Connect with Us

Nuk ka qetësi te Laçi/ Pas Selmanit largohet një tjetër futbollist

Sport

Nuk ka qetësi te Laçi/ Pas Selmanit largohet një tjetër futbollist

Publikuar

-

Pas qendërmbrojtësit Adolf Selmani, largimi i radhës nga Laçi është mesfushori i krahut, Klejdi Rapo. Në fakt, prej ditësh lojtari korçar nuk po stërvitet me ekipin, por nga ana e klubit nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për prishjen e marrëveshjes.

Gjithsesi, “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klub se Rapo nuk është më pjesë e Laçit. Mësohet se ai ka kërkuar letrat në klub dhe është larguar kësisoj para se të mbyllet ky sezon. Mesfushori erdhi si një përforcim që mund të shpërthente me kurbinasit në Superiore, pasi më parë kishte bërë mirë në Kategorinë e Parë me Devollin dhe Pogradecin.

26-vjeçari luajti vetëm 4 ndeshje këtë kampionat me fanellën bardhezi, nga të cilat dy herë si titullar në fitoren 1-0 kundër Teutës dhe barazimin 1-1 në javën e parë të kampionatit ndaj Bylisit. Ndërkohë, në ndeshjen e së dielës që kurbinasit kanë me ballshiotët, krahas largimeve të fundit dhe dënimit të Erhun Obanorit, trajneri Shpëtim Duro nuk do të ketë të gatshëm as mesfushorin Regi Lushkja, i cili mësohet se ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE| Zhbllokohen 3 sfida, mësoni rezultatet në kohë reale

Publikuar

-

Nga

Takimi mes Teutës dhe Partizanit, pa diskutim që do të marrë vëmendjen më të madhe të javës së 34-ët në Kategorinë Superiore. Të pesta sfidat e kësaj jave kanë startuar në orën 17:00, por shumë sy do të jenë të drejtuar në “Niko Dovana”, aty ku mund të vendosen dhe fatet e titullit kampion.

Se sa e rëndësishme është kjo sfidë për Partizanin, mjafton të shikosh renditjen. “Demat” e kanë detyrim fitoren! Pasi çdo rezultat tjetër, do ta komplikonte ndjeshëm objektivin titull.

Përballje tepër e luftuar pritet të jetë dhe ajo mes Tiranës dhe Laçit. Të dy skuadrat kanë në përbërje lojtarë cilësorë dhe do të tentojnë të marrin maksimumin nga ky sezon.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Skënderbeu, Vllaznia dhe Kukësi, vijnë si favoritë në letër, përballë kundërshtarëve respektivë si Apolonia, Kastrioti dhe Bylisi.

REZULTATET LIVE: 

TEUTA-PARTIZANI 0-1

VLLAZNIA-KASTRIOTI 0-0

TIRANA-LAÇI 0-0

SKËNDERBEU-APOLONIA  2-0

KUKËSI-BYLIS  0-1

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sa shumë yje/ Kroacia shpall listën për Europianin “Euro 2020”

Publikuar

-

Nga

Kroacia ka publikuar listën paraprake me 32 lojtarë të ftuar nga Zlatko Dalic për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Lista përfundimtare do të ketë 26 lojtarë dhe gjashtë lojtarë të kësaj liste do të kthehen në “shtëpi” nga Dalic.

Megjithatë, lista përmban emra të njohur dhe talentë të mëdhenj nga mbarë klubet evropiane.

Vrsalko, Kovacic dhe Budimir rikthehen në Kombëtare, ndërsa i ftuar është edhe Milan Badelj.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Zlatko Dalic për “Euro 2020”

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta-Partizani e Skënderbeu-Apolonia/ Publikohen formacionet zyrtare në të dyja sfidat

Publikuar

-

Nga

Sot zhvillohet java e 34-t e Kategorisë Superiore. Duele të forta dhe përballje të vështira, për titullin kampion, kualifikimin në Europa League dhe garën për mbijetesë.

Në “Niko Dovana” zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Teuta kryesuese pret Partizanin, sfidë që nis prej orës 17:00. Ekipi durrsak ka favorin të luajë për dy rezultate, ndërsa “Demat” kanë alternativë vetëm fitoren.

Trajnerët Edi Martini dhe Ilir Daja kanë zgjedhur “luftëtarët” e takimit të sotëm. Kapiteni Renato Arapi rikthehet titullar në vend të Kouros.

Në krahun tjetër Lucas Cardoso i ka marrë vendin Stenio Junior (i dëmtuar) në majë të sulmit. Skënderbeu po kalon një moment shumë të mirë, por ka nevojë për të pikë të tjera për të siguruar qëndrimin në Superiore.

Skuadra korçare pret në shtëpi Apoloninë e vendit të fundit, që ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Migen Memelli dhe Fabrizio Cammarata kanë vendosur në lidhje me lojtarët që do e nisin ndeshjen nga minuta e parë. /abcnews.al

TEUTA-PARTIZANI
TEUTA
: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Hasani, Asani, Çinari, Lucas. Trajner: Ilir Daja.

SKËNDERBEU-APOLONIA
SKËNDERBEU
: Rexhepi, Meksi, Dwumfour, Vitija, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Taipi, Jean Victor, Pusi, Tereziu. Trajner: Migen Memelli.
APOLONIA: Harizaj; Asllanaj, Agyare, Sota; Zoga, Smaçi, Shanaj, Mihana, Levendi, Gjata, Vasilj. Trajner: Fabrizio Cammarata.

LEXO TE PLOTE