Connect with Us

“Dekoron parukiere’’/Meta i përgjigjet Ramës: Provokime ordinere

Politikë

“Dekoron parukiere’’/Meta i përgjigjet Ramës: Provokime ordinere

Publikuar

-

Përplasja për Gent Cakaj/ Rama e Meta përfundojnë në gjykatë

Presidenti Ilir Meta gjatë një deklarate për mediat nga Vlora i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për ironitë e këtij të fundit se Meta po dekoron edhe parukierë në funksion të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Meta shprehet se është krenar për çdo vlerësim që ka dhënë.

“Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap, sepse gjithçka është në bazë të meritës. Sa i takon provokimeve ordinere, e dimë që këtu në Vlorë ka dhe një adresë që do jua dërgojmë më 26 prill ku ai do ketë mundësinë të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës.”, u shpreh Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Publikuar

-

Nga

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati ka folur mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se ditën e nesërme në Kuvend do  të vendoset nëse do të miratohet apo jo raporti i komisionit të ligjeve.

Ajo tha se pas votimit të raportit do të ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë për shkeljet e bëra.

Më tej, ajo shton se presidenti ka të drejtë të kërkojë që të dëgjohet dhe komisioni cakton orën dhe datën dhe i jep kohën e mjaftueshme për tu sqaruar.

“Disa nga arsyet e parashtruara në kërkesën bërë nga kolegët deputetë janë shkeljen e parimit të unitetit kombëtare. Duke mbështetur opozitën dhe denigruar mazhorancën, nxitje e urrejtjes. Në fazën e dytë kalon nesër, do të votohet nëse do ta miratojnë apo jo raportin e komisionit të ligjeve. Duhet të jenë 90 vota dhe unë mendoj se ata vota do të jenë. Ka premisa që kjo kërkesë të arrihet. Nesër do të vendoset për raportin dhe do të ngrihet komisioni hetimor që do të hetojë shkeljet. Presidenti thirret për tu dëgjuar mbi këta akuza.

Në fakt rregullorja që nëse ai dëshiron mund të dëgjohet në komision do ti japë kohën për tu sqaruar. Kjo çështje vendoset nga komisioni i ligjeve.”, deklaroi Ferhati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kadilli: Basha përgjegjësi i vetëm për humbjen e PD, erdhi si trashëgimtar i Berishës, por është projekt i shteruar

Publikuar

-

Nga

I ftuar në Euronews Albania, Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, tha se përpara humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka qenë asnjëherë në projektet e tij që të synonte kreun e partisë, por vendimi i tij për të shpallur kandidaturën për kryetar të PD erdhi për faktin se sipas tij situata kërkon një reagim të menjëhershëm.

Z. Kadilli bëri përgjegjës të vetëm për humbjen e PD në zgjedhje, kreun e partisë Lulzim basha i cili sipas tij është një projekt i shteruar, edhe pse është një nga investimet më të mëdha që ka bërë PD prej 16 vjetësh, duke e besuar si trashëgimtari i Berishës.

“U rikonfirmua pas një dështimi të turpshëm për faj të tij në 2017. Për këtë arsye kam kërkuar i pari largimin e Bashës nga PD, pasi ai nuk mund të jetë njeriu që do të na çojë në fitore. Kam kandiduar si një projekt i ri për të zëvendësuar një projekt të dështuar. Është qëllimi për t’u dhënë demokratëve një projekt  të ri për fitore që mund të realizohet vetëm me një lidership të ri dhe një ekip të ri”, tha z. Kadilli./euronews

LEXO EDHE:  Video – Paloka tallet keq me Ramën dhe ministrin e Brendshëm/ “O Edvin! Me Llesh e pa lesh!…”

LEXO EDHE:  Arta Dade nuk pranon të këshillojë Ramën/ Tregon defektin e Kryeministrit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arian Çani flet pa dorashka/ “Shkarkimi i Metës varet nga ambasada e SHBA”

Publikuar

-

Nga

Arian Çani flet pa dorashka/ "Shkarkimi i Metës varet nga ambasada e SHBA"

Komisioni i Ligjeve i ka propozuar Kuvendit ngritjen e një tjetër grupi hetimor për të hetuar shkeljet e presidentit Ilir Meta.

Për këtë ka folur sot edhe gazetari Arian Çani, i cili tha se shkarkimi i Metës varet nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Ai theksoi në MCN Tv se mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë e lirë nga kërkesat apo presionet e ndryshme.

“Nuk bëj dot parashikim nëse do të iki Meta apo jo sepse gjithçka varet nga ambasada amerikane, edhe pse zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese sepse dihet që mazhoranca e ka vendosur tashmë shkarkimin e tij.

Tani mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë e lirë nga kërkesat apo presionet e ndryshme, sepse dihet kur SHBA do një gjë dihet që e marrin. Nëse ata e kanë vendosur të mos jetë më Ilir Meta president, nuk do jetë, pra kjo varet nga ajo që ata kanë vendosur. Ky është parashikimi im”, deklaroi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE