LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Botox për të hequr rrudhat/ Rama: Lulit i duket fytyra ime si lëkura e Fevziut

16 Prill 2021, 10:01, Politikë CNA
Botox për të hequr rrudhat/ Rama: Lulit i duket fytyra ime si

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat nga ku reagoi për lajmin i cili qarkulloi ditën e djeshme se ai ka bërë ?lifting? për eliminimin e rrudhave. Rama me ironi dhe batuta tha se arsyeja pse lëkura  e tij “po shkëlqen si e Fevziut”, është fakti se ka arsye për të buzëqeshur më shumë.

Sipas Ramës, dielli po fillon të buzëqeshë mbi Shqipëri, ndërsa përmendi vaksinimin e qindra të moshuarve, që tashmë janë liruar nga frika e COVID.

?Lajmi i fundit është që unë kam bërë botoks. Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohën botoks sondazheve të Lulit, fushatës së Lulit, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t’i shtuar çdo ditë rrudha imazhit të Shqipërisë, për t’ja zhgarravitur çdo ditë fytyrën këtij vendi dhe për tja ekspozuar çdo ditë karikaturën e shpirtit ët tyre njerëzve të këtij vendi. Unë botoks?! Pse kam bërë botoks?! se i jam dukur papritur i buzëqeshur dhe lëkura ime i është dukur papritur si lëkura e Fevziut, me shkëlqim. Ka një arsye pse unë jam pak më i qeshur seç isha, ka një arsye pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, kjo nuk është botoksi, është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipëri, dielli që shkëlqen ën sytë e qindra mijëra gjyshëve dhe gjysheve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë dhe takojnë nipat e mbesat”, tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga