Connect with Us

Meta kërcënon me prerje duarsh/ Berisha: Presidenti është i lënduar

Politikë

Meta kërcënon me prerje duarsh/ Berisha: Presidenti është i lënduar

Publikuar

-

Berisha përshendet nisjen e stërvitjes ushtarake të NATO-s/ “Mirë se erdhët në Shqipëri”

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në mbrojtje të Presidentit Ilir Meta dhe sjelljeve të tij, gjatë kohës së fundit.

Sipas Berishës ai nuk po bën fushatë por po mbron Kushtetutën.

I pyetur në një intervistë në A2 CNN në lidhje më kërcënimet e Metës për prerje duarsh, Berisha ka thënë se Meta është i lënduar, se po preket Kushtetuta.

Kur të gjitha palët janë në fushë beteje dhe Qeveria shkel Ligjin atëherë Presidenti lëndohet. Presidenti po mbron Kushtetutën kurse unë po adhuroj fitoren. Nuk ka si të shmangë dhunimet e Kushtetutës. Ai nuk bo bën fushatë, por po mbron parimet e zgjedhjeve të lira. Është kompatist në mbrojtjen e Kushtetutës. Duhet pranuar se kur të gjitha palët janë në fushëbetejë ligji thyhet nga Qeveria”, është shprehur Berisha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta-Komisioni Hetimor, replika në distancë/ “Ngushtohet” rrethi për Presidentin

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PS-së për shkarkimin e Metës/ Zëri i Amerikës: Ka dy pikëpyetje

Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka rinisur me votimin e vendimit që Presidentit të Republikës t’i lihet një afat për tu paraqitur në komision.

Metës i është dhënë afat nga nesër deri të hënën e ardhshme që të vendosë  për t’u paraqitur në seancë.

Ky afat është vënë pas refuzimit të Metës për t’u paraqitur ditën e sotme.

Me anë të një letre të gjatë Meta shprehej se “Kuvendi duhet të mbajë në konsideratë se, çdo kërkesë për informacion në kuadër të ndonjë procesi “hetimor”, është e palegjitimuar, fiktive, jashtë çdo lloj afati, dhe jo vetëm që cenon hapur të gjitha parimet kushtetuese demokratike të shtetit të së drejtës, por në mënyrën se si është iniciuar, vlerësuar, miratuar dhe po vijon të realizohet, tregon qartë se përpiqet të krijojë idenë se Kuvendi po ushtron funksionet e tij”.

Sipas Metës asnjë proces hetimor, si në këtë rast, nuk mund të ushtrohet e të zhvillohet në këtë periudhë tranzitore të përfundimit të mandatit të Kuvendit aktual, dhe fillimit të ushtrimit të detyrës së Kuvendit të ri të zgjedhur më 25 prill 2021″./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Evi Kokalari zbulon “strategjinë” e Grida Dumës/ Kërkon të shesë sapunin për djathë

Publikuar

-

Nga

Evi Kokalari zbulon “strategjinë” e Grida Dumës/ Kërkon të shesë sapunin për djathë

Aktivistja e njohur shqiptare, Evi Kokalari, ka komentuar debatin e mbrëmshëm në një studio televizive, me deputeten e zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Grida Dumën.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se debate me Dumën i ka lënë një shijë jo shumë të mirë. Sipas Kokalarit, Grida Duma e ka styrategji që të mjundohet të intimidojë oponentin.

“Debati me Grida Dumën sot me la shije jo shumë të mirë. Kur e pyeta nëse PD-ja është Parti e djathtë, mbas 20 minutash teori mbi Bashën dhe Berishën që nuk janë të korruptuar, m’u pergjigj kështu:

“Nëse më pyesni përse në programin e Partisë Demokratike ka pasur një fash të qëndrës së majtë, kjo ka të bej me faktin që 52% e Shqipërise është nën minimumin jetik. Si e tillë, Shqipëria NUK MERITON ta vendosim plotësisht në normativën e rregullave të ekonomisë së tregut kur konkurrenca shtyp gjithçka, kur nuk kemi dhënë mundësinë sepse konkurrenca është mundësi, pastaj garë. 51% e popullsisë janë të pamundur të hyjë në garën aktuale të një Shqipërie që nuk i ka të stabilizuara rregullat e lojës, ne jemi të detyruar që brënda programit tonë të kemi disa fasha (?) që duhen të mbrohen dhe të avantazhohen.”

Domethënë, PD-në e ka detyruar varfëria e popullit të jetë e Qëndrës së Majtë. Kësaj i thonë të të shesin sapunin për djathë.

LEXO EDHE:  Burgosja e 11 kuksianëve/ Berisha: Fati i etërve mizorë e pret Ramën

LEXO EDHE:  Rama sfidon Bashën/ Është lider i dobët, s'e mban dot stafetën e Berishës

Gjithashtu prisja debat më të sinqertë. Kofidenca e saj e tepruar është metodë për ti dhënë drejtim debatit ashtu siç e sheh ajo të arsyeshme, ndërkohë që mundohet të intimidoj/frikësoj oponentin. E keqja në këtë rast qe se ajo nënvlerësoj aftësitë e mia.

Uroj të kemi një debat më të frytëshëm herës tjetër.”-shkruan Evi Kokalari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nard Ndokës nuk i del inati me Bashën/ Zbardh gënjeshtrat e kreut të PD

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur shumë i zhgënjyer nga zgjedhjet e 25 prillit

Në emisionin “Breaking”, Ndoka ka thënë, se është zhgënjyer nga Basha, pasi nuk ka zbatuar marrëveshjen.

U zhgënjeva nga Basha, nuk e zbatoi marrëveshjen. Marrëdhënia institucionale mes PDK dhe PD-s kishte probleme.

Drejtuesit lokalë u futën me shumë vonesë dhe pati një luftë brenda llojit pasi nuk pati një frymë grupi. Koalicioni me një listë nuk u arrit për shkak të mosmarrëveshjes së liderëve PD dhe LSI”, është Ndoka.

Sipas tij logjika e Bashës, ishte pragmatiste dhe e dështuar.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha thumbon Ilir Metën/ “Duke mpreh kosoren në heshtje zgjedhore”

LEXO EDHE:  Artan Hoxha thumbon Ilir Metën/ “Duke mpreh kosoren në heshtje zgjedhore”

Ne e kemi ditur se Rama do përdorur të gjithë pushtetet në fushatë, duhet të ishim të bashkuar me LSI në një kualicion. Basha doli i vetëm dhe nuk pranoi mbështetjen e aleatëve, kisha një marrëveshje me Bashën që do të më vendoste në një numër favorizues.

Logjika e Bashës pragmatiste ishte e gabuar dhe e dështuar. Nuk është vendosur një lloj standarti në politikën shqiptare, nuk është difekti te liderët e partive.

Kadilli i ka parametrat e një lideri, por koha e pamjaftueshme, janë mekanizma hileqare”, është shprehur  Ndoka./CNA.al

LEXO TE PLOTE