Connect with Us

Posedonte automatik dhe municione/ Korçë, prangoset një 41 vjeçar

Kronika

Posedonte automatik dhe municione/ Korçë, prangoset një 41 vjeçar

Publikuar

-

Qëlluan me armë zjarri një shtetas në Shkodër/ Autori arrestohet pas 4 muaj në arrati, dy të tjerë në kërkim

Një 41 vjeçar nga Korça është vënë në pranga për armë mbajtje pa leje.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Turan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse.

Tashmë me hetimet e mëtejshme po merret Prokuroria e Korçës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Automjeti del nga rruga, përplas dy persona në stacionin e urbanit

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Automjeti del nga rruga, përplas dy persona në stacionin e urbanit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në Vasil Shanto.

Një automjet me drejtuese shtetasen me inicialet F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Për pasojë kanë mbetur të plagosura dy këmbësore të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Shpërthim në apartamentin e një pallati/ Banorët në panik

LEXO EDHE:  Grabitet pika e karburantit në Durrës/ Autorët i shpëtojnë policisë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“O çfarë bëra më vdektë goca”/ Dëshmitari tregon gjendjen e autorit të vrasjes në “5 Maj”

Publikuar

-

Nga

“O çfarë bëra më vdektë goca”/ Dëshmitari tregon gjendjen e autorit të vrasjes në “5 Maj”

Grupi hetimor, i cili po heton vrasjen e ndodhur në lagjen “5 Maj”, ka marrë dëshminë e një pronari të servisit i cili ndodhej pranë vendngjarjes.

Në dosjen e siguruar nga Ballkan Eeb, ai ka rrëfyer para grupit të hetuesve se atë natë po punonte deri vonë në servis, dhe dikush e kishte marrë në telefon dhe i thotë ‘plasi arma te shtëpia e bardhë’.

Dëshmitari tregon se autori i vrasjes Marjus Dema ishte shtrirë në tokë dhe po bërtiste dhe fliste përçart.

Ai vetë ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asnjë krismë pasi ishte në servis dhe kishte dalë jashtë duke u afruar për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai tregon se kishte parë disa djem që po largoheshin në drejtime të ndryshme, kishte parë edhe një person që quhej Marius, ishte i shtrirë dhe po qante, po bërtiste, po fliste përçart, ‘o çfarë bëra më vdektë goca’, dhe fliste në telefon.

Kishin dalë edhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar situatë alarmante mesa kishte parë. Marius me mbiemër Dema, mesa dinte ai, punonte në call center te lokali te Shtëpia e Bardhë,” thuhet në dosjen hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Publikuar

-

Nga

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta.

Dy personat që u përfshinë në sherr janë shtetasit me inicialet R. L. dhe A. M.

Sipas policisë personi me inicialet A. M. është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa R. L. është larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë.

LEXO EDHE:  Prezantohet projekti për TEC me gaz në Korçë/ Investim privat 500 milionë euro

LEXO EDHE:  Gjendet në kanal biznesmeni i kromit/ Ndërron jetë rrugës për në spital

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit që u arratis./CNA.al

LEXO TE PLOTE