Connect with Us

Lajm i madh nga Italia/ Ja kur rikthehet tifozët në stadiume

Seria A

Lajm i madh nga Italia/ Ja kur rikthehet tifozët në stadiume

Publikuar

-

Lajme pozitive nga Italia, për sa i përket rikthimit të tifozëve në stadium. Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën e verdhë.

Sipas Ansa-s, do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1.000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar. Gjithsesi pritet që në ditët në vijim të ketë një zyrtarizim nga qeveria në lidhje me këtë lajm.

Masa pritet të hyjë në fuqi në javën e 34 të kampionatit italian, që do të hapet nga ndeshja mes Veronë dhe Specias në Bentegodi. Inter do të luajë në Krotone, Milani do të sfidojë Beneventon.

Të dielën do të vazhdohet me Lacio-Xhenoa, Napoli-Kaljari, Sasuolo-Atalanta, Bolonja-Fiorentina, Udineze-Juve, Sampdoria-Roma dhe Torino-Parma.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

“Italia i ngre në piedestal futbollistët”, De Ligt: Në Holandë jam djalë i thjeshtë

Publikuar

-

Nga

Matthijs De Ligt ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet holandeze dhe ka folur shumë mbi mënyrën e tij të thjeshtë të jetesës dhe mënyrës sesi i trajtojnë futbollistët në Itali dhe Holandë. Mbrojtësi i Juventusit tregon ndryshimin e madh.

“Nuk vishem me rroba të shtrenjta të dizenjuara vetëm për mua. Jam vetvetja dhe nuk do më shihni asnjëherë të shkoj në stërvitje me një kostum të dizenjuar vetëm për mua. Profesioni im është futbollist. Dua të jem yll në fushë. Ndonjëherë qeshim në klub për rrobat që vesh.

Por kjo nuk ka rëndësi për mua. Ndihem mirë për mënyrën sesi sillem dhe vishem. Gjëja më e rëndësishme është të bëj mirë në fushë. Atëherë të repsektojnë më shumë sesa kur vishesh me rroba të shtrenjta. Në Itali, pavarësisht nëse bën mirë ose keq, mbetesh hero për tifozët.

Këtu të ngrenë në piedestal dhe presin shumë nga ty. Në Holandë isha një djalë normal, që luan futboll. Në Itali futbollistët janë mbi shoqërinë. Më pëlqen vlerësimi që të japin këtu, por më pëlqen gjithashtu të eci në rrugët e Holandës i shpenguar dhe i pashqetësuar nga tifozët”, tregon De Ligt.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Paraqitja pozitive në derbi, mediat italiane i thurin elozhe Kumbullës

Publikuar

-

Nga

Roma mposhti ditën e djeshme Lacion në derbin e kryeqytetit. Verdhekuqtë fituan ne rezultatin e pastër 2-0, ndërsa pjesë e sfidës prej minutës së 37 u bë edhe Marash Kumbulla, i cili zëvendësoi Ibanez të dëmtuar.

Mbrojtësi shqiptar tregoi një performancë të mirë, e kjo reflektohet edhe te notat nga Eurosport pas ndeshjes. Kumbulla vlerësohet me notën 6.5, ndërsa theksohet se administroi mirë mbrojtjen.

Kumbulla, 6.5- “Administron mirë prapavijën dhe ndonjëherë ka dëshirën për të shkuar përpara”, ishte përshkrimi i Eurosport për Kumbullën.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Tare nuk e kapërdin dot humbjen e Lacios në derbi, bën sherr me futbollistin e Romës

Publikuar

-

Nga

Sot është luajtuar derbi i kryeqytetit italian, ku Roma ka mposhtur me shifrat 2-0 Lacion. Bardheklatrit patën mundësinë për të kaluar të parët në avantazh, por anësori do të ndalte festën e Muriqit. Goli i sulmuesit shqiptar anulohet për pozicion jashtë loje në minutën e 31-të të takimit, çka do të trazonte situatën në pankinë.

Juan Jesus provokon skuadrën e Lacios me gjestet e tij që nga stoli ku ndodhej së bashku me shokët e tij të skuadrës. Veprmiet e tij nuk i ka kapërdirë lehtë Igli Tare, që sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, ka shkuar në pankinën kundërshtare ku është sqaruar nga afër me mbrojtësin e Romës. Më pas drejtori sportiv shqiptar është kthyer në vendi ne tij pranë Lotitos, të cilit i ka shpjeguar dhe situatën e ndodhur.

LEXO TE PLOTE