Connect with Us

Ftesa për bashkëpunim/ Basha: Rama kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim

Politikë

Ftesa për bashkëpunim/ Basha: Rama kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim

Publikuar

-

Kreu i PD Lulzim Basha ka reagura sërish lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga Ndroqi Basha ka thënë se sipas tij Rama e ka kuptuar se do humbasë e prandaj kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim.

Por Basha thotë i vendosur se përgjigjia e tij është “jo”. Ai gjithashtu përsëriti se nuk mund të ketë bashkëqeverisje me Ramën, duke thënë se ai për 8 vite me radhë dështoi.

“Sot kam një thirrje për socialistët dhe socialistet e ndershëm, për mbështetësit e Partisë Socialiste në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë dhe bashkohen me ndryshimin po dhe ata të cilët në zemrat e tyre e dinë që nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona! Ne jemi një familje, një popull, një komb. Ju keni vuajtur njësoj si të gjithë, të njëjtat sfida, të njëjtat probleme, keni të njëjtat shpresa, të njëjtat dëshira, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftoj ejani, bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, përballueshmërinë e çmimeve të përditshme do të bëj të mundur për çdo shqiptar të ndjej përfitimet e ndryshimit që tashmë e ndjej mes jush, shpresës që ka ardhur.

Ndryshimit që do ta bëjmë realitet të gjithë së bashku. Për 8 vite me radhë, për 8 vite të gjata Edi Rama dështoi në çdo fushë. Shikojeni Ndroqin, shikojeni fshatrat dhe qytetet tona, është sikur mos të kishim patur qeveri fare! 8 vite me radhë dështoi dhe tani po troket prapë në derë për të kërkuar edhe 4 vite të tjera! Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim! Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është jo! Përgjigjja ime është jo, sepse siç e ka thënë dikur vet: kur ke patur 8 vjet dhe nuk i ke arritur dot ato që ke premtuar, në fakt s’ke arritur asgjë, nuk i arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë edhe vëllezërit e motrat tona socialiste e dinë se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, rreziku më i madh për shqiptarët, rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tret për Edi Ramën.

Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur. Por etja për ndryshim e shqiptarëve do të kthehet në realitet më 25 prill. 9 ditë na ndajnë, fati i shqiptarëve është në dorën tuaj, fati i familjeve shqiptare është në dorën tuaj prindër, fati i prindërve tuaj është në dorën tuaj rini e Ndroqit, e Tiranës, e mbarë Shqipërisë”, tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili tha se kjo gjë është e turpshme.

Sipas tij, dreka e sotme tregon se çfarë gare do të ketë dhe cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

“Unë nuk kam prova për këtë gjë, por njerëz të njohur më kanë garantuar se është kështu, por nuk është çudi. Është komisioni i tij, pse mos hajë drekë, por është e turpshme, tregon çfarë gare do të ketë, cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

E para e punës ky komision ka një detyrim. Jemin Gjana dhe të tjerët duhet të marrin një vërtetim që nuk kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Nuk kam dyshime për asnjë njeri, është detyrim si për çdo deputete.

LEXO EDHE:  Rama tallet keqazi me Bashën/ Revolucioni u bë, por mediat e kapura e censuruan

LEXO EDHE:  “25 prilli ishte masakër zgjedhore”/ Basha i ‘zbraz’ ankesat ministres austriake: Ka pasur manipulime masive

Veprimet që kryhen në një nivel kaq mikro, kaq të ulët në dukje, janë vendime të rëndësishme jo vetëm se kush do të drejtojë PD-në. Është injorancë e paparë edhe e mediave tona, edhe e gazetarëve, që thonë se ça ndodh brenda partive nuk më intereson, mua më intereson kush do të fitojë”, nënvizoi Imami./ CNA.al

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ “Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë”

Publikuar

-

Nga

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

“Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh”, u shpreh ai në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

LEXO EDHE:  “Nuk kam pritshmëri nga Yuri Kim”/ Manjani: Pres që Rama ta çojë deri në fund këtë marrëzi

LEXO EDHE:  “Nuk kam pritshmëri nga Yuri Kim”/ Manjani: Pres që Rama ta çojë deri në fund këtë marrëzi

Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në BE, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nesër do të mblidhen krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se e kishte uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe kishte diskutuar me të lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që u takova sërish me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E Urova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova me të zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në Twitter Lajçak.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

LEXO EDHE:  Revoltohet “kaubojsi” i Ramës: Ka ardhur koha t’i hedhim ca politikej në plehra!

LEXO EDHE:  Topalli dhe Patozi me listë të përbashkët në zgjedhje/ Koordinatori i BD: Me PD jemi ndarë në koncept

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik./euronews

LEXO TE PLOTE