Connect with Us

Olli i shqetësuar për blerjen e votës në Korçë/ Tregon rrezikun që kanoset

Politikë

Olli i shqetësuar për blerjen e votës në Korçë/ Tregon rrezikun që kanoset

Publikuar

-

Patozi prezanton kandidatin për Korçën/ "Do sjellë ndryshim dhe mbështetje''

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Korçë, Leonard Olli ka folur në një intervistë për CNA.al lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore.

Olli shprehet se tensionet dhe presionet nga ana e mazhorancës janë kryefjala e bisedave nga takimet me banorët e çdo zone.

Gjithashtu Olli thekson se orientimi me forcë i votës rrezikon të kthehet në një ‘normalitet’.

“Edhe pse në pamje të parë duket një fushatë e qetë, ndoshta më e qetë se në qarqet të tjera të vendit, tensionet dhe presionet nga ana e mazhorancës janë kryefjala e bisedave nga takimet me banorët e çdo zone. Pra orientimi me forcë i votës rrezikon të kthehet në një ‘normalitet’ jo vetëm në radhët e punonjësve të administratës qendrore apo lokale, por edhe të bizneseve apo individëve që kanë lidhje në një mënyrë apo në një tjetër me strukturat e shtetit, që në fakt janë shndërruar në struktura të pushtetit të PS-së”, shprehet Olli për CNA.al.

Ai është ndalur edhe tek blerja e votave teksa thekson se nuk mungojnë aspak rastet e tentativave jo vetëm nga partia-shtet, por edhe subjekte të tjera politike.

“ Nuk mungojnë aspak rastet e tentativave të blerjes së votës jo vetëm nga partia-shtet, por edhe subjekte të tjera politike. Kemi dëshmi të qarta, por që për fat të keq, për mungesë besimi te organet respektive qytetarët refuzojnë të bëjnë publike denoncimet e tyre”, thotë Olli.

LEXO EDHE:  Blerja e ndjekësve & verifikimi në Instagram e paligjshme, do të zbuloheni

Sa i takon ecurisë së punës së kandidatëve të Bindjes Demokratike, ai shprehet se “mund të them se ka patur një qasje shumë pozitive të banorëve të qarkut të Korçës, e sidomos ndaj garës së hapur ose thënë ndryshe listës së hapur 100%, që ne si subjekt politik kemi iniciuar”.

“Ky vendim jo vetëm që ka gjetur përkrahjen dhe vlerësimin maksimal të tyre, por mbi të gjitha ka krijuar një klimë harmonie dhe bashkëpunimi të plotë brenda grupit tonë politik. Ky moment, së bashku me pikat e tjera të programit që lidhen me reformimin e plotë të sistemit, që do të bënte të mundur futjen e vendit në kuadër institucional të pacenueshëm dhe një demokracie funksionale, që do të krijonte mundësinë që njerëzit të jenë realisht të lirë dhe me të drejta të pacenueshme, na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, të cilën urojmë dhe besojmë se do ta gjemë të shprehur edhe me votë” thekson Olli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bomba” e Ristanit/ Basha fitoi 12 milionë dollarë nga humbja në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Ilir Meta luftë mediatike Edi Ramës/Çfarë fshihet pas aktit politik të LSI për Kavajën

LEXO EDHE:  Arrestohet 50-vjeçari/ Akuzohet për ndërtim pa leje

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë dollarë në këto zgjedhje.

“PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë dollarë, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë dollarët?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma dhe bandat/ Pse heshti deputetja e Bashës kur mori ofertat e krimit?

Publikuar

-

Nga

Grida Duma, e cila arriti të merrte mandatin për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur sërish për banda dhe oferta.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Grida Duma ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PD humbi edhe pse konsideroheshin si bastione të saj.

Pas humbjes Duma, është shfaqur duke folur për banda dhe oferta.

Të njëjtën deklaratë e ka përsëritur edhe mbrëmë në një emision televiziv, në Syri Tv.

E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi.  Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi.

Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta.

Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet,”- është shprehur Duma.

Po cilat janë bandat? Pse Grida Duma nuk i ka dërguar në Prokurori, që në kohën kur i ka marrë këto oferta dhe ia ka prezantuar Lulzim Bashës?

PD dhe Lulzim Basha, çdo ditë dalin e thonë, se u janë vjedhur votat se është bërë masakër elektorale, por nuk japin prova, vetëm deklarata politike.

LEXO EDHE:  Protestë në Detroit/ Mbështetësit “marrin zemër” pas thirrjes së Trump: Ndaloni numërimin!

LEXO EDHE:  Blerja e ndjekësve & verifikimi në Instagram e paligjshme, do të zbuloheni

Grida Duma del dhe thotë se nuk i fituan zgjedhjet, pasi nuk pranuan ofertat e bandave.

Nëse janë reale këto që thotë, Duma, nëse ajo ka njohur banda, banditë dhe ofertat e tyre, por ka heshtur dhe nuk i ka denoncuar në organet e drejtësisë, atëherë duhet të jetë e para zonja Duma që duhet të hetohet.

Pas saj edhe Lulzim Basha, duhet të japë llogari para drejtësisë.

Se s’ mund të flasësh ditë e natë për banda, pazare dhe oferta dhe të vazhdosh sikur mos  të ketë ndodhur asgjë.

Grida Duma ose duhet të mbajë përgjegjësi për atë që deklaron dhe të japë prova tek organet e Prokurorisë, ose duhet të thotë që gënjen dhe mashtron, se s ‘ka takuar kurrë banda dhe se nuk ka marrë kurrë oferta prej tyre.

E kanë bërë standart të dalin në media e të përhapin terror në opinionin publik dhe më pas të hiqen sikur s’ka ndodhur asgjë.

Grida Duma, bën sikur s’ka thënë, asgjë, policia dhe prokuroria ,sikur s’kanë dëgjuar asgjë dhe gjithçka mbetet pa përgjegjësi thjesht në kuadrin e deklaratave politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE