Connect with Us

Drogë me ‘bidon’/ Olli ngre alarmin, çfarë po ndodh në Korçë

Politikë

Drogë me ‘bidon’/ Olli ngre alarmin, çfarë po ndodh në Korçë

Publikuar

-

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka treguar shqetësimet që ndeshin më shpesh gjatë takimeve me qytetarët në Korçë.

Në një intervistë për CNA.al, Olli u shpreh se janë një sërë shqetësimesh që shoqërojnë qytetarët, ndër më të rëndësishmet aspekti ekonomik dhe punësimi.

“Janë disa shqetësime thelbësore. E para është aspekti ekonomik dhe punësimi. Duket qartë se edhe në një qark si ai i Korçës, që dallon për përkushtimin dhe iniciativën e banorëve për të patur të mira materiale të bollshme, varfëria është ulur këmbëkryq! Keqmenaxhimi i vendit dhe mungesa e politikave reale që do të nxisnin banorët të investonin në ekonomitë e tyre apo bizneset personale e familjare kanë krijuar një klimë dëshpëruese”, u shpreh Olli për CNA.al.

Më tej ai theksoi se vjen edhe shqetësimi i dytë që lidhet ngushtësisht me humbjen e shpresës nga të rinjtë.

“Mendimi i vetëm që kanë është të largohen nga Shqipëria. Madje në formën e një humori të hidhur, banoret shpesh thonë se pandemia e pati një të “mirë”, nuk i lejoi fëmijët tanë të ikin. Por, e kuptoni se sa i trishtueshëm është ky moment”, tha Olli.

Sipas tij, një shqetësim tjetër është mungesa e barazisë jo vetëm në aspektin e biznesbërjes, por edhe të të drejtave më minimale të njeriut në raport me ligjin, dhe trajtimin nga ana administratës shtetërore.

“Individët e lidhur me pushtetin përfitojnë në forma ekstraligjore favore që krijojnë diskriminim të papajtueshëm me çdo normë apo kuadër ligjor në fuqi. Shëndetësia dhe arsimi, mungesa e rendit dhe sigurisë janë shqetësime po kaq madhore. Një shqetësim serioz dhe madhor që ndeshë në qendrat e bashkive respektive të qarkut, është edhe përhapja masive e përdoruesve të drogës, kryesisht nga të rinjtë. Është një situatë dëshpëruese ku sipas dëshmive të banorëve trafikantët e drogës kanë edhe suporte të forta nga segmente të uniformave blu.

Ky fenomen i frikshëm mbahet krejtësisht në heshtje nga organet shtetërore, çka ngre shumë pikëpyetje dhe dyshime për arsyet.
Ky fenomen i tmerrshëm jo vetëm që rrezikon në çdo moment jetën e përdoruesve, por ka krijuar drama sociale të dhimbshme, pasi dhjetëra familje kanë shitur shtëpi e katandi për të paguar drogën e konsumuar nga të afërmit e tyre. Heshtja totalisht e pajustifikueshme ndaj këtij fenomeni, mungesa e kapjes apo identifikimit të furnizuesve me lëndë narkotike, ku sipas dëshmive veçon një lloj që quhet ‘bidon’, ndoshta për nga forma konsumit, me forcë shumë të madhe varësie, është shndërruar në makthin e qindra familjeve në qark.

Shteti ka detyrimin më minimal që të ndryjë urgjentisht me të gjitha format për të ndalur këtë dramë sociale. Me të drejtë çdokush mund të pyesë se a mund ta bëjë këtë hap një regjim që kanabizoi gjithë vendin? Atëherë është koha të marrim fatet tona vetë në dorë dhe këtë mund ta dëshmojmë që më 25 Prill”, sqaron Olli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili tha se kjo gjë është e turpshme.

Sipas tij, dreka e sotme tregon se çfarë gare do të ketë dhe cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

“Unë nuk kam prova për këtë gjë, por njerëz të njohur më kanë garantuar se është kështu, por nuk është çudi. Është komisioni i tij, pse mos hajë drekë, por është e turpshme, tregon çfarë gare do të ketë, cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

E para e punës ky komision ka një detyrim. Jemin Gjana dhe të tjerët duhet të marrin një vërtetim që nuk kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Nuk kam dyshime për asnjë njeri, është detyrim si për çdo deputete.

LEXO EDHE:  Shqipëria, vend i rëndësishëm për trafikun dhe përpunimin e drogave

LEXO EDHE:  Votimi elektronik/ PD propozon dy qarqet ku mund të aplikohet projekti pilot

Veprimet që kryhen në një nivel kaq mikro, kaq të ulët në dukje, janë vendime të rëndësishme jo vetëm se kush do të drejtojë PD-në. Është injorancë e paparë edhe e mediave tona, edhe e gazetarëve, që thonë se ça ndodh brenda partive nuk më intereson, mua më intereson kush do të fitojë”, nënvizoi Imami./ CNA.al

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ “Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë”

Publikuar

-

Nga

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

“Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh”, u shpreh ai në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

LEXO EDHE:  Alarmi i Kryemadhit / Ju tregoj 3 arsyet pse vendi po rrëshqet në diktaturë

LEXO EDHE:  Grabitje në qendër të Korçës/Emigrantit i marrin një shumë të madhe parash

Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në BE, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nesër do të mblidhen krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se e kishte uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe kishte diskutuar me të lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që u takova sërish me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E Urova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova me të zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në Twitter Lajçak.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

LEXO EDHE:  Statistikat e INSTAT/Zbulohen qytetet me më shumë pijanecë dhe duhanxhinj

LEXO EDHE:  Alarmi i Kryemadhit / Ju tregoj 3 arsyet pse vendi po rrëshqet në diktaturë

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik./euronews

LEXO TE PLOTE