Connect with Us

Ftesa e Ramës për Bashës/ Erla Mëhilli zbërthen lëvizjen e kryeministrit

Politikë

Ftesa e Ramës për Bashës/ Erla Mëhilli zbërthen lëvizjen e kryeministrit

Publikuar

-

Perceptimi i qytetarëve për partinë fituese/ Mëhilli: Opozita nuk ka krijuar besim tek publiku

Ish zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për kreun e PD, Lulzim Basha.

Sipas saj, Rama e bëri këtë lëvizje për dy arsye.

“Është një lëvizje politike, Rama duket se po kërkon të bëjë ate qe duan shqiptaret, një politikë normale larg konflikteve. Zoti Rama e bën për dy arsye nga njëra anë është diversion politik i pastër. Pas marrëveshjes së 17 majit ne tavolinat e konspiracionit ka ekzistuar kjo teoria që marrëveshja mes Ramës e Bashës nuk ka përfunduar ndonjëherë. Tenton te hutoje votuesin me kete. Nga ana tjetër kërkon të nervozojë LSI-në dhe presidentin Meta. Per kete te fundit duket se ja ka arritur qellimit sepse nga deklaratat e esidentit Meta eshte e qarte qe ka nervozizem. Për çështjen e diversionit politk ai nuk ka çfarë humbet, u shpreh Mëhilli në studion e Euronews/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Strukturat e PD drejt shpërbërjes/ Largohet drejtuesi i grup seksionit 7

Publikuar

-

Nga

Këshilltarët izraelitë marrin në dorë fushatën e PD/ Zbulohet kush janë dy lëvizjet e fundit

Nuk ndalen largimet nga PD, e cila humbi në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtarë.

Drejtues të grup-seksioneve apo drejtues të degëve të zhgënjyer kanë vendosur të dorëhiqen nga detyrat që kanë mbajtur.

Njëri prej tyre është edhe Albano Stolaj, pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dega 5 dhe kryetar i grup-seksionit numër 7.

S’do jem më pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, dega numër 5.

Se sa demokrat jam s’kam nevojë të flas për veten time.

Si kryetar seksioni falënderoj të gjithë votuesit e Partisë Demokratike e gjithë strukturat e grup-seksionit 7 për besimin e punën që kemi bërë,  këto 8 vite opozitë.

Si sekretar i çështjeve zgjedhore dhe i aksionit opozitarë, falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ishte ai që me donte në këtë post”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Basha del zbuluar/ Thotë gjithmonë të kundërtën e asaj që bën

LEXO EDHE:  Video/ Rrjetet sociale "kryqëzojnë" Ramën

Më tej Stolaj ka hedhur dritë edhe mbi një të vërtetë tjetër, duke treguar se çfarë ndodh me emërimet në struktura dhe se çdo emërim është sa për sy faqe. Pra thjesht emërim në letër.

“Por z. Basha nuk e dinte që në këtë degë postet janë sa për numër dhe se për të gjitha vendos vetëm njëri.

Prandaj s’kam kë falënderoj tjetër se postin e kisha sa për ta pasur, por nuk funksionojë ansjëherë”, shprehet më tej ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lisandër Hoxha jep alarmin/ “Sot ringrihet ose shuhet logoja e PD”

Publikuar

-

Nga

Lisandër Hoxha jep alarmin/ “Sot ringrihet ose shuhet logoja e PD”

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka folur mbi zhvillimet që pritet të ndodhin në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe Këshilli Kombëtar të PD.

Hoxha theksoi se mbledhja e sotme është një moment historik, pasi sot vendoset nëse do të ndodh ringritja apo fundi i saj.

Në një intervistë për Fax News ai shton se nëse bëhet një analizë e humbjes dhe një garë e ndershme, atëherë mund të jetë dita e ringritjes së PD.

“Janë 600 e ca mijë votues të Partisë Demokratike që presin të ndodhë diçka. Sigurisht pas 12-vitesh opozitë, klima duhet të ndryshojë, gjërat duhet të ndryshojnë. Kërkohet një lloj guximi për të dalë përtej stabilokracisë, që ne mbajmë ata dhe ata na mbajnë ne. Kërkoj përgjegjshmërinë e anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike si organi më i lartë drejtues në parti ditën e sotme.

Sigurisht debate do të ketë si në Kryesi dhe në Këshill, por produkti i mbledhjes është historik. Historia është e ftohtë, mbahen mend dy gjëra, themelimi i Partisë Demokratike dhe ringritja nëse do të ndodhë sot, ose fundi i kësaj logoje, fundi i historisë të kësaj partie që rrëzoi komunizmin. Të dyja janë në lojë sot, kështu që pres me padurim që PD të shpallë një strategji të re.

E para të hapet debati politik se nuk kemi asnjë ngut për të bërë gara të ngutshme. Të pyeten ata që janë lodhur në fushatë, drejtuesit e strukturave, anëtarët dhe simpatizantët pa kushte të së djathtës, të pyetën, të dëgjohen se të gjithë e kanë një argument përse humbëm. Të bëhet kjo analizë e thellë dhe më pas ata që kanë platformat e ringritjes së partisë t’i paraqesin dhe të zgjidhet më i miri”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shpërthejnë” largimet në PD/ Anëtari i FRPD: Nuk e gjej më veten tek kjo forcë politike

Publikuar

-

Nga

“Shpërthejnë” largimet në PD/ Anëtari i FRPD: Nuk e gjej më veten tek kjo forcë politike

Anëtari i FRPD, Ares Ypi ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e strukturave të FRPD dhe PD.

Ai shprehet se, ky nuk ishte një vendim i lehtë pasi është rritur me frymën e Partisë Demokratike, por nuk e gjente më veten tek kjo forcë politike.

Ai shkruan se si anëtar i kryesisë së FRPD, ky ishte një gjest ku tregon se mban përgjegjësi për humbjen e PD në zgjedhje.

Të dashur miq, dashamirës, bashkëpunëtorë dhe demokratë. Duke filluar nga sot nuk do të jem më pjesë e strukturave të PD dhe FRPD.

Nuk ishte një vendim i lehtë pasi jam lindur e rritur nën frymën e Partisë Demokratike, por pas kaq vitesh kontribut edhe përkrahje unë nuk e gjej më veten te kjo frocë politike, përpos këtij fakti me këtë gjest unë mbaj përgjegjësitë e mia si anëtarë i kryesisë së FRPD për humbjen e PD në zgjedhje.

Ka ardhur koha edhe për mua si i ri, që të shoh angazhimet e mia personale. Miqve të mi në atë parti i ruoj çdo të mirë e çdo sukses pasi e vetmja pasuri që kam përfituar nga PD është njohja me miq të mrekullueshëm. Gjithmonë në zemrën time”, shkruan Ares Ypi në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE