Connect with Us

Pse Ilir Meta nuk përmend pronarët e inceneratorëve

Politikë

Pse Ilir Meta nuk përmend pronarët e inceneratorëve

Publikuar

-

Meta, një President "i çmendur" që kërkon gjak për zgjedhje

Mbrëmjen e djeshme presidenti Ilir Meta ka qenë në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut ku dhe ka bërë një denoncim të fortë.

Por, ajo që ka rënë në sy ishte se gjithçka për inceneratorët e linte në ngarkesë politike tek Lefter Koka dhe tek njerëzit e strukturave të tij në Durrës.

Ilir Meta sërish luante politikisht me denoncimin. Në asnjë rast, në asnjë moment Ilir Meta nuk ka përmendur emrin e pronarëve të inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe bashkëjetueses së këtij të fundit, Stela Gugallja.

Meta nuk përmendi në asnjë rast emrat e tyre, por është marrë vetëm me Lefter Kokën. Dakord që Meta ka bërë një denoncim të fortë politik, por këta nuk kanë asnjë përgjegjësi?

Pse nuk tha një fjalë për ortakërinë e inceneratorëve që nga qeveria ka shkuar tek Ben Blushi dhe tek Top Channel nëpërmjet Lori Café, ku ortakët e Lori Café janë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Eva Blushi, gruaja e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Pse Ilir Meta ka frikë të zerë në gojë pronarët e vërtetë të inceneratorëve, ortakët e tyre dhe se si skema nga qeveria shkon tek biznesi privat e më pas tek televizionet që bëjnë propagandën e qeverisë.

Pse ka frikë Ilir Meta të përmendë Ben Blushin? Pse ka frikë të përmendë emrin e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, por bën spektakël politik me Lefter kokën për hall të votave në Durrës.

LEXO EDHE:  Bisedimet me Greqinë/ Artur Meçollari mbetet në ekipin negociator

A mund ta besojë më njeri Ilir Metën i cili justifikon njerëzit e tij që përdorin armë, flet për miqtë e tij që e kanë braktisur se e kanë tradhtuar dhe nuk ka kurajo të zërë në gojë emrin e Vjollca Hoxhës, ortakët e inceneratorëve, pronarëve të tyre dhe Ben Blushin gjithashtu./CNA.al 

Dokumenti/ Inceneratorët paguan 80 milionë për Top Channel

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili tha se kjo gjë është e turpshme.

Sipas tij, dreka e sotme tregon se çfarë gare do të ketë dhe cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

“Unë nuk kam prova për këtë gjë, por njerëz të njohur më kanë garantuar se është kështu, por nuk është çudi. Është komisioni i tij, pse mos hajë drekë, por është e turpshme, tregon çfarë gare do të ketë, cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

E para e punës ky komision ka një detyrim. Jemin Gjana dhe të tjerët duhet të marrin një vërtetim që nuk kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Nuk kam dyshime për asnjë njeri, është detyrim si për çdo deputete.

LEXO EDHE:  Presidenti Meta priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger

LEXO EDHE:  Meta nga Vlora/ 28 Nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe, do e festojmë plot madhështi

Veprimet që kryhen në një nivel kaq mikro, kaq të ulët në dukje, janë vendime të rëndësishme jo vetëm se kush do të drejtojë PD-në. Është injorancë e paparë edhe e mediave tona, edhe e gazetarëve, që thonë se ça ndodh brenda partive nuk më intereson, mua më intereson kush do të fitojë”, nënvizoi Imami./ CNA.al

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ “Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë”

Publikuar

-

Nga

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

“Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh”, u shpreh ai në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

LEXO EDHE:  Presidenti Meta priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger

LEXO EDHE:  “Paralajmërimi i fundit për këtë bandë”/ Meta nuk ndalet, thellohen përplasjet me mazhorancën

Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në BE, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nesër do të mblidhen krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se e kishte uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe kishte diskutuar me të lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që u takova sërish me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E Urova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova me të zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në Twitter Lajçak.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

LEXO EDHE:  “Paralajmërimi i fundit për këtë bandë”/ Meta nuk ndalet, thellohen përplasjet me mazhorancën

LEXO EDHE:  A mund ta mbajë Edi Rama qeverinë pa Ilir Metën?

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik./euronews

LEXO TE PLOTE