim dhe lojë zhgënjyese”, Shehi: Tani jemi në dorën e rivalëve për titullin

Publikuar

-

Tirana humbi një shans për kreun, por me barazimin në fund rrezikon edhe Europën, i vetmi objektiv që ka mbetur për 25 herë kampionët. I mërzitur pas ndeshjes me Kukësin, trajneri Orges Shehi në “gol pas goli” ka pohuar: “Ta nisësh ndeshjen nga 0-1 dhe ta kthesh, sjell shumë mërzi, jemi ndëshkuar nga dy episode. Kemi pasur rastet tona për të mbyllur ndeshjen, Futbolli është lojë kolektive, por varet nga individët.  Janë pjesë e fubollit, edhe kur janë gabime individuale të dhemb, por nuk dua të ndalem te episode apo individë të veçantë që ndeshja shkoi siç shkoi..”.

“Në futboll mund të ndëshkohesh, më vjen keq se kthyem ndeshjen, e çuam 2-1, pastaj për një faull kot, nga distancë e largët, u ndëshkuam nga një goditje dënimi e humbëm pikët që donim.”

“Zhgënjimi është prezent se ndeshjet pakësohen, më parë ke kohë për të rikuperuar, kur ndeshjet pakësohen, mërzia ështëë më e madhe. Nuk mendoj se janë gabime mosbesimi, ndoshta janë besim i tepruar kur bëhen të tilla, por ndodhin në futboll dhe nuk jam personi apo njeriu që të vë gishtin te njëri apo tjetri e ti bëj me faj”.

“Objektivi? Sigurisht që vështirësohet shumë, sepse e thashë që ndeshjet pakësohen, presim si dalin rivalët. Por t’i nuk bën detyrën që prisje, shpreson te gabimet e të tjerëve. Duhej të rikuperonim pikë. E vështirëson shumë kjo ndeshje, se shumë pak pikë janë në lojë dhe të shohim se si do të dalin rivalët në lidhje me distancën që do të kemi”, – tha Shehi pas ndeshjes me Kukësin që përfundoi 2-2 në “Elbasan Arena”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE| Zhbllokohen 3 sfida, Skënderbeu në avantazh të dyfishtë! Mësoni rezultatet në kohë reale (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Takimi mes Teutës dhe Partizanit, pa diskutim që do të marrë vëmendjen më të madhe të javës së 34-ët në Kategorinë Superiore. Të pesta sfidat e kësaj jave kanë startuar në orën 17:00, por shumë sy do të jenë të drejtuar në “Niko Dovana”, aty ku mund të vendosen dhe fatet e titullit kampion.

Se sa e rëndësishme është kjo sfidë për Partizanin, mjafton të shikosh renditjen. “Demat” e kanë detyrim fitoren! Pasi çdo rezultat tjetër, do ta komplikonte ndjeshëm objektivin titull.

Përballje tepër e luftuar pritet të jetë dhe ajo mes Tiranës dhe Laçit. Të dy skuadrat kanë në përbërje lojtarë cilësorë dhe do të tentojnë të marrin maksimumin nga ky sezon.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Skënderbeu, Vllaznia dhe Kukësi, vijnë si favoritë në letër, përballë kundërshtarëve respektivë si Apolonia, Kastrioti dhe Bylisi.

REZULTATET LIVE: 

TEUTA-PARTIZANI 0-1

Çinari 25′

VLLAZNIA-KASTRIOTI 0-0

TIRANA-LAÇI 0-0

SKËNDERBEU-APOLONIA  2-0

Meksi 26′, Pusi 30′

KUKËSI-BYLIS  0-1

Ntephe 14′

LEXO TE PLOTE

Seria A

Italia “blindon” Mançinin, kontrata e re e mban në stol për… 2 Botërore

Publikuar

-

Nga

Është zyrtarizuar zgjatja e bashkëpunimit midis “axurrëve” dhe teknikut Roberto Mançini, teksa kontrata e re është nënshkruar deri në vitin 2026.

Mançi ka bërë mjaft mirë këto 3 vite me kombëtaren italiane duke e rritur shumë si ekip. Gjithashtu kontrata e parashikon Mançinin trajner të Italisë dhe për Botërorin 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Vetë tekniku u shpreh mjaft i lumtur për këtë zgjatje të bashkëpunimit duke vendosur theksin tek marrëdhëniet e mira me numrin një të federatës, Gabriele Gravina.

“Gravina dhe unë kemi kaluar një kohë të mirë, kemi punuar shumë në këto dy vjet. Ne jemi përmirësuar dhe mund të përmirësohemi edhe më tej, nuk kishte asnjë arsye për t’u prishur. Qëllimi është të fitojmë dhe ne po ecim në atë rrugë së bashku.

Unë jam shumë i lumtur dhe falënderoj presidentin. Për ne është një moment i bukur. Ne kemi zgjatur kontratën, do të ketë shumë ngjarje, nuk është e lehtë të fitosh, por ne po përpiqemi të mbajmë mbi një punë të filluar 3 vjet më parë. Do të na duhet edhe pak fat në momente të caktuara dhe ne do të fillojmë të mendojmë për të bërë sa në mirë në Kampionatin Evropian”, u shpreh tekniku italian në konferencën për shtyp.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sa shumë yje/ Kroacia shpall listën për Europianin “Euro 2020”

Publikuar

-

Nga

Kroacia ka publikuar listën paraprake me 32 lojtarë të ftuar nga Zlatko Dalic për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Lista përfundimtare do të ketë 26 lojtarë dhe gjashtë lojtarë të kësaj liste do të kthehen në “shtëpi” nga Dalic.

Megjithatë, lista përmban emra të njohur dhe talentë të mëdhenj nga mbarë klubet evropiane.

Vrsalko, Kovacic dhe Budimir rikthehen në Kombëtare, ndërsa i ftuar është edhe Milan Badelj.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Zlatko Dalic për “Euro 2020”

LEXO TE PLOTE