LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U vetësakrifikua për të shpëtuar 25 persona/ Një rrugë në Tiranë do të mbajë emrin e Arjan Salës

16 Prill 2021, 15:22, Aktualitet CNA
U vetësakrifikua për të shpëtuar 25 persona/ Një

Një rrugë e rë pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë do të mbajë emrin e Arjan Salës, i cili u vetsakrifikua për të shpëtuar 25 kolegët e tij nga flakët e qendrës tregtare ?CasaItalia?.

Kryatari i Bashkisë Tiranë Erion Velaij mirëpriti në zyrë familjarët e  Salës, të cilëve u dorëzoi në mënyrë simbolike një kopje të tabelës së rrugës që do mbajë emrin e të ndjerit.

?Unë e di që për ty, ai është drita e syrit dhe djali por për pjesën më të madhe të shqiptarëve është një hero dhe ke lindur e rritur një hero dhe një djalë të respektueshëm, ndaj dua ta kujtojmë si të tillë, si një hero të qytetit. Ai nuk është vetëm djali i familjes, por është një hero që në qytet u sigurua që 20 nëna të tjera të mos visheshin me të zeza, 20 prindër të shkonin në shtëpi, duke dhënë jetën e vet?, me këto fjalë iu drejtua Veliaj babait të Arjan Salës.

Fadili, babai i Arjanit falënderoi kryebashkiakun për lehtësimin e dhimbjes.

?Ju falënderoj shumë nga zemra, edhe në emër të familjes, që keni bërë për mua dhe na keni lehtësuar dhimbjen me këto që thoni. Ju falënderoj shumë nga zemra!?, u shpreh ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga