Connect with Us

“Do ta tresim LSI-në”/ Braho: Meta i çmendur, krijon çeta vagabondësh

Politikë

“Do ta tresim LSI-në”/ Braho: Meta i çmendur, krijon çeta vagabondësh

Publikuar

-

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Beratit, Spartak Braho, gjatë një takimi elektoral bashkë me kryeministrin Edi Rama në Skrapar është shprehur se presidenti Ilir Meta është çmendur. Spaho shtoi se nuk do të lërë asnjë zgjedhës të votojë për LSI-në.

“Nuk do i lë asnjë zgjedhës Monika Kryemadhit që të votojnë për LSI. Do ta tresim fare.”, u shpreh Spaho.

Më tej, ai u shpreh se Meta mund të krijojë vetëm çeta vagabondësh dhe jo çeta partiotësh.

“T’ja japim mundësinë prapë të majtës, PS të qeverisë dhe katër vjet të tjera, përsëri Edi Rama. Më vjen keq ta them por na është çmendur ish-kryeministri jonë i dikurshëm, presidenti jonë i sotshëm.

Filozofia e Ilir Metës është bonopartizmi, puçizmi. I thashë një ditë në tv, ti nuk bën më, s’ke bërë asgjë për Skraparin megjithëse ke që nga mosha 30 vjeç, as për Çepanin s’ka bërë, sot atje shkohet vetëm me gomar.

Do dalë do marrë pushkën Meta dhe mburret se si pasardhës i Cepanit që luftuan në luftën e Vlorës, është e vërtetë që ka pasur 6 mijë skraparlinj në luftën e Vlorës por Meta nuk e njeh mirë historinë, s’ka pasur çetë Çepani, çeta ka qenë e gjithë Skraparit, Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh jo çetë patriotësh.

Thashë më vjen shumë keq që flas me këto fjalë e ai s’ka asgjë të njëjtë e të ngjashme me Skraparlinjtë e vërtetë.” tha Braho./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bomba” e Ristanit/ Basha e përdor partinë për biznes, fitoi miliona euro në zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Të gjitha arsyet pse dështoi Lulzim Basha/ Nga shpartallimi i strukturave, te LSI

LEXO EDHE:  Pas Ruçit edhe Erjon Braçe kundër LSI-së/PS fiton zgjedhjet, me apo pa koalicion

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë euro në këto zgjedhje.

“PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë euro, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë eurot?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma dhe bandat/ Pse heshti deputetja e Bashës kur mori ofertat e krimit?

Publikuar

-

Nga

Grida Duma, e cila arriti të merrte mandatin për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur sërish për banda dhe oferta.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Grida Duma ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PD humbi edhe pse konsideroheshin si bastione të saj.

Pas humbjes Duma, është shfaqur duke folur për banda dhe oferta.

Të njëjtën deklaratë e ka përsëritur edhe mbrëmë në një emision televiziv, në Syri Tv.

E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi.  Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi.

Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta.

Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet,”- është shprehur Duma.

Po cilat janë bandat? Pse Grida Duma nuk i ka dërguar në Prokurori, që në kohën kur i ka marrë këto oferta dhe ia ka prezantuar Lulzim Bashës?

PD dhe Lulzim Basha, çdo ditë dalin e thonë, se u janë vjedhur votat se është bërë masakër elektorale, por nuk japin prova, vetëm deklarata politike.

LEXO EDHE:  Zbardhet shkresa për shkarkimin e Metës/ Ja, provat që e fundosin

LEXO EDHE:  Kryemadhi i përgjigjet direkt Bashës/I paaftë, PD qëndroi në sallë, ja ç’thotë për këshilltarët e LSI

Grida Duma del dhe thotë se nuk i fituan zgjedhjet, pasi nuk pranuan ofertat e bandave.

Nëse janë reale këto që thotë, Duma, nëse ajo ka njohur banda, banditë dhe ofertat e tyre, por ka heshtur dhe nuk i ka denoncuar në organet e drejtësisë, atëherë duhet të jetë e para zonja Duma që duhet të hetohet.

Pas saj edhe Lulzim Basha, duhet të japë llogari para drejtësisë.

Se s’ mund të flasësh ditë e natë për banda, pazare dhe oferta dhe të vazhdosh sikur mos  të ketë ndodhur asgjë.

Grida Duma ose duhet të mbajë përgjegjësi për atë që deklaron dhe të japë prova tek organet e Prokurorisë, ose duhet të thotë që gënjen dhe mashtron, se s ‘ka takuar kurrë banda dhe se nuk ka marrë kurrë oferta prej tyre.

E kanë bërë standart të dalin në media e të përhapin terror në opinionin publik dhe më pas të hiqen sikur s’ka ndodhur asgjë.

Grida Duma, bën sikur s’ka thënë, asgjë, policia dhe prokuroria ,sikur s’kanë dëgjuar asgjë dhe gjithçka mbetet pa përgjegjësi thjesht në kuadrin e deklaratave politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE