Connect with Us

Rama tregon historinë e gjyshit të tij/ Si u bë shofer i kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe i mbretit Zog

Politikë

Rama tregon historinë e gjyshit të tij/ Si u bë shofer i kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe i mbretit Zog

Publikuar

-

Në vijim të takimeve elektorale, kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës ku ka folur për portin e ri.

Rama u shpreh se qyteti bregdetar do të kthehet në portën tregtare të Ballkanit ndërsa theksoi se në këtë projekt, do të investohen 2 miliardë euro. Por jo vetëm portet, Rama u ndal edhe aeroportet.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tregoi historinë e gjyshit të tij durrsak, që iku për studime në Itali dhe u kthye pas me një makinë ‘Alfa Romeo’ dhe nisi punë për kryetarin e Bashkisë së Durrësit dhe më pas për mbretin Zog.

“Natyrisht mes një ëndrre që e sheh me sy hapur dhe një realitetit është një det i tërë në mes. Një ditë ëndrra nis të bëhet më e mundshme, pasi asgjë nuk ndodh rastësisht. Ishte takimi me mikun tonë tanimë që i hapi rrugë këtij projekti. Dhe sot ky nuk është një projekti i përgatitur për të bërë një reklamë, por është kartolina e një projekti që nis nga faza e parë.

Ka 5 faza. Sot ndahet porti i Durrësit m pjesën që fillon plazhi. Në atë zonë të abandonuar ka vetëm grumbullime materialesh të vjetra, ferra, e plehra. Duke qëndruar këtu dhe duke parë këtë prezantim mu kujtua historia e gjyshit tim durrsak, që ishte djali i drejtorit të doganave në Durrës. Stërgjyshi ishte njeri i përfshirë në përpjekjet për të ndërtuar shkolla shqipe, dhe e nisi gjyshi tim në Itali për studime. Këtu në port doli me stërgjyshen për ta pritur. Djali zbriti nga porti me një ‘Alfa Romeo’, që ishte goxha e pashme dhe i ati u suprizua dhe e kuptoi menjëherë se paratë që i kishte dhënë për të studiuar i kishte bere për makinë.

Ai u kthye dhe u bë shofer. Si interesonin studimet. Pak javë pasi ishte kthyer, ai tregonte se hëngri një shpullë këtu kur tha se kjo makina ishte e tija. E thirri kryetari i Bashkisë dhe i tha; ‘ose ti do të punosh për mua, ose do ikësh nga Durrësi’. Ai u bë shofer i kryetarit të bashkisë së Durrësit. Ai ishte komplet i marrosur pas makinave. Një ditë të bukur vjen dita e pavarësisë. Mbreti Zoti priste vipat në ceremoni. Dhe vjen kryetari i bashkisë që zbret nga një makinë që ishte shumë për taksapaguesit. Mbreti i tha; S’të vjen turp që ke këtë makinë?! E thërrasin gjyshin tim, dhe mbreti i thotë; Ti do bëhesh shoferi im me këtë makinë.

Gjyshi ishte një inspirim i madh për idenë e shpejtësisë, për idenë e lëvizjes. Kjo është një nostalgji që vjen natyrshëm kur mendoj se sot jam këtu për diçka që me siguri stërgjyshi e gjyshi, ata që nuk jetojnë më dhe që në atë kohë ishin njerëzit që e bënë Durrësin një qytet që kishte shumë aromë Italie dhe shumë jetë që mbante frymën e influencës së botës matanë detit. Do të ishin sot krenarë që më në fund Durrësi falë këtij projekti bëhet gati të shkojë në një nivel tjetër.”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Publikuar

-

Nga

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk tërhiqet edhe pas humbjes. Në takimin me qytetarët në Elbasan, Basha është shprehur se, do të vazhdojë betejën pasi është një detyrim që ka ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ai thekson se nëse do të ulë flamujt e betejës dhe do të ulë kokën do të thotë që kanë pranuar alenacën Rama-Doshi.

Na ndoqën sepse besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona por për ta. Ky është detyrimi. Kujt do t’ia lëmë fatin e atyre që donin ndryshimin por që u penguan. Kujt t’ia dorëzojmë këtë fat?

Krimit të bërë njësh me politikën apo një drejtësie që nuk ekziston? Betejën e nisëm për shqiptarët e thjeshtë. Nëse do të ulim flamujt e betejës dhe do të ulim kokat duhet të pranojmë aleancën Rama –Doshi.

Mesazhi është se ne do të vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju derisa të përmbyset regjimi Rama-Doshi.

Jam i vetëdijshëm se ky rrugëtim do të ketë shumë sakrifica. Duan s’duan kundërshtarët tanë ne jemi një familje e madhe”, shprehet Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Humbi zgjedhjet/ Habit Basha: Jemi më të fortë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është stacionuar në qytetin e Elbasanit dhe gjatë një takimi me demokratët është shprehur,  se pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 prillit mbështetësit e tij duhet ta mbajnë kokën lart.

Ai shton se 680 mijë shqiptarë besuan se lufta nuk po bëhej për ndryshim e fateve të tyre dhe jo për karrige.

“Dua t’ju them se kokat duhet t’i kemi lart. Nuk ka forcë politike në Ballkan të mbetur që nga koha e rrëzimit të regjimeve komuniste që të ketë fuqinë që demonstroi Partia Demokratike në Shqipëri përballë këtij regjimi. Njësoj si në 91-shin, pa asnjë pushtet përveç pushtetit të zemrës, përveç besimit tek ndryshimi dhe kjo tregon se jo vetëm nuk jemi tkurrur, dobësuar apo lodhur, por jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masakra elektorale/ Basha tregon arsyen pse nuk e pranon ftesën e Ramës

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me turin e tij të humbjes në qytetin e Elbasanit. Basha i është përgjigjur pyetje  se përse nuk pranon një bashkëpunim me Kryeministrin Edi Rama.

Ai shprehet, se politika dhe krimi nuk mund të jenë kurrë në paqe, por në luftë me njëra tjetrën.

Masakra elektorale dhe vjedhja me e madhe në 30 vite. Kryepolici i Edi Ramës mori bandat për të blerë votat.

Ata që nuk e kuptojnë ende masakrën elektorale ju them ejani në Elbasan. Bandat kanë vënë poshtë institucionet.

Ata që pyesin pse nuk bashkëpunon me Edi Ramën ju them ejani dhe shikoni si janë bërë njësh krimi dhe pushteti. Krimi dhe politika nuk mund të jen në paqe me njëra-tjetrën po në luftë me njëra-tjetrën“, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE