LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Depo armësh në mes të Tiranës/ Interpol-it i dorëzon mandat arresti për Sokol Xhurën

16 Prill 2021, 08:43, Aktualitet CNA
Depo armësh në mes të Tiranës/ Interpol-it i dorëzon

Ngjarja ku u sekuestruan armët dhe monitoret ushtarake ka marrë një tjetër rrjedhë. Policia shkencore nis ekzaminimin e armëve të sekuestruara në 19 bazat në Tiranë. Në bazën e 19 shumica e armëve rezultonin të vjedhura në bazat ushtarake të tufinës në trazirat e 97.

Sipas Report Tv, SPAK i ka dorëzuar INTERPOL-it mandat arrestin ndërkombëtar për Sokol Xhurën. Mësohet se ai është në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohet se prej javësh të jetë larguar në SHBA.

Disa ditë më parë policia e Tiranës, arriti të zbulonte një tjetër depo armësh, në rrugën ?Xhanfize Keko? në Tiranë. Ky arsenal i armëve është gjetur në një ambient në pronësi të Sokol Xhurës.

Armët ishin izoluar në një dhomë në brendësi të murit. Është dashur ndërhyrja dhe shembja e këtij muri për të zbuluar më par armët e kalibrave të ndryshme, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga