LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ulja e rasteve nga Covid-19 një moment rigjenerimi”/ Manastirliu jep lajmin e mirë për mjekët

16 Prill 2021, 12:27, Politikë CNA
“Ulja e rasteve nga Covid-19 një moment

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një vizitë në spitalin e infektivit dhe është shprehur se asgjë s?ka mbaruar, dhe ky moment lehtësimi duhet të shërbejë edhe si rigjenerim për stafet shëndetësore.

Më tej, Manastirliu ka shpalosur edhe planin e vaksinimit të të gjithë qytetarëve deri në pranverën e vitit të ardhshëm, edhe pse nuk përjashton mundësinë që të bëhet më shpejt.

 

?Në fakt kisha planifikuar të isha me ju sepse e para dua që t?ju falënderoj për punën dhe impenjimin përgjatë muajve të vështirë. Edhe ëpr t?ju falënderuar por dhe gjithashtu për t?ju thënë se përmes jush dhe qytetarëve asgjë s?ka mbaruar ende. Sepse për fat të keq, edhe tek ne COVID-19 është ende prezent. Ende janë qytetarë që vuajnë pasojet, raste të rënda, që janë të shtruar në shërbimet tona spitalore. Edhe spitalet rajonale. Një prej spitaleve është zbrazur sepse ka rënë numri që trajtohen për këtë sëmundje. Por nga ana tjetër kjo s?do të thotë se spitali nuk është në gatishmëri.

Qoftë personali, qoftë aparaturat e pajisjet janë në gatishmëri. Kur të kemi shtim të shtrimeve, struktura do jetë aktive si në momentet e para. Numri i pacientëve që trajtohen tek Infektivi apo COVID-3 ka rënie të qëndrueshme. Ashtu sikurse ka rënie edhe të fataliteteve ditore. Kjo tregon që jemi në situatë të kontrolluar të epidemisë. Fakti që kemi ulje të rasteve do doja ta kishim këtë moment edhe si moment rigjenerimi. Stafet të marrin kohën e tyre. Çfarë na ka treguar ky vit duhet të jemi të përgatitur për gjithçka. Duhet të punojmë për sot dhe nesër, dhe të shfrytëzojmë kapacitetiet. Për gjithë ekipin e mjekëve e infermierëve do të vijojë bonusi deri në ditën e fundit. Janë më shumë se 4 mijë që kanë përfituar bonusin special nga qeveria, do të jetë deri në ditën e fundit të pandemisë. Do t?ia dalim. Kemi fuqinë e forcën, kurajon dhe durimin për të përballuar sfidat që deri tani na kanë dalë përpara. Nuk i sollëm ne por koha dhe natyra.

Plani ynë ambicioz, që të vaksinojmë çdo qytetar në Shqipëri, deri tek qytetari i fundit, ky është plani për pranverën e vitit që vjen, mund t?ia arrijmë edhe më shpejt. ??- tha Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga