Connect with Us

“Opozita duhet të rritet në fushatë”/ Mëhilli: Një ose dy mandate mund të ndryshojnë në momentin e fundit

Politikë

“Opozita duhet të rritet në fushatë”/ Mëhilli: Një ose dy mandate mund të ndryshojnë në momentin e fundit

Publikuar

-

“Sulmet politike do rriten”/ Mëhilli: Nuk besoj se do ketë surpriza

Ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka bërë një analizë të situatës politike, në kohën kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mëhilli tha se nuk beson që Partia Socialiste të vazhdojë rritjen, ndërsa pretendon se e kundërta duhet të ndodhë me opozitën.

“Ka 8 vjet në qeverisje. Nuk besoj se njerëzit presin që PS të vazhdojë rritjen sepse nuk ka një bilanc pozitiv të qeverisjes. Këtë gjë e pranon edhe Rama, thotë mandatin e dytë mos ma quani se u ndërpre për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

Është krejt normale që opozita të rritet në fushatë. Të pavendosurit ishin një përqindje e konsiderueshme, një deri në dy mandate mund të ndryshojnë edhe në momentin e fundit”, u shpreh ajo në Euronews Albania.

LEXO EDHE:  Ministri i Berishës shpërthen ndaj Bashës/PD ka kryetarin shumë të dobët, ja pse

Ish-zëdhënësja e Berishës u ndal edhe te qarku i Durrësit, ku kandidon kryeministri Edi Rama përballë Edi Palokës së PD.

“Durrësi është një qark ku PD ka pasur rezultat të mirë politik, po flas për zgjedhjet e përgjithshme. Nëqoftëse nuk do kishte rritje në Durrës PD, nuk do e kishte te mundur kurre të konkuronte për mazhorance, pra per 71 mandate. PS duket se po tenton të ruajë fort mandatin e shtatë në Durrës”, theksoi Mëhilli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Eliminohen radhët e gjata”/ Rama publikon videon nga Drejtoria e Transportit Rrugor

Publikuar

-

Nga

Humbja e LSI në zgjedhje/ Rama: Nuk është më faktor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon se si janë transformuar zyrat e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier dhe Lushnje. Rama shprehet se këto zyra ofrojnë rreth 197,000 shërbime në vit duke shmangur radhët e gjata.

“Ja si janë transformuar zyrat e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier dhe Lushnje, të cilat ofrojnë rreth 197,000 shërbime në vit, duke eliminuar radhët e gjata dhe shërbyer me shpejtësi e transparence”, shkruan Rama./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qerosi-Lul, luftë me kuçedrën, Qeveri/ Lisandër Hoxha: PD ndodhet në prag të vetëvrasjes

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit të PD-së/ Lisandër Hoxha bën thirrjen e fortë: Nesër është dita

Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, ka radhitur humbjet e njëpasnjëshme të kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Beteja, na thonë, sapo ka filluar edhe pse kaluam 8 vite në opozitë. Qeveria përballë ka marrë akuza dhe atribute, të cilat kanë më shumë karakter folklorik, se sa real. Kuçedra-Qeveri dhe qerosi Lul, që lufton me të heroikisht për të shpëtuar fshatin”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Sipas të njëjtit, shpresë për PD-në, është vetëm një lider i ri me platformë të re.

Deklarata e plotë:

Kronika e opozites se trete. Kane kaluar vetem 21 dite nga kjo opozite e trete, dhe jane akoma edhe 1439 dite te veshtira perpara. Beteja, na thone, sapo ka filluar edhe pse kaluam 8 vite ne opozite. Qeveria perballe ka marre akuza dhe atribute, te cilat kane me shume karakter folklorik, se sa real. Kuçedra qeveri dhe qerosi Lul, qe lufton me te heroikisht per te shpetuar fshatin.

Ja psh., ne zgjedhjet lokale te Korçes se 2013 na u tha se zgjedhjet nuk i humbem, por na i vodhi Rama me 2000 lekeshe studenteve. Zgjedhjet lokale te 2015, pas reformes se braktisur nga ne, i fitoi Rama me klanet e droges.

Zgjedhjet lokale te Dibres 2016, pas skandalit te Shukriut, na i bleu banda Lala dhe klanet e droges. Zgjedhjet e Pergjithshme te 2017, edhe pse i morem gjysmen e qeverise, na i vodhi Rama me bandat dhe klanet e droges. Me pas i falem Rames te gjitha bashkite dhe 34 mije nepunes publik.

Te kthyer si ne 1992, pa asnje pushtet, u vodhem perseri nga bandat dhe krimi ne 2021. Kjo eshte shkurtimisht historia dhe alibia e 8 viteve opozite. Tani i njejti qeros kerkon perseri mandat Kryetari per te mundur Kuçedren per zgjedhjet lokale dhe ato politike. Me kete projekt e kam te qarte alibine ne 2025 per hajdutet e votave dhe betejen e re per voten e lire. Nga ana tjeter na eshte thene se çdo i perjashtuar nga PD qenka shitur tek Rama.

Pra pas 20 vitesh karriere politike, nje grup i madh ish drejtuesish politik dhe ish zyrtaresh te larte publik vendosen t’i vene vetes nje çmim dhe dolen nga PD per t’i sherbyer Edi Rames! Ata ishin e keqja dhe targeti i PD per shume kohe. Faji eshte i atyre qe ka larguar Kryetari sepse ata jane te shitur tek armiku. Keto shprehi staliniste nuk jane diçka e re ne Shqiperi. Ato kane nje shekull qe qarkullojne lirisht ne mendesine e kesaj shoqerie. Stalini i ri pa mustaqe i zevendesoi te gjitha organet e partise me burokrat dhe maxhordom duke e pamundesuar rritjen ritmike te besimit ne shoqeri. Aty nuk mbeti askush qe te krijonte kunderpeshen ne zonat tona elektorale dhe humbjet nuk ishin me nje mundesi, por nje realitet i pritshem.

LEXO EDHE:  Sali Berisha mbron Topallin/ Ka bërë zgjedhjen e saj, nuk e kontestoj

LEXO EDHE:  Sali Berisha mbron Topallin/ Ka bërë zgjedhjen e saj, nuk e kontestoj

Kjo klime konflikti ne dem te PD arriti kulmin kur organet e larta te kesaj force, si Kryesia dhe Keshilli Kombetar moren karakter koperativist duke u mbushur pa asnje kriter me zera ithtaresh dhe jo me individe te pergjegjshem politikisht. Te ndodhur perballe ketij realiteti e kam te sigurte se PD ndodhet ne prag te vetevrasjes. Fundi politik i logos dhe partise qe e deshem shume eshte shume afer.

Per nje qeros qe se mund dot kurre kuçedren po japim ne shtepine tone sot? E kam fare te qarte se koperativistet do te kritikojne ashper trockistet dhe do jene krenar me liderin humbes duke e çmontuar perfundimisht edhe besimin e demokratit me te zellshem. Sot PD mund te bjere nga kategoria dhe nuk luan me ne skenen e madhe politike sepse me ate qeros vetem humbje do te kemi.

Edi Rama eshte nje vemje dhe jo nje kuçeder. Ai mundet sapo ne parti te kthehet besimi dhe bashkimi i se djathtes mbi parime dhe jo mbi karrige. Nje lider i ri me platforme eshte e vetmja shprese per PD.

Sot eshte dite historike, e cila ndan perfundimisht fatin politik te forces tone.

Rama ik! Rilindje shporru!

Zoti i bekofte demokratet!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta mban zvarrë Komisionin e Vettingut/ Presidenti shkel hapur Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që prej dy muajsh funksionon me një anëtar më pak.

Nga 7 anëtarë që duhet të ketë, ashtu siç e përcakton Ligji për institucionet e Vettingut, KPA ka vetëm 6 anëtarë.

Kujtojmë se me 8 Mars 2021, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi me formë të prerë dënimin me 6 muaj burg për ish-anëtarin e Komisionit të Pavarur të Apelimit,  Luan Daci.

Ky i fundit ka firmosur në një sërë vendimesh që me ngritjen e KPA, pra nga viti 2017 deri në vitin 2020, kur është pezulluar nga detyra.

Meta shkel Kushtetutën

Sipas “Ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, është  detyrë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që të hapë garën për vakancën në KPA.

CNA.al ka raportuar edhe më herët për këtë skandal të Presidentit, i cili ka zgjedhur të shkelë detyrimet kushtetuese dhe ligjore, ndërkohë që nga ana tjetër del dhe thotë se është në mbrojtje të Kushtetutës.

Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë”, thuhet në nenin 7, pika 1, të Ligjit Nr. 84/2016.

LEXO EDHE:  Do japë dorëheqjen për të krijuar parti?/ Meta flet pa dorashka: Do bëj çdo gjë që kërkon populli

LEXO EDHE:  Qepallimi apo s’qepallimi! Basha zihet me Zhejin në Opinion

Por, e çuditshme është edhe heshtja e KPA-së, e cila nuk ka reaguar deri më tani për plotësimin e vendit vakant që la Luan Daci.

KPA nuk ka asnjë pengesë që ta adresojë institucionalisht dhe publikisht problematikën e krijuar me vakancën e një prej anëtarëve të tij.

As institucioni i Avokatit të Popullit, që duhej të ishte përfshirë në këtë rast, hesht.

Kur, Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga datat në të cilën vendimi penal ka marrë formë të prere, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

Por, të gjitha institucionet duket se kanë zgjedhur të heshtin, duke e lënë kështu Komisionin e Vettingut me 6 anëtarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE