LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk mendoj se zgjedhjet janë të mira"/ Mediu: Kushtet janë sabotuar që në fillim

16 Prill 2021, 20:20, Politikë CNA
"Nuk mendoj se zgjedhjet janë të mira"/ Mediu: Kushtet

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur lidhur me fushatën dhe zgjedhjet e 25 prill.

Ai tha sot në ?Arnautistan?, në MCN TV se këto zgjedhje nuk janë të mira.

Sipas Mediut, kushtet për zgjedhje të mira janë sabotuar që në fillim. Mediu gjithashtu tha se Rama ka ndryshuar kushtetutën për tre katër ditë dhe kjo ndodh vetëm në shtete diktatoriale.

?Rama pati një strategji për një politikë negativiste sepse nuk ka asgjë për të shitur, probleme të mëdha me BE. Ai u përpoq të thoshte që këtu është gjithçka e keqe por unë jam menaxheri më i mirë i së keqes. U përpoq të fuste edhe opozitën në këtë rrugë, por Basha i qëndroi me korrektesë marrëdhënies me qytetarët dhe jo me batutën e Ramaës. Pavarsisht kthesës që po bën Rama që nga njeriu që shan dhe përbuz, por përpiqet të bëjë qytetarët për budallej dhe në këtë pikëpamje ka ndryshuar strategji duke thënë se është njeriu i qytetarëve.

Basha ka folur në terma realist, kurse ky është si Moisiu që i printe marrëdhënies me Zotin dhe përfaqësues i tij në Shqipëri është ai. Ajnshatjni ka një shprehje ?Dallimi mes gjeniut dhe budallait është se gjeniu ka limite, budallai s?ka?. Unë kam frikë se limitet po tejkalohen. Varfëria i bën njerëzit të tulaten dhe Rama këtë synon. Frika dhe varfëria e vendosin nën trysni një shoqëri dhe shumë e kanë bërë këtë duke kontrolluar përmes këtyre dy faktorëve.

Nuk mendoj se zgjedhjet janë të mira, kushtet për zgjedhje të ndershme janë sabotuar në fillim. Rama ka ndryshuar kushtetutën për tre katër ditë dhe kjo ndodh vetëm në shtete diktatoriale. As Rusia dhe as Turqia nuk e kanë ndryshuar në mënyrën se si e ndryshoi Rama, është tërësisht e papranueshme. Kodin zgjedhor u përpoq ta ndërtonte në mënyrë që të përçante opozitën?, tha Mediu.

Lajmet e fundit nga