LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E fton dhe e përçmon Bashën”/ Agron Duka “shpërthen” ndaj Ramës

16 Prill 2021, 06:32, Politikë CNA
“E fton dhe e përçmon Bashën”/ Agron Duka

Kreu i PAA, Agron Duka, njëherësh i dyti në listën e kandidatëve për deputet në koalicionin ?Aleanca për ndryshim?, ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama kundrejt kreut të PD-së Lulzim Basha.

Sipas të njëjtit Rama edhe e fton dhe e  përçmon Bashën.

?Kjo ftesë nuk është për të shpëtuar Shqipërinë por Ramën dhe oligarkinë. Kjo është papërgjegjshmëri  përballë papunësisë, varfërisë dhe ngecjes disa vjeçare në proçesin e integrimin europian.

Çfarë kredibiliteti do të ketë bashkëqeverisja me Ramën kur ai vazhdon me akuzat ditore shpifëse, përbaltuese  dhe përçmuese për Bashën dhe aleatët e tij në koalicionin “Aleanca për Ndryshim”?, është shprehur Duka.

 

Sipas të njëjtit, është koha që Shqiptarët të votojnë ndryshimin i cili në çdo rast fillon me largimin përfundimisht të Ramës nga lidhjet kriminale, nga babëzia dhe nga përqëndrimi i pushtetit politik absolutë tek ai dhe përqëndrimin e  pasurisë në vetëm 4-5 oligarkë preferencial.

?Bashkëqeverisja me Ramën është bashkëjetesë me krimin e rigjallëruar nga Rilindasit për të vjedhur vota edhe në 25 Prill.

Thirrja “Rama ik” nuk është  një parullë politike por një thirrje që buron nga shpirti i çdo të papuni, të varfëri, të çdo individi dhe biznesi që vuan nga keq-qeverisja Rrumpallë plot gjoba, arrogante dhe babëzi. Disa “rilindas” për pushtet absolut kriminalizuan politikën dhe ekonominë.

PAA – do të jetë aleate kredible edhe në qeverisjen pa ‘bashkëqeverisësin Rama’ që edhe përpara largimit nga pushteti – pikërisht në nëntor 2020 e uli buxhetin për bujqësinë në vetëm 57 qindarka në 100 lekë:, është shprehur më tej ai.

?Është koha për ndryshimin e madh?, ka vijuar më tek Duka në deklaratën e tij.

?Është koha për Ramën të kuptojë se koha e tij ka mbaruar.

Është koha që Rama t’a kuptojë se aleanca me krimin për të vjedhur vota për mbijetesë dhe imunitet personal do t’a bëjë më të madhe humbjen dhe më të rëndë dështimin dhe vendin e tij në histori si politikani që për pushtet absolutë kriminalizoi veten dhe Shqipërinë.

Fatin politik të Ramës e përcakton vetë Rama duke mos u kapur me thonjë të përgjakur pas karrikes kryeministrore. Por Ramën mund t’a shpëtojnë nga etja për pushtet absolut votuesit e 25 Prillit me votat plebishitare kundër modelit qeverisjes së rilindasve arrogantë dhe të babëzitur?, është shprehur Duka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga