LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

16 Prill 2021, 21:10, Politikë CNA
Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

?Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh?, tha Shehaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga