Connect with Us

Olli rendit synimet e BD/ Thirrje qytetarëve: Rezistojini presionit të momentit!

Politikë

Olli rendit synimet e BD/ Thirrje qytetarëve: Rezistojini presionit të momentit!

Publikuar

-

Nga Leonard Olli/ Kronikë e një dështimi ministror të paralajmëruar!

Kandidati i Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka treguar qëllimet e BD dhe mandatet që ajo synon të marrë.

Në një intervistë për CNA.al ai u shpreh se Bindja si një subjekt i ri politik ka një synim dhe një qëllim madhor, përtej programeve elektorale të paertive të tjera që sipas tij, nuk kanë një qasje të qartë në raport me nevojën urgjente të riformatimit të sistemit tonë kushtetues dhe politik.

E keni thënë vazhdimisht se Bindja si një subjekt i ri politik, edhe pse më shumë inividë me një përvojë të gjatë në politikë dhe të rinj të talentuar, ka një synim dhe një qëllim madhor. Kjo jo për meritë tonë, po prej faktit se partitë tradicionale, përtej programeve elektorale që mund të jenë mjaftueshëm atraktivë në letër, nuk kanë një qasje të qartë në raport me nevojën urgjente të riformatimit të sistemit tonë kushtetues dhe politik. Është ky moment, që si një parti e qendrës së djathtë, na diferencon nga mjaft subjekte garuese. Më lejoni të përmend disa nga momentet që prek programi ynë.

Sistemi aktual politik rrezikon të asgjësojë demokracinë, në radhë të parë brenda partive politike, e pastaj në çdo qelizë të shtetit, me pasoja të rënda në gjithë shoqërinë shqiptare. Qark i mbyllur, që ka nxitur degradimin intelektual, servilizmin dhe klientelizmin, duke vrarë konkurrencën dhe qarkullimin e elitave politike apo profesionale në vend. Ne jemi të bindur se ndryshimi i parë kushtetues ka të bëjë me zgjedhjet dhe çlirimin e tyre nga makthi i pashait që drejton partinë. Për këtë, kalimi në një sistem proporcional kombëtar me lista preferenciale është një hap i domosdoshëm.

Depolitizimi i plotë i procesit zgjedhor. Ndryshime thelbësore në ligjin “Për partitë politike”, për të vendosur rregulla të reja dhe të forta lidhur me funksionimin, financimin, organizimin dhe zgjedhjet e brendshme të tyre.
Një ligj të ri “Për administatën publike”, që të garanton paprekshmërinë e saj nga ndryshimet politike në qeveri, duke përcaktuar qartë rolin dhe vendin e saj gjatë fushatave dhe proceseve zgjedhore.

Ndryshime në ligjin “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, ligj i cili ka dështuar plotësisht. Një qasje e re që garanton barazinë e palëve në zgjedhje, por edhe një miradministrim të pushtetit lokal të decentralizuar plotësisht dhe të pavarur nga pushteti qendror. Kufizimi i pushtetit të kryeministrit dhe normimi sipas normave europiane të mocionit të besimit apo mosbesimit, që tashmë e kthen çdo kryeminstër në një individ të plotfuqishëm.

Depolitizimi i plotë i Policisë së Shtetit dhe heqja e çdo mundësie politikës për të kaur këtë organizëm jetik për rendin dhe sigurinë publike dhe demokracinë. Krijimin e një ligji organik për Presidentin e republikës, i cili do të normonte një herë e përgjithmonë rolin e tij në një Republikë Parlamentare si edhe rishikim serioz të mënyrës së zgjedhjes së tij, qoftë edhe me votim direkt nga populli. Këto janë disa nga shtyllat e programit tonë politik, të cilat më pas i hapin rrugën realizimit real dhe konkret të çdo projekti ekonomik, në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Në këtë kuadër, ne besojmë se pretendimet tona për një deri në dy mandate janë plotësisht reale”, tha Olli.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka kundër Mediut/ Të djegim mandatet

Më tej ai i drejtoi edhe një mesazh qytetarëve teksa i bën thirrje të votojnë Bindjen Demokratike në 25 prill. Ai bën thirrje të votojnë të lirë dhe me mendje të hapur.

Unë besoj se gjithë çka thashë më sipër janë arsyet kryesore se përse ata duhet të votojnë Bindjen e tyre më 25 Prill dhe unë besoj se do të kemi një mbështetje surprizë. Mesazhi im gjatë gjithë kësaj fushate ka qenë dhe mbetet: Të nderuar miq, votoni të lirë dhe me mendje të hapur! Votoni për të ardhmen tuaj, familjeve dhe fëmijëve tuaj në mënyrë që të mbetemi këtu të gjithë bashke! Votoni individët me integritet, të cilët nesër do të jenë çdo moment përkrah jush për të mbrojtur të drejtat tuaja!

Rezistojini presionit të momentit se vetëm kështu do shkojmë larg si njerëz të lirë. Mos besoni se interesi individual i momentit do jetë mundësi, pasi kemi 30 vjet që jemi marrë peng nga ky mentalitet. Votoni për lirinë tuaj, sepse vetëm kështu do e fitoni atë dhe çdo të drejtë tjetër që e kemi fituar, por që sot na e shesin sikur na bëjnë nder! Refuzoni politikën djallëzore se ‘Shqipëria nuk bëhet me shqiptarë’ dhe tregoni se jemi komb me dinjitet që dimë shumë mire të ndërtojmë të ardhmen tonë”, përfundon Olli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Foltorja” dhe “memecët” që shpresojnë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka filluar një tur në të gjithë vendin. Ka zhvilluar takime në nëntë qendra qarqesh dhe tashmë pritet të shkojë në Dibër, në Berat dhe në Lezhë, për të mbyllur turin e tij apo për të ecur më tej me aksionin politik për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Ajo që ka bërë Berisha dhe “Foltorja” është e qartë. Ka shkundur PD-në, nga themelet.

Kudo ka pasur njerëz, debate, entuziazëm. Ka pasur akuza dhe gishti është drejtuar edhe ndaj Sali Berishës dhe deputetëve të PD-së, për situatën që ka kaluar kjo forcë politike.

Qytetarët kishin nevojë të flisnin. Demokratët kishin nevojë të shpreheshin. Shkuan dhe u përballën. Dhe vetë Berisha me ndjesën e tij.

Kështu rrugës pamë disa rryma.

E para ishte ajo e mbështetësve të Berishës. Të cilët menjëherë u shfaqën pro tij. Disa prej tyre edhe ish-servilë të Lulzim Bashës, të pakënaqur prej tij apo njerëz që e mbështetën Bashën në zgjedhjen si kryetar i PD-së, e mbështetën edhe kur humbi në 2017. Dhe që nuk kanë kërkuar ende falje për bëmat dhe gjëmat e tyre, që në fakt janë shumë më të mëdha sesa ato “gabime” që ka bërë Berisha.

Pas kësaj rryme, doli një rrymë tjetër. Rryma e “dumbashistave”. Lulzimsat që mbështesin kryetarin pa asnjë rezervë. Kanë kurajo të sulmojnë edhe Berishën. Me të drejtën e tyre, të mbajnë një qëndrim të caktuar politik.

E treta, është një rrymë kërcënuese, e cila thotë se në rast se vjen Berisha, unë ik. Unë shkoj këtu, unë shkoj aty. Berisha është shkuara. E të tjera si këto. Edhe kjo një rrymë kundër ish-kryeministrit.

Dhe e katërta është rryma e “memecëve”.

Çfarë janë “memecët” e PD-së?

Janë këta që presin të shohin nga dy fryjë era.

Duke parë se kush do jetë fituesi, në momentet e fundit, atje do të shfaqen dhe këta. Janë ata që rrinë urtë dhe thonë se “vlen sigla e PD-së”, “Kjo betejë duket se nuk ka vlerë”, “Të presim dhe të shohim nga pak”, “Doktori e ka të vështirë, por edhe Luli e keq”, “Nuk shohim një të mirë”, e të tjera si këto.

LEXO EDHE:  “Mos iu besoni fytyrave të vjetra”/ Edmond Piroli: Përsërisin të njëjtat gënjeshtra

LEXO EDHE:  Ilir Meta gati të ndryshojë ministrat e LSI-së. Ja emrat që përfliten

Por, këto nuk i thonë publikisht. I artikulojnë në rrethe të ngushta dhe në tavolina.

Këta janë “memecët” e PD-së. Janë ata që siç e theksuam më lart, do shikojnë anën e peshores, dhe atje do shfaqen.

Në fakt në Partinë Demokratike nuk duhet parë ana e peshores, por duhet parë interesi publikut, interesi i qytetarëve shqiptarë. PD-ja është një asset kombëtar, që i duhet Shqipërisë. Që i duhet dhe vetë mazhorancës, sepse me një opozitë më të fortë do të kemi një qeverisje më të mirë. Dhe kjo tashmë është e provuar. Me një opozitë vasale, si kjo e Lulzim Bashës, e përdorur dhe keqpërdorur nga kryeministri, shpresat janë të vogla, korrupsioni është më i madh, dështimi është i garantuar.

Prandaj dhe “Foltorja” sot na ka treguar se kemi katër rryma në PD. Ata pro Berishës, ata pro Lulzim Bashës, ata që janë ashpër kundër Berishës dhe kërcënojnë me largim nga PD-ja, dhe së fundi “memecëria”. Kështu mund të quhet grupi i atyre që nuk flasin, por bëjnë sikur janë proamerikanë, sikur e kuptojnë të ardhmen politike të Partisë Demokratike. Dhe në distancë lexojnë dhe kuptojnë se çfarë do ndodhë.

Kur, në fakt këta janë thjeshtë një grup, që qartazi këndvështrimin e tyre e kanë vetëm tek balanca e peshores. Me atë që do fitojë, atje do jenë edhe ata.

Në fakt, njëra palë do fitojë, nuk do fitojnë të dy.

Rrugët nuk janë të shumta dhe duket qartazi dhe pastër se ç’po presin. Por, për ta sa më shumë të kthjellohet, sa më shpejt të kthjellohet, aq më mirë do të ishte për t’u pozicionuar./CNA.al



“Armiqtë” e vërtetë të PD-së!

Komisioni “Ruli” jashtë loje/ Basha “i hedh poshtë” punën, kërkon emra të tjerë për deputetë

Për ata që shpresojnë tek Luli, dhe “Andreat” e tij

Lëvizja e Bashës/ Gati partinë e re në rast dëbimi nga Berisha

“Hijenat” që po shqyejnë PD-në

Gjekmarkaj nxit Bashën të bëhet burrë/ Deputeti i rilindur, pro pazareve kundër Berishës

“Tërbimi” në Korçë/ Salianji kërcënon Lulzim Bashën

Ikja e Gjekmarkajt, një arsye për të larguar Lulzim Bashën

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja e Bashës/ Gati partinë e re në rast dëbimi nga Berisha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pak kohë më parë askush nuk do ta besonte se Lulzim Basha, i zgjedhuri i djeshëm i Doktor Berishës, tashmë do të katandisej si mos më keq. Dhe të mendosh se po përgatitet të bëjë një parti të re në rast se do ta nxjerrin nga zyra me shqelma.

Edhe po nuk dha dorëheqjen, qartazi duket se demokratët nuk do ta lejojnë më Lulzim Bashën të qëndrojë në zyrën e tij, apo të mbajë vulën.

Kjo duket nga “Foltorja”, e ish-kryeministrit Berisha, ku nga Shkodra në Vlorë, nga Korça në Durrës, nga Dibra në Fier, qartazi të gjithë janë kundër Lulzim Bashës.

Por, çfarë pritet të bëjë Lulzim Basha dhe cilat janë opsionet e tij?

Së pari, Lulzim Basha do tentojë të qëndrojë. Por, kjo duket një opsion i pamundur.

Dhe në rast se ai do të detyrohet të japë dorëheqjen, ka sërish shumë pak rrugë për të lëvizur.

Nëse do të kërkojë të rrijë brenda PD-së, do ta ketë thuajse të pamundur. Pasi të tijët që ka zgjedhur në grup parlamentar, një e nga një duket se do t’i ikin. Për më tepër janë të urryer dhe të padëshiruar nga baza e PD-së.

Janë shumë emra si Agron Gjekmarkaj që kërcënon, i cili në fakt nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ervin Salianji, Grida Duma, deri diku dhe Jorida Tabaku e të tjerë, të cilët nga njerëz të lidhur me strukturat e partisë, po kthehen në fytyra të urryera, për shkak të qasjes që kanë jo vetëm ndaj “Foltores”, por edhe ndaj sjelljes që ka Lulzim Basha. Ndaj humbjeve të tij të njëpasnjëshme dhe dështimeve që ka pasur Partia Demokratike në këto tetë vite.

Zgjidhja e Lulzim Bashës duket të jetë një parti e ri. Një lëvizje e re. Ndoshta jashtë PD-së, për të qëndruar si faktor politik.

Dy janë format.

Njëra është shpalosur, që është Republika e re, e Lulzim Bashës në 2017, ku ai e përdori si sigël duke hequr flamurin, ngjyrat dhe logon e Partisë Demokratike.

Dhe e dyta është Partia Liberale, për të cilën është folur që në vitin 2015 apo 2016, kur Basha kërkoi që t’i jepte PD-së një formë të një partie liberale, duke e nxjerrë nga shtyllat e saj konservatore, siç janë familja, prona, dhe shteti, kombi. Duke e afruar pak edhe me teoritë liberale të LGBT-ve. Koncepte këto të artikuluara edhe një grup i atëhershëm universitar i Henri Çilit, i cili tashmë është futur në PD dhe përfaqësohet nga shumë individë, si Grida Duma, Ervin Salianji, e të tjerë.

LEXO EDHE:  Ja ndyshimet e reja në Facebook

LEXO EDHE:  Radhët në Kakavijë/ Leonard Olli: Kapitullim i qeverisë, 2-3 dorëheqje do të ishin më e pakta

Pra, rrugëzgjidhja e Lulzim Bashës, duket të jetë Partia Liberale ose Republika e re, në rast se do të dalë jashtë PD-së.

Një parti e cila mund të mbledhë nga grupi parlamentar disa deputetë, të jetë një fraksion brenda parlamentit, ose një parti e deklaruar në parlament, me shpresën se do jetë një faktor brenda një Opozite më të madhe dhe do të shkojë drejt një koalicioni me Opozitën. Apo në 2025 mund të garojë e vetme dhe të marrë rolin e FDP-së, që është Partia Liberale në Gjermani, e cila sot është dhe qeveri-formuesja kryesore në krah të social-demokratëve dhe të gjelbërve.

Pra, Lulzim Basha në qëllimin e tij të kahershëm nuk ka pasur kurrë rrëzimin e socialistëve dhe e ardhjen e së djathtës apo një partie me frymë konservatore.

Por, qëllimi i tij ka qënë një pushtet i ndarë me socialistë, me demokratë. Mjafton të ishte tek “torta” e pushtetit, për të ndarë diçka për interesat e tij.

Kështu do ta ketë më të thjeshtë. Do të jetë ai personi që mund të bëjë nesër rolin e “king maker”, atë që bëri LSI-ja. Kjo e fundit duket në shkërmoqje pa kthim.



Prandaj mesa duket rrugët e Bashës janë të ngushta dhe me drejtim.

Pra, një është të qëndrojë brenda PD-së, por pa qënë më faktor. Pa peshë, sepse qartazi do të jenë deputetët e tij që do ta kuzhtëzojnë dhe e dyta është të dalë në një parti më vete që mund të jetë Republika e re, apo Partia Liberale, që nesër të kushtëzojë këdo nga palët, për të ardhur në pushtet. Në rast se mund të ngrejë një parti. Sepse kur nuk mundi dot të ngrinte Partinë Demokratike, imagjinoni se çfarë mund të bëjë Lulzim Basha i vetëm me një grup deputetësh që më shumë “dashurojnë” të rregullojnë flokët, t’i bëjnë ato me bojë, të heqin vetullat e të dalin ekraneve, sesa të shkojnë tek njerëzit, të flasin për hallet dhe të merren me problemet e tyre./CNA.al

Luli në llum deri në fyt/ Si po tenton të shpëtojë me “Republikën e re”

Redaksionale/Avokati i familjes Meta dhe Republika e Re si klon i PD

Analiza pas zgjedhjes së kryesisë/ Republika e Re fundos PD-në

Republika e Re e Bashës “shiti” banorët e Unazës/ Ja çfarë premtonte Balliu një vit më parë

Foto-Republika e Re njësoj si Rilindja/ Shpërndajnë ndihma me kameraman me vete

Ikja e Gjekmarkajt, një arsye për të larguar Lulzim Bashën

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha mesazh demokratëve/ Nesër Foltorja “ndez” Dibrën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të jetë nesër në Dibër për t’u takuar me demokratët.

Një ditë para takimit, Berisha ka bërë thirrje që të gjithë demokratët t’i bashkohen Foltores, me qëllimin e vetëm, “Për një PD më të fortë dhe më të hapur”.

Ditën e martë me datën 19 tetor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës të Peshkopisë do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Peshkopisë të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, shkruan Berisha në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Ilir Meta gati të ndryshojë ministrat e LSI-së. Ja emrat që përfliten

LEXO EDHE:  Radhët në Kakavijë/ Leonard Olli: Kapitullim i qeverisë, 2-3 dorëheqje do të ishin më e pakta



Pas Dibrës Berisha pritet të shkojë në Lezhë. Deri më tani Foltorja është pritur me një entuziazëm të madh në çdo qytet që ka shkuar.

Pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme dhe e tillë pritet të jetë edhe në Dibër, ditën e nesërme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE