LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kavaja e keqpërdorur për 30 vjet”/ Patozi: Kam vendosur të rikthehem me ide të re për ndryshim

16 Prill 2021, 11:39, Politikë CNA
"Kavaja e keqpërdorur për 30 vjet”/ Patozi: Kam vendosur

Kreu i Bindjes Demokratike nëpërmejt një statusi në rrjetet sociale ka shprehur se arsyen se pse ka vendosur të rikthehet në qytetin e Kavajës për të kandiduar.

Patozi theksoi se ka një ide për ndryshim për këtë qytet kaq të dashur për të duke e cilësuar si shtëpinë e tij.

?Kavaja është shtëpia ime. Sa më larg të jem, aq më shumë mungon. Është fëmijëria, rinia dhe ndoshta gjithçka unë jam sot. Ajo është një borxh i pashlyer për të gjithë ne që patëm një mundësi për ta mbështetur, por që ndoshta nuk e bëmë aq sa duhet. Ata, që e keqpërdorën dhe e harruan atë për 30 vjet, janë sot po aq të vendosur ta bëjnë prapë. Duhet ta dini se nuk është rastësi që në listat e tyre për deputetë nuk ka asnjë kavajas. Është kjo arsyeja pse kam vendosur të rikthehem në shtëpi me një ide të re për ndryshim, e cila nuk vlen vetëm për qytetin tonë?, ka shkruar Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga