Connect with Us

Do ndërtojë portin e Durrësit/ Biznesmeni Alabbar: Shqiptarët vendosin shpirtin në punë

Politikë

Do ndërtojë portin e Durrësit/ Biznesmeni Alabbar: Shqiptarët vendosin shpirtin në punë

Publikuar

-

Do ndërtojë portin e Durrësit/ Biznesmeni Alabbar: Shqiptarët vendosin shpirtin në punë

Themeluesi dhe pronari i kompanisë EMAAR, Mohamed Alabbar, është personi që pritet të transformojë portin e Durrësit, duke e bërë të ngjashëm me Dubai Marina.

Alabbar ka prezantuar sot gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me disa qytetarë të Durrësit, masterplani për portin e ri turistik.

Ai i cilësoi shqiptarët si njerëz punëtorë, ndërsa tha se kurrë nuk ka parë njerëz si populli jonë.

Më kujtohet kur jam takuar për herë të parë me vëllanë tim të dashur shkëlqesinë. Unë bëj biznes në shumë vende po rrallë gjej njerëz si ju, ku në qendër janë të gjithë njerëzit. 

Nëse nuk ngremë lart jetën njerëzore shpirtin e njerëzve atëherë nuk e kemi bërë punën tonë, nuk do të kemi sukses, nëse nuk trajnojmë të rinj e të reja, atëherë kemi dështuar, por këtë gjë të mirë e kemi bërë për 25 vite. Duhet të dini që kjo bëhet me shumë kujdes.

Kur shoh përpjekjet që ata bëjnë duke vendosur shpirtin aty se sa shumë punojnë më bën edhe më entuziast për këtë proces se duhet partner për të ecur. Një ditë u mërzita për shkak të ndotjes që gjenerohet. Duhet të respektohen njerëzit tani, mjedisin e fëmijët tanë. Duhet të them që të gjithë këta njerëz këta hotele që kanë luftuar fort janë heronj të mirëfilltë kanë ngritur strukturën në Durrës. 

Ju premtoj se vlera do të jetë vetëm pozitive. Ju premtoj që do ta bëjmë gjatë gjithë kohës. Është një moment historik në jetën time, ka të bëjë me vetëbesimin, duhet të ketë besim në investim, ua detyrojmë shqiptarëve, do të përfitojmë nga kjo mundësi”, theksoi Alabbar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jemin Gjana “merr në mbrojtje” Bashën/ Në statutin e PD-së nuk është parashikuar dorëheqja

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri në datën 13 qershor. Ky vendim u mor mbrëmjen e djeshme nga Këshilli Kombëtar dhe Karyesia, ku në garë deri tani janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

Ajo që bie në sy është se kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së u zgjodh Jemin Gjana. Ky i fundit, në një dalje për mediat nga selia blu ka marrë në mbrojtje Lulzim Bashën, duke deklaruar se në statutin e PD-së nuk është e parashikuar dorëheqja.

Do ia paraqesim pastaj kryesisë së partisë të dielën që do të mblidhet për të caktuar kandidaturat që ta miratojë bashkë me kandidaturat modelin që do operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka një detyrim statutor. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesë të tjera janë detyrime individuale. Do plotësohet një formular me të cilat do konkurrohet në kryesi për t’u miratuar”, tha Gjana./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja “kryqëzon” Bashën/ Duhet debat i hapur në parti, nuk ka strategji për të mbrojtur votën

Publikuar

-

Nga

Lubonja “kryqëzon” Bashën/ Duhet debat i hapur në parti, nuk ka strategji për të mbrojtur votën

Analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike, ku u shpreh se një debat i hapur brenda partisë është shumë i nevojshmë.

Në një intervistë për News 24, Lubonja deklaroi se në selinë blu duhet një strategji e qartë për të mbrojtur votën, ndërsa theksoi se Lulzim Basha kërkon ta mbyllë çështjen se kush do e  kryesojë PD-në.

Lulzim Basha kërkon ta mbyllë çështjen se kush do e  kryesojë PD-në. Në PD ka dy grupime, një grup që thotë se ishim mirë por zgjedhjet janë vjedhur dhe një grupim, që është ndarë më dysh, ku një pjesë thonë jo është faji i Bashës dhe çereku që thonë se pavarësisht se këtu është bërë vjedhje, Basha ka përgjegjësi se nuk mbrojti votën e duhet të ikë. Ajo që vë re është se kryetari nëse nuk do ta lëshojë, nuk e lëshon, duke thënë se zgjedhjet janë vjedhur, justifikohet e shprehet se unë punova mirë.

Në PD duhet hapur një debat, se çfarë masash duhen marrë për të mbrojtur votat, duhet edhe strategji politike. Unë dua të ketë debat që të dalë diçka, por besoj se debat nuk do ketë. Duhet strategji për të mbrojtur votën.

Unë besoj se PD do jetë faktor politik sepse ka gati 60 deputetë e duhet rezistencë më e mirë. Le të krijohen debate, por të ketë unitet e nuk duhet gjuhë eliminimi”, u shpreh Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta në samitin e Brdo-Brijunit: Kushtet e vendosura për anëtarësimin në BE, provë për sundimin e ligjit

Publikuar

-

Nga

Meta në samitin e Brdo-Brijunit/ Kushtet e vendosura për anëtarësimin në BE, provë për sundimin e ligjit

Presidenti Ilir Meta ka marrë sot pjesë në takimin e 10-të të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që po zhvillohet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe krerët e shteteve të Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit shqiptar, Meta tha se anëtarësimi europian është përparësia më e lartë dhe qëllim strategjik kombëtar.

Sipas tij, kushtëzimi i vendosur nga BE-ja është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Drejtori i Soros, anëtar i Gjykatës së Strasburgut

LEXO EDHE:  Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

 “Anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar. Kushtëzimi i vendosur nga BE është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE