Connect with Us

Ndryshimi do të nisë nga Lëvizja për Ndryshim/ Mesazhi i Jozefina Topallit

Politikë

Ndryshimi do të nisë nga Lëvizja për Ndryshim/ Mesazhi i Jozefina Topallit

Publikuar

-

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli në një postim në rrjetet sociale ka thënë se ndryshimi do të vijë nga brezi i ri dhe nga shqiptarët e shkolluar mirë. Sipas saj, ndryshimi do të nisë nga partia e saj ku tha se ka një ekip pothuajse të përbërë nga gra dhe të rinj.

“Ndryshimi vjen nga brezi i ri, nga shqiptarët e shkolluar mirë, nga njerëzit e ndershëm . Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me 50% gra dhe me 60% teërinj , që me sakrifica ia kanë dalë të mbarojnë shkelqyeshëm studimet si në Tiranë ashtu edhe në universitet e botës, e më pas ia kanë dalë duke arritur secili nga një histori suksesi”, ka shkruar Topalli.

Mesazhi i plotë:

Ndryshimi do nis nga Levizja per Ndryshim. Ndryshimi vjen nga brezi i ri, nga shqiptaret e shkolluar mire, nga njerezit e ndershem . Levizja per Ndryshim ka nje ekip me 50% gra dhe me 60% te rinj , qe me sakrifica ia kane dalur te mbarojne shkelqyeshem studimet si ne Tirane ashtu edhe ne universitet e botes, e me pas ia kane dalur duke arritur sejcili nga nje histori suksesi. Ekipi i Levizjes per Ndryshim eshte ekipi me i mire i tre dekadave.

Ata jane idealiste, me kuarajo dhe me plot energji pozitive. Ata jane bashkuar me Levizjen per Ndryshim per te bere detyren ndaj vendit. Ata jane te lire , mendjehapur. Ata refuzojne korrupsionin, genjeshtrat e paaftesine e tre Kryetareve. Ata nuk jane te verber per te shkuar pas siglave, apo pas kryetareve qe jane bere miliardere nga karriga e kryetarit. Sejcili prej tyre ka nje histori impresionuese te jetes se tij per te treguar.Ata kane guximin per t’u bashkuar me anen e drejte. Ata kane guximin per te dalur perballe nje klase politike te korruptuar , kundra shkretimit te vlerave tek forcat politike. Ata jane te djathte , por ata mendojne se eshte fyerje te shkosh pas nje genjeshtari kronik, nje deshtaku te korruptuar, pas dikujt qe  veteshpallet i djathte por ka mendesi enveriste.  Ata duan te kontribojne per te mundur varferine dhe    per te fituar luften kundra korrupsionit. Ata do fillojne ndryshimin./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ervin Minarolli sekretari i qafirit/ Mohoi dorëheqjen nga gjiri i Lalzit

Publikuar

-

Nga

Dje në CNA.al u raportua lajmi se dy sekretarë të PD, ai i burimeve njerëzore dhe sekretari organizativ ishin dorëhequr. Një akt qytetar ky për tu vlerësuar pas atij rezultati katastrofik në 25 prill.

Por ashtu siç CNA.al kishte paralajmëruar “Pas këtij lajmi pritet që zyra e shtypit në PD të përgënjeshtrojë me justifikimin se janë fakenews të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën.
Në fakt fakenews i vetëm është që “Basha ka fituar zgjedhjet dhe që askush nuk po dorëhiqet”.

Pati një reagim nga Ervin Minarolli, sekretari i burimeve njerëzore që lajmin tonë e quante fake news. Mesazhi në rrjetet sociale ndoshta është shkruar pas një dite plazh në Gjirin e Lalzit ku Ervin Minarolli kaloi jo vetëm fundjavën, por edhe fushatën elektorale ku nuk u angazhua asnjë ditë për asgjë.

Në faqen e tij në rrjetet sociale maksimumi ka shpërndarë FB-në e Lulit, se vetë mund të nxirrte vetëm foto nga Lalzi kur demokratët ishin në fushatë. U përpoqëm të gjenim ndonjë aktivitet të këtij sekretari që dje pas lajmit për dorëheqjen u mësua se ekzistonte.

Sekretar që nuk shkon në asnjë fushatë, por vazhdon pushimet pa ndalim në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, aty nga ku përgënjeshtron ato që bën vetë. Pretendon që bën punë vullnetare kur në fakt nuk bën asnjë punë, nuk është se prish ndonjë punë, por i ka zënë kot vendin dikujt që në fushatë do kishte takuar 5 vetë e do angazhohej diku, nuk do futej në vilën e Lalzit dhe të shtynte kohën duke sharë Lulzim Bashën.

Ervin Minarolli për çudi ka 8 vite sekretar dhe askush në PD nuk e di çfarë bën ai. Asnjë ditë aktivitet elektoral, u tërhoq pasi Lulzim Basha për herë të dytë nuk e kandidoi fare. Kaq shumë vlente si sekretar Minarolli sa Luli nuk e futi fare në listë, kështu bëri edhe me paraardhësin e tij tij, Fatbardh Kadilli. Ndoshta edhe Minarolli pas dorëheqjes do ketë fatin e Kadillit, mund të ketë shpresa të kandidojë si kryetar pasi Lulit të humbë edhe në 2025.

LEXO EDHE:  Meta kujton 8 dhjetorin/ Koha për restart, nuk kemi rrugë tjetër!

LEXO EDHE:  “Shumë shpejt do kemi një datë zgjedhjesh”/ Kryemadhi të rinjve: Vetëm ju mund ta sillni ndryshimin

Ne e dimë mendimin e Ervinit për Lulin, edhe të miqve të tij që “me Lulin as në hale nuk shkohet dhe PD është marë peng nga mediokrit”. Në rast se do duhet, këto mesazhe, mund t’i bëjmë publike, por për të qenë më konfidentë ja vemë në dispozicion stafit të Bashës kur të ketë ai nevojë. Ndoshta Luli i ka ditur këto që nuk e kandidoi Ervinin dhe ky i fundit u tërbua gjatë fushatës dhe as nuk shkoi një ditë në seli , por reagimi i djeshëm na tregoi se sa pa shtyllë kurizore është një pjesë e atyre individëve që qëndrojnë poshtë hijes së Bashës.

Nuk bëjnë asnjë punë, nuk kanë asnjë votë, por sukses kanë vilat në Lalëz dhe kur bëhen lajm për mirë dhe mbi të vërtetën e tyre reagojnë në shërbim të kryetarit me shpresë se nesër do kenë një kockë.
Në fakt nesër Minarolli s’do jetë më sekretar sepse ka dështuar, s’do jetë më as anëtar kryesie se nuk e voton askush, do jetë një njeri që do mbahet mend në histori se i vetmi akt që bëri në 8 vite u mohua në shërbim të zhdukjes nga poltika, ku lloz hyri e lloz doli./CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama bëhet nostalgjik/ Rikujton kohën si kryebashkiak dhe nxjerr videon

Publikuar

-

Nga

Humbja e LSI në zgjedhje/ Rama: Nuk është më faktor

Kryeministri Edi Rama është bërën nistalgjik ndërsa është kthyer pas në kohë kur drejtonte bashkinë e kryeqytetit.

Mëngjesin e sotëm Rama ka publikuar një video në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Në video shihet gjelbërimi nga pemët, për të cilat Rama thotë, se është kënaqësi t’i shohësh, kur kujton se kur u mbollën ishin pak më të larta se ai edhe pse nuk është i shkurtër.

‘Mirëmëngjesi kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha!’- shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

Publikuar

-

Nga

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

Humbja e thellë e Partisë Demokratike ka bërë që shumë demokratë t’i dalin kundër Lulzim Bashës, madje kanë nisur edhe dorëheqjet.

Burime për CNA.al bënë me dije se sekretari organizativ Sahit Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë, ndërsa është pasuar me atë të sekretarit të burimeve njerëzore Ervin Minarolli.

Por duket se Minarolli është penduar për këtë vendim dhe është tërhequr nga dorëheqja.

Ervin Minarolli

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Ervin Minarolli deklaron se do të vazhdojë të shërbejë për PD-në.

As kam dhënë dhe as kam arsye për të dhënë dorëheqjen! Kam qenë dhe mbetem në krye të detyrës, si Sekretar i Burimeve Njerëzore, në shërbim të demokratëve, dhe me vendosmëri për të çuar përpara betejën për rrëzimin sa më parë të regjimit të Edi Ramës që ka marrë peng Shqipërinë”, shkruan ai ndër të tjera.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur që Minarolli është tërhequr nga ky vendim, por duket se pendesa e tij ka ardhur pas lajmit të CNA.al.

Ndërkohë, kujtojmë se CNA.al e paralajmëroi këtë veprim të Minarollit dhe tashmë pritet që dorëheqjen ta përgënjeshtrojë edhe Sahit Dollapi me justifikimin se janë fakeneës të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën./ CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

LEXO TE PLOTE