Connect with Us

Ramos refuzon rinovimin e kontratës me Real Madridin

La Liga

Ramos refuzon rinovimin e kontratës me Real Madridin

Publikuar

-

Pas 16 sezonesh tek Real Madrid, mbrojtësi Serxhio Ramos me shumë mundësi do të largohet nga madrilenët këtë verë, teksa çështje për tu zgjidhur është dhe kontrata e 35 vjeçarit i cili deri tani nuk ka rinovuar ende.

Sipas mediave spanjolle, Ramos ka refuzuar rinovimin e kontratës me madrilenët dhe ka pasur dhe një debat të shkurtër me presidentin e klubit, Fiorentino Perez, i cili dyshohet se i është drejtuar spanjollit me fjalët ‘’Ne duhet të planifikojmë që sezonin e ardhëm të bëjmë pa ty’’.

Nuk mungojnë dhe ofertat e klubeve europiane për mbrojtësin spanjoll, ku ndër to dy klubet e mëdha PSG-ja me Liverpulin. Nuk dihet ende e ardhmja e tij, por një gjë është e sigurte se qendërmbrojtësi spanjoll nuk do të luajë për madrilenët sezonin tjetër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Sezon i dështuar, Barcelona merr vendimin drastik për Koeman

Publikuar

-

Nga

Ronald Koeman me 99 përqind nuk do jetë më trajner i Barcelonës sezonin që vjen. RAC 1 në Spanjë bën me dije se hollandezi nuk preferohet nga Laporta edhe pse tekniku ka një kontratë deri në fundin e sezonit 2022.

Pavarëisht fjalëve të presidenti katalanas pak muaj më parë se trajneri do vijojë punën, duket se dështimi për të fituar së paku La Ligan ka bërë që të ndryshohen planet te Barcelona.

Vendimtare kanë qenë rezultatet e fundit, ndersa në vend të tij përflitet Xavi, legjenda e Barçës ka zgjati kontratën me Al-Sadd në Arabinë Saudite.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Fantastik Manaj, shqiptari realizon dopietë me Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj është duke kaluar një moment fantastik me Barcelonën B. Sulmuesi lushnjar, realizoi dopietë në përballjen ndaj Murcias, të vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Off”-it.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Fernandez në minutën e 24-t, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Në fragmentin e dytë të lojës, vjen dhe shpërthimi i bomberit shqiptar, i cili në minutën e 47-të, barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në të 64-t, rrëmben skenën me një shpërthim spektakolar nga mesfusha, afrohet bukur në hyrje të zonës dhe godet në mënyrë të kalibruar duke e dërguar topin në cepin e portës. Një gol i gjithi për t’u shijuar.

Barcelona B nuk arriti ta ruante këtë triumf, teksa në minutën e 82-të, vendasit barazuan shifrat me anë të Xemit. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Nuk ka festë për Espanyolin kur nuk luan Keidi Bare

Publikuar

-

Nga

Espanjoli zyrtarizoi ngjitjen në La Liga në javën e shkuar pas barazimit kundër Zaragoës. Festa e madhe përfshiu lojtarët e këtij ekipi, mes të cilëve ishte edhe Keidi Bare. Mesfushori shqiptar ka fituar zemrën e tifozëve të Espanjolit me grintën e treguar dhe dëshirën që paraqet në fushën e blertë, sikur të mos ekzistonte një tjetër 90 minutësh.

Por në përballjen e djeshme të Espanjolit kundër Cartagenas, trajneri Moreno mendoi që ta linte pushim Keidin për t’i dhënë më shumë frymëmarrje pas arritjes së objektivit. E në këtë moment ishte skuadra që humbi shumë pa “pitbullin” e saj, ku agresiviteti nuk ishte i nivelit të duhur në mesfushë.

Kështu Espanjoli do të dështonte në shtëpi me shifrat 0-2 kundër Cartagenas, në humbjen e parë që pësoi pas 15 ndeshjeve. Tifozët e kanë parë në këtë këndvështrim humbjen e sotme me reagimet e tyre në rrjetet sociale ku edhe njëherë tjetër tregohet se rëndësia e Bares është jetike.

LEXO TE PLOTE