LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shit-blerja e votave/ Shehu: Institucionet shtetërore presion qytetarëve

16 Prill 2021, 13:40, Politikë CNA
Shit-blerja e votave/ Shehu: Institucionet shtetërore presion

Kandidati për deputet për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu në një intervistë për CNA.al ka komentuar mbi fenomenin e shit-blerjes së votës. Ai është shprehur se ka informacione që strukturat shtetërore po ushtrojnë presion mbi votuesit që ose të votojnë për të majtën ose të mos shkojnë fare në votime.

?Kam informacione për dy pika. E para është presioni i paparë që po u bëhet nga institucionet shtetërorë, nga drejtoritë dhe strukturat e policisë mbi votuesit për ti terrorizuar ata ose të mos votojnë ose të votojnë për të majtët. Është një terror që kalon çdo imagjinatë që prish zgjedhjet e lira demokratike. Njerëzit do ti përgjigjen me votën e tyre kundër këtij terrori.?, u shpreh Shehu.

Më tej, ish-deputeti për CNA.al shtoi se  ka të dhëna që po shpërndahen materiale në shkëmbim të votës.  Sipas tij, Partia Demokratike do t?i përgjigjet çdo njeriu që tenton të tjetërsojë votën.

?Kemi të dhëna për shpërndarje të vlerave material në shkëmbim të votës. Po i ndjekim kemi bërë denoncim përkatëse. Këto janë shumë shqetësuese që dëmtojnë demokracinë dhe procesin e votimit. Do të përgjigjemi me gjithë forcën tonë çdo njeriu që do të tentojë të tjetërsojë votën. Do ti përgjigjemi sot me procesin e votimit dhe nesër kur të jemi ne pushtet.?, përfundoi Shehu./CNA.al

Lajmet e fundit nga