Connect with Us

Koalicion me PD-në?/ Melisa Braci: S’jemi kundër partisë “nënë”, refuzojmë Bashën

Politikë

Koalicion me PD-në?/ Melisa Braci: S’jemi kundër partisë “nënë”, refuzojmë Bashën

Publikuar

-

Melisa Braci le të hapur mundësinë e koalicionit me PD/ S’mund të jemi kundër partisë “nënë”

Kandidatja për deputete, Melisa Braci, e ka cilësuar Lëvizjen për Ndryshim si alternativën dhe zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e Shqipërisë.

Braci tha për CNA.al se shqiptarët janë të lodhur nga majtizmi dhe programet utopike të politikanëve të inkriminuar.

Lëvizja për Ndryshim” është alternativa dhe zgjedhja më e mirë si për të tashmen, ashtu dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Si një parti e themeluar nga të rinj të mirëshkolluar e të pakorruptuar brenda e jashtë vendit, me në krye një lidere që ka një identitet politik të pastër e me integritet, besoj që jemi oferta më e mirë në tregun tonë politik të baltosur nga korrupsioni, kryetarokracia dhe krimi. Kjo ofertë është serioze, e djathtë dhe e prekshme. Shqiptarët janë të lodhur nga majtizmi dhe programet utopike. Sidomos kur këto proklamohen nga politikanë të stërprovuar e të inkriminuar, bëhen dhe më të lodhshme për qytetarët. Prandaj, ne jemi oferta e ndryshimit. Sepse jemi ndryshe nga ata, si në ide , si në program, si në qasje, ashtu dhe në integritetin personal”, u shpreh ajo.

Në një prononcim për CNA.al, kandidatja për deputete la të hapur mundësinë e bashkëpunimit të Lëvizjes për Ndryshim me Partinë Demokratike.

LEXO EDHE:  Fillon Kuvendi i Kombëtar i PD-së/ Demokratët “protestë” kundër Bashës

Ajo deklaroi se shumica prej anëtarëve të LN-së i kanë rrënjët nga PD dhe s’mund të refuzojnë koalicionin me partinë “nënë”, por nënvizoi se ata po refuzojnë Republikën e Re të Lulzim Bashës.

Nuk mund të grupoj të gjitha partitë kryesore në një qëndrim. Çdo parti kryesore do e përjashtoja pa asnjë rezervë, përveç PD-së. Shumica prej nesh i kanë rrënjët politike nga Partia Demokratike dhe ne s’ mund e s’ jemi kurrë kundra koalicionit me partinë “nënë”. Ama, ka një dallim mes Partisë Demokratike dhe Republikës së Re që ka uzurpuar atë Parti. Pa ikur “ Republika e Re” nga lidershipi i PD-së shanset për koalicion mes nesh janë po aq zero sa me partitë e tjera. 3 liderët aktualë të këtyre partive ose sekteve partiake s’ meritojnë më besimin as provën. E kanë treguar që janë bashkë për korrupsion, për marrëveshje të fshehta dhe për interesa personalë, kurrë për interesin kombëtar. Basha, Rama, Meta (Kryemadhi) s’ meritojnë besimin e askujt”, theksoi Braci./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

Publikuar

-

Nga

Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar se hapja e kutive të Beratit ka faktuar masakrën zgjedhore, siç e quan ai 25 prillin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se janë evidentuar me dhjetëra raste të votimit të dyfishtë. Ndërkohë, sipas tij, KQZ ka futur duart në kutitë e materialeve zgjedhore.

Regimi i plotë:

Hapja e kutive te Beratit i nxjerr bojen totalisht masakres zgjedhore te 25 prillit!

Dhjetëra raste te votimit te shumefishte!

19 persona kane votuar 53 here kjo eshte konstatuar vetem ne disa kuti te hapura te Beratit.

Skandal, KQZ fut duart ne kutite e materialeve zgjedhore. Fut nga jashte materiale qe nuk jane ne kutine e materiale zgjedhore.

Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numeruesit socialiste, dhe nga hapja e sotme e kutive, qe nuk ndodhet ne kutite e materialeve zgjedhore, eshte futur dorazi nga jashte nga ana e administrates se KQZ duke kompromentuar te gjithe procesin

Ne kutite e materialeve qe u hapen nga vete KQZ, shenohet qarte qe mungojne raporti dhe kuponat PEI, nderkohe, nga persona te KQZ jane futur ne listen e materialeve dokumente te cilat nuk ndodheshin ne kuti duke shkaterruar totalisht procesin!

Masakren zgjedhore nuk e mbulon dot më askush.

Denoncimi dhe çmontimi i masakres zgjedhore mafioze mision i shenjte dhe pa kthim!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qytetarët e shkëmbyen me një thes miell”/ Kadilli-Bashës: E ke djegur mundësinë për të kandiduar sërish

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët e shkëmbyen me një thes miell”/ Kadilli-Bashës: E ke djegur mundësinë për të kandiduar sërish

Fatbardh Kadilli i cili është vetëshpallur për të marrë drejtimin e PD, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemoratit Basha, ku tha se shpresa që ai ngjallte të shqiptarët vlente sa një thes miell, ndaj dhe qytetaret nuk e besuan.

I ftuar në Report tv, ai tha se Basha e ka djegur mundësinë e tij për të kandiduar sërish, ndërsa përmendi dhe kauzat që ai ka lënë në mes, që sipas tij e bëjnë të pabesueshëm për qytetarët.

Një politikan nuk ka çfarë të provojë më se provoi dy herë dhe dështoi. E ka mbyllur ciklin e tij politik.

Basha e ka djegur mundësinë e kandidimit në aspektin moral. Njerëzit ishin mësuar se 8 mandate dhe ndërron pushtetin.

Ky vend ka nevojë për njerëz që nuk lënë kauza në mes, që nuk i braktisin, nuk shpikin kauz për të forcuar veten.

Pse nuk e besuan njerëzit Lulzim Bashën, ishte i pabesueshëm, sepse një kauz e lënë përgjysme i jep një shembull të keq qytetarit.

Qytetarët e shëkmëbyen Lulzim Bsshën me një thes me miell, spese shpresa e Lulzim Bashës sa një thes miell vlente”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jemin Gjana “merr në mbrojtje” Bashën/ Në statutin e PD-së nuk është parashikuar dorëheqja

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri në datën 13 qershor. Ky vendim u mor mbrëmjen e djeshme nga Këshilli Kombëtar dhe Karyesia, ku në garë deri tani janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

Ajo që bie në sy është se kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së u zgjodh Jemin Gjana. Ky i fundit, në një dalje për mediat nga selia blu ka marrë në mbrojtje Lulzim Bashën, duke deklaruar se në statutin e PD-së nuk është e parashikuar dorëheqja.

Do ia paraqesim pastaj kryesisë së partisë të dielën që do të mblidhet për të caktuar kandidaturat që ta miratojë bashkë me kandidaturat modelin që do operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka një detyrim statutor. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesë të tjera janë detyrime individuale. Do plotësohet një formular me të cilat do konkurrohet në kryesi për t’u miratuar”, tha Gjana.

LEXO EDHE:  Dhunë në protestën e 16 Marsit/ Zbardhet skenari i frikshëm

LEXO EDHE:  Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 73 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme   

Ditën e sotme grupi ‘Për PD-në’ reagoi në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike duke thënë se komisioni zgjedhor u ngrit në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me anëtarët e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Sipas Grupit “Për PD” nuk do të ketë zgjedhje të lira për kryetar nëse Lulzim Basha nuk jep fillimisht dorëheqjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE