Connect with Us

Filozofi i Monës tallet me qytetarët e Korçës/ Padi, paçavure dhe letra boshe në SPAK

Politikë

Filozofi i Monës tallet me qytetarët e Korçës/ Padi, paçavure dhe letra boshe në SPAK

Publikuar

-

Kryemadhi akuza qeverisë/ Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim

Bëmat e Endrit Braimllarit në këtë fushatë, nuk kanë të ndaluar.

Është e drejta e tij të bëjë politikë, të provokojë, të bëjë padi, por jo të tallet me qytetarët e Korçës. Së fundmi ai doli dhe trumbetoi në media se ka bërë padi në SPAK ndaj Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit disa prej drejtorëve të tij.

Të ndjekësh një çështje në rrugë ligjore për një të drejtë, është hapi minimal që mund të bëjë një qytetar, një politikan, por Endrit Braimllari, është tallur me njerëzit.
Padia që ai ka bërë ndaj Peleshit dhe të tjerëve është qesharake, me pak fjalë është një paçavure.

Mund të çosh në SPAK, Niko Peleshin, drejtorë apo këdo zyrtar tjetër, por duhet të kopsitësh dokumentacionin dhe jo me një kallëzim formal, sa për t’u hedhur hi sy njerëzve se çfarë po bëj, apo për t’iu thënë se unë nisa një betejë me Niko Peleshin.

Fillimi i reshjeve të shiut në Korçë/ Braimllari: Pushteti lokal duhet të marrin masa!

I gjithë qëndrimi që ka Endrit Braimllari në fushatën e tij është një qasje kundër tij, duke thënë se socialistët kanë ikur tek LSI edhe pse ai nuk ka kapacitet politik të tërheqë të pakënaqurit e PS.

Socialistët e pakënaqur kanë të drejtë të bëjnë lëvizje, ndërsa Braimllari merr e çon Niko Peleshin në SPAK bashkë me drejtorët dhe për më tepër pa asnjë provë.

Reagimi i tij dhe konferencën e mbajtur në Korçë ishin banale. Kjo për shkak të gjuhës së përdorur nga ai. Ishte gjuhë fyese dhe rrugeçërish dhe nga ana tjetër për ta larë këtë ai zgjodhi të shkonte në SPAK.

LEXO EDHE:  "Rama kërcënon deputetët"/ LSI drejt shkërmoqjes?

Duke parë se çfarë ka ndodhur, Braimllari ka shkuar në SPAK dhe është tallur me një letër, me një paçavure, të cilën po e sjellim më poshtë.

Nga ana tjetër Braimllari është i kallëzuar në Prokurori, për shpifje dhe fyerje, nga tre palët që ai çoi në SPAK me një letër paçavure.

Po sjellim një nga paditë kundër Braimllarit, i cili tallet me njerëzit. Ja, si bëhet një padi që tregon se kush e ka seriozisht për të bërë një betejë ligjore me palën tjetër politike dhe se kush po tallet.

Endrit Braimllari nuk mund të tallet me korçarët, me një paçavure, si ajo më lart për të marrë vota, pasi nesër nuk shkel më në Korçë dhe kështu ka për të ndodhur.

Këtë show, qytetarët duhet t’ia përkthejnë në vota, ta votojnë kundër, ta bojkotojnë. Sepse po tallet me ta, iu thotë se po bën padi, kallëzime me letra bosh, duke i dërguar në SPAK, vetëm për të nxitur opinionin se gjoja është trim.

Në fakt trimëria duhet të tregohet me mençuri, në këtë rast me padi serioze, që vërtet të kryqëzohet Niko Peleshi.

Ky i fundit ka një mijë gjëra për t’u kryqëzuar bashkë me stafin e tij, por Endrit Braimllari nuk po bën këtë, por po tallet me qytetarët për pikë politike.
Por, filozofi i Monës nuk mund të tallet me qytetarët e Korçës, me letra boshe dhe paçavura, pasi do të përballet me “grushtin e fortë”, të atyre që sot tallet dhe i gënjen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Eliminohen radhët e gjata”/ Rama publikon videon nga Drejtoria e Transportit Rrugor

Publikuar

-

Nga

Humbja e LSI në zgjedhje/ Rama: Nuk është më faktor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon se si janë transformuar zyrat e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier dhe Lushnje. Rama shprehet se këto zyra ofrojnë rreth 197,000 shërbime në vit duke shmangur radhët e gjata.

“Ja si janë transformuar zyrat e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier dhe Lushnje, të cilat ofrojnë rreth 197,000 shërbime në vit, duke eliminuar radhët e gjata dhe shërbyer me shpejtësi e transparence”, shkruan Rama./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qerosi-Lul, luftë me kuçedrën, Qeveri/ Lisandër Hoxha: PD ndodhet në prag të vetëvrasjes

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit të PD-së/ Lisandër Hoxha bën thirrjen e fortë: Nesër është dita

Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, ka radhitur humbjet e njëpasnjëshme të kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Beteja, na thonë, sapo ka filluar edhe pse kaluam 8 vite në opozitë. Qeveria përballë ka marrë akuza dhe atribute, të cilat kanë më shumë karakter folklorik, se sa real. Kuçedra-Qeveri dhe qerosi Lul, që lufton me të heroikisht për të shpëtuar fshatin”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Sipas të njëjtit, shpresë për PD-në, është vetëm një lider i ri me platformë të re.

Deklarata e plotë:

Kronika e opozites se trete. Kane kaluar vetem 21 dite nga kjo opozite e trete, dhe jane akoma edhe 1439 dite te veshtira perpara. Beteja, na thone, sapo ka filluar edhe pse kaluam 8 vite ne opozite. Qeveria perballe ka marre akuza dhe atribute, te cilat kane me shume karakter folklorik, se sa real. Kuçedra qeveri dhe qerosi Lul, qe lufton me te heroikisht per te shpetuar fshatin.

Ja psh., ne zgjedhjet lokale te Korçes se 2013 na u tha se zgjedhjet nuk i humbem, por na i vodhi Rama me 2000 lekeshe studenteve. Zgjedhjet lokale te 2015, pas reformes se braktisur nga ne, i fitoi Rama me klanet e droges.

Zgjedhjet lokale te Dibres 2016, pas skandalit te Shukriut, na i bleu banda Lala dhe klanet e droges. Zgjedhjet e Pergjithshme te 2017, edhe pse i morem gjysmen e qeverise, na i vodhi Rama me bandat dhe klanet e droges. Me pas i falem Rames te gjitha bashkite dhe 34 mije nepunes publik.

Te kthyer si ne 1992, pa asnje pushtet, u vodhem perseri nga bandat dhe krimi ne 2021. Kjo eshte shkurtimisht historia dhe alibia e 8 viteve opozite. Tani i njejti qeros kerkon perseri mandat Kryetari per te mundur Kuçedren per zgjedhjet lokale dhe ato politike. Me kete projekt e kam te qarte alibine ne 2025 per hajdutet e votave dhe betejen e re per voten e lire. Nga ana tjeter na eshte thene se çdo i perjashtuar nga PD qenka shitur tek Rama.

Pra pas 20 vitesh karriere politike, nje grup i madh ish drejtuesish politik dhe ish zyrtaresh te larte publik vendosen t’i vene vetes nje çmim dhe dolen nga PD per t’i sherbyer Edi Rames! Ata ishin e keqja dhe targeti i PD per shume kohe. Faji eshte i atyre qe ka larguar Kryetari sepse ata jane te shitur tek armiku. Keto shprehi staliniste nuk jane diçka e re ne Shqiperi. Ato kane nje shekull qe qarkullojne lirisht ne mendesine e kesaj shoqerie. Stalini i ri pa mustaqe i zevendesoi te gjitha organet e partise me burokrat dhe maxhordom duke e pamundesuar rritjen ritmike te besimit ne shoqeri. Aty nuk mbeti askush qe te krijonte kunderpeshen ne zonat tona elektorale dhe humbjet nuk ishin me nje mundesi, por nje realitet i pritshem.

LEXO EDHE:  Ilir Meta blen qytetarët me shafran?!

LEXO EDHE:  Spartak Braho tregon të vërtetën e “çantës së zezë”/ LSI gaboi rëndë kur…

Kjo klime konflikti ne dem te PD arriti kulmin kur organet e larta te kesaj force, si Kryesia dhe Keshilli Kombetar moren karakter koperativist duke u mbushur pa asnje kriter me zera ithtaresh dhe jo me individe te pergjegjshem politikisht. Te ndodhur perballe ketij realiteti e kam te sigurte se PD ndodhet ne prag te vetevrasjes. Fundi politik i logos dhe partise qe e deshem shume eshte shume afer.

Per nje qeros qe se mund dot kurre kuçedren po japim ne shtepine tone sot? E kam fare te qarte se koperativistet do te kritikojne ashper trockistet dhe do jene krenar me liderin humbes duke e çmontuar perfundimisht edhe besimin e demokratit me te zellshem. Sot PD mund te bjere nga kategoria dhe nuk luan me ne skenen e madhe politike sepse me ate qeros vetem humbje do te kemi.

Edi Rama eshte nje vemje dhe jo nje kuçeder. Ai mundet sapo ne parti te kthehet besimi dhe bashkimi i se djathtes mbi parime dhe jo mbi karrige. Nje lider i ri me platforme eshte e vetmja shprese per PD.

Sot eshte dite historike, e cila ndan perfundimisht fatin politik te forces tone.

Rama ik! Rilindje shporru!

Zoti i bekofte demokratet!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta mban zvarrë Komisionin e Vettingut/ Presidenti shkel hapur Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që prej dy muajsh funksionon me një anëtar më pak.

Nga 7 anëtarë që duhet të ketë, ashtu siç e përcakton Ligji për institucionet e Vettingut, KPA ka vetëm 6 anëtarë.

Kujtojmë se me 8 Mars 2021, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi me formë të prerë dënimin me 6 muaj burg për ish-anëtarin e Komisionit të Pavarur të Apelimit,  Luan Daci.

Ky i fundit ka firmosur në një sërë vendimesh që me ngritjen e KPA, pra nga viti 2017 deri në vitin 2020, kur është pezulluar nga detyra.

Meta shkel Kushtetutën

Sipas “Ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, është  detyrë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që të hapë garën për vakancën në KPA.

CNA.al ka raportuar edhe më herët për këtë skandal të Presidentit, i cili ka zgjedhur të shkelë detyrimet kushtetuese dhe ligjore, ndërkohë që nga ana tjetër del dhe thotë se është në mbrojtje të Kushtetutës.

Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë”, thuhet në nenin 7, pika 1, të Ligjit Nr. 84/2016.

LEXO EDHE:  Ilir Meta blen qytetarët me shafran?!

LEXO EDHE:  “LSI drejt shkrirjes”/ Fadil Nasufi tregon arsyet e “diarresë” në partinë e Metës

Por, e çuditshme është edhe heshtja e KPA-së, e cila nuk ka reaguar deri më tani për plotësimin e vendit vakant që la Luan Daci.

KPA nuk ka asnjë pengesë që ta adresojë institucionalisht dhe publikisht problematikën e krijuar me vakancën e një prej anëtarëve të tij.

As institucioni i Avokatit të Popullit, që duhej të ishte përfshirë në këtë rast, hesht.

Kur, Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga datat në të cilën vendimi penal ka marrë formë të prere, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

Por, të gjitha institucionet duket se kanë zgjedhur të heshtin, duke e lënë kështu Komisionin e Vettingut me 6 anëtarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE