Connect with Us

Barcelona po bind Messin të qëndrojë, do përdorë… Haland

La Liga

Barcelona po bind Messin të qëndrojë, do përdorë… Haland

Publikuar

-

Barcelona nis bisedimet me Lionel Mesin për të bindur yllin argjentinas që të vazhdojë të jetë pjesë e katalanasve e të mos u japë lamtumirën në verë siç mendohet se po planifikon të bëjë.

Radio katalanase “Rac 1”, e cila ka lidhje të ngushta me presidentin Joan Laporta, ka zbuluar detajet e bisedimeve paraprake që janë zhvilluar në ditët e kaluara. Laporta e di që nuk mund të garantoja shifrat që përfiton aktualisht Mesi, pasi klubi është në një situatë të rënduar ekonomike, ndaj synon që argjentinasi të ulë pretendimet e tij financiare direkte. Ai mendon që të bindë lojtarin me një ofertë për ta kthyer në ambasadorin e klubit në të ardhmen, kur të vendosë ta mbyllë me futbollin e luajtur.

Por Mesi kërkon një projekt fitues dhe klubi ka bindjen se argjentinasi do të pranojë nëse atij do t’i garantohet një sulmues me emër që ta ndihmojë në repartin e avancuar. Emri që Laporta po përdor është Erling Haland, pasi shpreson që me norvegjezin të bëjë një goditje të dyfishtë, duke i kthyer pak prestigj klubit e duke bindur paralelisht Mesin që të vazhdojë të jetë pjesë e tij edhe me projektin e ri. Gjithçka do të formalizohet në një ofertë zyrtare në ditët në vijim, pasi klubi nuk do të presë fundin e sezonit për të bindur futbollistin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Në Spanjë projektohet Real Madridi i ri

Publikuar

-

Nga

Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është favoriti për ta zëvendësuar Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit, nëse tekniku francez vendos të largohet. Raul Gonzalez, momentalisht trajneri i Real Madrid Castilla gjithashtu mbetet kandidat.

Lojtarët si Sergio Ramos, Luka Modric dhe Karim Benzema do i japin mundësi lojtarëve të talentuar si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Eduardo Camavinga dhe David Alaba, me “Los Blancos” që synojnë ta dominojnë Evropën sërish.

Prioriteti kryesor i Realit mbetet Mbappe dhe Erling Haaland. Ndërkaqq, Alaba ka arritur marrëveshje me Real Madridin, me kontratën që i skadon në verë dhe thuhet se do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me vlerë 12 milionë euro për sezon.

Camavinga, talenti i Rennes gjithashtu shihet si lojtari i duhur për ta përforcuar qendrën e mesfushës. Ndërkohë, Real Madrid është duke vëzhguar edhe situatën e Paul Pogbasë, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022 dhe United është i hapur ta shesë. Reali i sezonit tjetër do jetë shumë ndryshe nga ky i sotmi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Sezon i dështuar, Barcelona merr vendimin drastik për Koeman

Publikuar

-

Nga

Ronald Koeman me 99 përqind nuk do jetë më trajner i Barcelonës sezonin që vjen. RAC 1 në Spanjë bën me dije se hollandezi nuk preferohet nga Laporta edhe pse tekniku ka një kontratë deri në fundin e sezonit 2022.

Pavarëisht fjalëve të presidenti katalanas pak muaj më parë se trajneri do vijojë punën, duket se dështimi për të fituar së paku La Ligan ka bërë që të ndryshohen planet te Barcelona.

Vendimtare kanë qenë rezultatet e fundit, ndersa në vend të tij përflitet Xavi, legjenda e Barçës ka zgjati kontratën me Al-Sadd në Arabinë Saudite.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Fantastik Manaj, shqiptari realizon dopietë me Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj është duke kaluar një moment fantastik me Barcelonën B. Sulmuesi lushnjar, realizoi dopietë në përballjen ndaj Murcias, të vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Off”-it.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Fernandez në minutën e 24-t, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Në fragmentin e dytë të lojës, vjen dhe shpërthimi i bomberit shqiptar, i cili në minutën e 47-të, barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në të 64-t, rrëmben skenën me një shpërthim spektakolar nga mesfusha, afrohet bukur në hyrje të zonës dhe godet në mënyrë të kalibruar duke e dërguar topin në cepin e portës. Një gol i gjithi për t’u shijuar.

Barcelona B nuk arriti ta ruante këtë triumf, teksa në minutën e 82-të, vendasit barazuan shifrat me anë të Xemit. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.

LEXO TE PLOTE