LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video me armë e militantit të LSI/ Meta mbron kushërinjtë dhe akuzon policinë

16 Prill 2021, 14:17, Politikë CNA
Video me armë e militantit të LSI/ Meta mbron kushërinjtë

Mbrëmjen e djeshme presidenti Ilir Meta ka folur në emisionin ?Opinion? dhe ka reaguar ndaj policisë së shtetit duke thënë se kushëririt të tij ushtarak i është bërë një kontroll për armë dhe Meta e kishte denoncuar këtë rast.

Ilir Meta është shfaqur në rastin më ekstrem të një mashtruesi publik. Minimalisht duhet të denonconte kushërinjtë e tij, të cilët kanë publikuar video me armë gjatë kohës që kanë qenë në Korçë.

Elvis Lozhi, djali i Faslli Zholit ka qenë në Korçë para Krishtlindjeve pra, para datës 25 dhjetor dhe në datën 24 ka publikuar videon me armë të cilën e ka denocnuar CNA.al.

Më pas policia pasi ka kryer procedurat hetimore, çështjen e ka marrë prokuroria. Djali i militantit të LSI pra kushëriri i Ilir Metës është një person, përdorues i armëve.

Në Shqipëri përdorimi i armëve është i ndaluar me ligj dhe dënohesh deri në 7 vite heqje lirie.

Elvis Lozhi ka publikuar video duke qëlluar kur ka qenë në Shqipëri. Nuk ndodhej në Amerikë, ndodhej në Shqipëri në momentin e publikimit të videos. Pra janë të gjitha mundësitë që ajo video të jetë filmuar në malësinë e Korçës. Gjithësesi kjo i takon prokurorisë që ta zbardhë. Kjo video ishte hequr nga faqja e Elvis Lozhit, por më pas u justifikua se ishte në Amerikë.

Ilir Meta para se të justifikojë kushërinjtë e tij përdorues të armëve, duhet t?i kërkojë sot ndjesë policisë së shtetit, e cila ka kryer në mënyrë shembullore detyrën duke shkuar dhe duke verifikuar denoncimin për një person që kishte dalë me armë.

Tani i takon prokurorisë që ta verifikojë, por Ilir Meta nuk mund të mashtrojë shqiptarët dhe të bëjë rolin e viktimës për familjarët të cilët nxjerrin video duke qëlluar me armë./CNA.al

 

 

Meta nuk heq dorë nga ?të fortët?/ Militanti me kobure fushatë për LSI-në

Video me armë në Korçë/ Policia vihet në lëvizje për djalin e koordinatorit të LSI-së, nisin hetimet

Video me armë/ Militanti i ‘flaktë’ i LSI bën të fortin në Korçë, Meta i shkon në shtëpi

Lajmet e fundit nga