LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ironizon Bashës/ “Nga do të vijnë lekët që do jepni?”

16 Prill 2021, 15:33, Politikë CNA
Rama ironizon Bashës/ “Nga do të vijnë lekët që

Kryeministri Edi gjatë një takimi elektoral në Berat ka ironizuar programin e Partisë Demokratike. Ai shprehet se nga do të vijnë ata para që kreu demokrat premton.

Sipas Ramës, më 25 prill do të votohet o për Shqipërinë aty ku e meritojmë, ose kundër Shqipërisë ku populli nuk e meriton

?Kaq lekë për çiftet e reja, kaq lekë për çiftet në moshë mesatare. Ju shkoni vetëm mirë me njeri-tjetrin se ju japim lekë ne. Do i japim 1000 euro biznesit të vogël. Po si, nga do vijnë këto lekë. Këto lekë vijnë vetëm nga ai që bashkëjeton brenda shqiptarëve dhe nga ku zërat e të shkuarës, të sharlatanëve rikthehen në forma të ndryshme. janë po ato zëra që na kanë penguar që ne të ngjitemi aty ku e meritojmë, janë po ato zëra që duan të na rikthejnë ku nuk e meritojmë. Më 25 prill o për Shqipërinë aty ku e meritojmë, ose kundër Shqipërisë ku populli nuk e meriton, nesër do jetë shumë vonë?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga