LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lista me të dhënat private/ SPAK drejt sekuestrimit të materialeve forcërisht

16 Prill 2021, 11:12, Kronika CNA
Lista me të dhënat private/ SPAK drejt sekuestrimit të

Lista me të dhëna konfidenciale të kategorizuar si ?mbështetës? ose jo të Partisë Socialiste, janë publikuar  së fundmi në media.

Bëhet fjalë për të dhëna sensitive të 910 mijë qytetarëve, banorë të Tiranës, ku përfshihej numri i ID dhe numri i telefonit.

Për këtë çështje një hetim ka nisur edhe nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Për të hedhur dritë më tej në SPAK, kanë dëshmuar  Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, të cilët nxorën në median listën me të dhënat private.

Ndërkohë, SPAK i ka çuar shkresa zyrtare Agjencisë Kombëtare e Shoqësisë së Informacionit dhe Partisë Socialiste për t’u dhënë informacion të plotë mbi sistemet që ata kanë dhe mundësinë që të jetë abuzuar, në atë që pretendohet në lidhje me publikimin e të dhënave personale.

Burime nga SPAK i thanë CNA.al se ende nuk janë marrë përgjigjet zyrtare as nga PS as nga AKSH-i dhe në rast se do të refuzohet përgjigja prej tyre, do të përdoret forca nga ana SPAK.

Pra, do të ndërhyhet në PS dhe AKSH për të marrë të gjithë dokumentacionin që është i nevojshëm për hetimin e kësaj çështje, sasktësojnë burime nga SPAK, për CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga