Connect with Us

“Në 25 Prill votohet mes problemit dhe zgjidhjes”/ Peleshi: Kemi ditur të bëjmë punë të mira

Politikë

“Në 25 Prill votohet mes problemit dhe zgjidhjes”/ Peleshi: Kemi ditur të bëjmë punë të mira

Publikuar

-

Kandidati i Partisë Socialiste në Korccë Niko Peleshi ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorët e fshatit Drenovë.

Peleshi u shpreh se pas zgjedhjeve të 25 Prillit do të punojnë fort për të mbajtur premtimet e dhëna. Sipas tij, nuk ka kohë për të humbur me kthime pas por do të vendoset nëse Shqipëria do të mbështesë zgjidhjen.

“Korça është modeli më i mirë i zhvillimit urban në Shqipëri. Ne kemi ditur të bëjmë punë të mira pasi në Korçë kanë duk punët sepse këtu ka qytetari. Në datën 25 prill votohet mes problemit dhe zgjidhjes. Është bërë një pjesë e mirë e rrugës ku duam të shkojmë dhe ka ngelur një pjesë tjetër rruge po aq e rëndësishme. Çdo lloj marifeti apo pengesë që mund ti vendoset qeverisë sot është tejkaluar dhe do të tejkalohet sërish falë mbështetjes suaj. Në rast se në 25 prill ne japim mbështetjen e fortë politike mandatit të tretë të Partisë Socialiste i japim forcë për të ecur përpara.

Ato partitë e tjera që duhet të shikohen në pasqyrë për të marrë pushtetin duhet që të reflektojnë. Ne nuk do të premtojmë çudira por as do të flejmë gjumë. Do të punojmë pas datës 25 për t’i përmbushur ato premtime që kemi dhënë. Ne do të punojmë që Drenova të bëhet një qytezë turistike, të lidhet bukur me Korçën dhe Dardhën. Në çdo fshat të Korçës mund të bëhet turizëm sepse kudo ka tradita, sidomos këtu ku ka histori”, përfundoi Peleshi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Publikuar

-

Nga

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk tërhiqet edhe pas humbjes. Në takimin me qytetarët në Elbasan, Basha është shprehur se, do të vazhdojë betejën pasi është një detyrim që ka ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ai thekson se nëse do të ulë flamujt e betejës dhe do të ulë kokën do të thotë që kanë pranuar alenacën Rama-Doshi.

Na ndoqën sepse besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona por për ta. Ky është detyrimi. Kujt do t’ia lëmë fatin e atyre që donin ndryshimin por që u penguan. Kujt t’ia dorëzojmë këtë fat?

Krimit të bërë njësh me politikën apo një drejtësie që nuk ekziston? Betejën e nisëm për shqiptarët e thjeshtë. Nëse do të ulim flamujt e betejës dhe do të ulim kokat duhet të pranojmë aleancën Rama –Doshi.

Mesazhi është se ne do të vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju derisa të përmbyset regjimi Rama-Doshi.

Jam i vetëdijshëm se ky rrugëtim do të ketë shumë sakrifica. Duan s’duan kundërshtarët tanë ne jemi një familje e madhe”, shprehet Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Humbi zgjedhjet/ Habit Basha: Jemi më të fortë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është stacionuar në qytetin e Elbasanit dhe gjatë një takimi me demokratët është shprehur,  se pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 prillit mbështetësit e tij duhet ta mbajnë kokën lart.

Ai shton se 680 mijë shqiptarë besuan se lufta nuk po bëhej për ndryshim e fateve të tyre dhe jo për karrige.

“Edhe në këto kushte ju ia dolët duke pasur përballë këtë qeveri që punoi nga minuat e parë  në të fundit që të tjetërsojë votën tuaj. Duke pasur përballë bandit e krimit ia dolët që të mos e lejonit tjetërsimin e votave siç ishte planifikuar.

Kokat duhet t’i kemi lart. Nuk jemi tkurrur por jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë. 680 mijë shqiptarë besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona por për ndryshimin e fateve të tyre.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masakra elektorale/ Basha tregon arsyen pse nuk e pranon ftesën e Ramës

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me turin e tij të humbjes në qytetin e Elbasanit. Basha i është përgjigjur pyetje  se përse nuk pranon një bashkëpunim me Kryeministrin Edi Rama.

Ai shprehet, se politika dhe krimi nuk mund të jenë kurrë në paqe, por në luftë me njëra tjetrën.

Masakra elektorale dhe vjedhja me e madhe në 30 vite. Kryepolici i Edi Ramës mori bandat për të blerë votat.

Ata që nuk e kuptojnë ende masakrën elektorale ju them ejani në Elbasan. Bandat kanë vënë poshtë institucionet.

Ata që pyesin pse nuk bashkëpunon me Edi Ramën ju them ejani dhe shikoni si janë bërë njësh krimi dhe pushteti. Krimi dhe politika nuk mund të jen në paqe me njëra-tjetrën po në luftë me njëra-tjetrën“, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE