Connect with Us

Kandidati i Bashës nën hetime/ SPAK e merr në pyetje

Politikë

Kandidati i Bashës nën hetime/ SPAK e merr në pyetje

Publikuar

-

Kandidati i Partisë Demokratike në Shkodër Zef Hila po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare në SPAK se Hila është thirrur para dy ditësh në Prokurori.

Ne kontaktuam kandidatin demokrat për të ditur qëndrimin e tij me thirrjen në SPAK, në këtë kohë fushate, kur një javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare.

Ai e mohoi kategorikisht se është thirrur në Prokurori, ndërkohë mesa duket SPAK po përpiqet që të qëndrojë jashtë fushatës elektorale dhe politike, duke u përpjekur që t’u japë hapësirë edhe kallëzimeve që po bën PD, pranë këtij institucioni, në këtë periudhë.

Për shkak të fushatës parazgjedhore, SPAK, duket se ka zgjedhur të qëndrojë jashtë akuzave, se po përdoret nga politika.

Por, me sa duket me datën 26 Prill do të kemi surpriza.

Zef Hila, i cili ndodhet i pesti në listën e Partisë Demokratike të Shkodrës, ka qenë për një kohe të gjatë kryetar i komunës së Bushatit, si dhe më pas në vitin 2015 u zgjodh kryetar i Bashkisë Vau i Dejës.

LEXO EDHE:  Rama sulmon PD-në nga Vlora/Pse i ka shpallur luftë gjithë botës

Në media më herët është raportuar se Hila ka qenë në hetim nga Prokuroria e Shkodrës.

Në shkresën e datës 21.09.2020, të Prokurorisë së Shkodrës, të publikuar më herët në media, thuhet: “Për qëllime të procedimit penal nr 1684, kërkojmë të na dërgoni fotokopje të njësuar me origjinalin, të dokumentacionit që është administruar në 29 leje ndërtimi/zhvillimore, fotokopje e të cilave u bashkëlidhet shkresës. Për arsye afatesh hetimi, të na ktheni përgjigje brenda 5 ditëve nga marrja e shkresës”.

Shkresa mban firmën e kreut të Prokurorisë së Shkodrës Albert Murçaj.

Faza e mëpastajme e këtij “procedimi penal”, siç thuhet në shkresë, ende nuk mësohet në detaje, pasi bëhet fjalë për çështje që janë brenda sekretit hetimor.

Kujtojmë se në vitin 2019, Zef Hila u shkarkua nga detyar e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pas sulmeve të dhunshme të ndodhura në KZAZ –në nr 6 në Bushat.

Ishte kryeministri Edi Rama që bëri publik vendimin e marrë, sipas të cilit Hila jo vetëm do shkarkohej,  por edhe do të ndiqej penalisht./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha nuk u bë lider”/ Kajsiu: Nuk krijoi një fabul për opozitën, mendoi se i erdhi radha

Publikuar

-

Nga

Lektori Blendi Kajsiu, thotë se kreu i PD, Lulzim Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën.

Sipas tij, PD u fut në zgjedhje duke menduar se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën.

“Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën. Nuk krijoi një ide pse duhet të vinte në pushtet opozita. Ata u futën në zgjedhje se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën. Këtë e tregonin të gjitha sondazhet. PD doli aty dhe tha se nuk kanë nga të shkojnë njerëzit dhe tek ajo do të shkonin”, u shpreh ai në studion e PolitikOn./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetshpall kandidat për kreun e PD/ Kadilli: I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli është vetshpallur kandidat për të qenë në krye të Partisë Demokratike ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.

I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më keshë përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhet e 25 Prillit/ Gjekmarkaj: Vjedhja e votave tragjedi e demokracisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Deputeti i zgjedhur i PD në Lezhë Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve është tragjedi e demokracisë shqiptare.

I ftuar në studion e “Real Story” ai deklaroi se kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, por ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandwich.

Unë mendoj që temat e emisionit këto dy javë duhet të kishin pasur në fokus si u vodhën zgjedhjet. Mendoj që shumica e shqiptarëve e besojnë. Narrativa ndryshon kur je në studiot e Tiranës dhe tjetër është kur je me statusin e dëshmitarit në një histori. Ndoshta unë do kisha pasur tjetër qasje nga një studio televizive, ndryshe kur merr informacion në gjithë Shqipërinë se çfarë ka ndodhur.

Nuk është term i fortë sepse më duket term i vërtetë, tragjedia e demokracisë shqiptare, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve, por kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, sigurisht ka pasur ndonjë tentativë për prishje fletësh votimi, ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandëich dhe kanë ndikuar në të gjitha format e mundshme që të trukohet dhe të ndryshojë vullneti i elektorëve në kutinë e votimit dhe pjesërisht ia kanë dalë duke ia hequr një sasi mandatesh opozitës shqiptare, duke penguar ardhjen e saj në pushtet me artifice.

Kush janë këto artifice? Janë disa, i ka renditur PD në ankimin që i ka çuar KAS. Përdorimi i parave të tërmetit, menaxhimi i vaksinës dhe pandemisë, punësimet e paligjshme që u bënë, fryrja e administratës, forma më tipike siç janë aleancat në qytete të caktuara me grupe të njohura për kriminalitet”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE