Connect with Us

Aurela Basha ka të drejtë që refuzon pasaportën dhe shtetsinë shqiptare!

Opinione

Aurela Basha ka të drejtë që refuzon pasaportën dhe shtetsinë shqiptare!

Publikuar

-

Nga Kreshnik Spahiu
Hollanda ashtu si Gjermania, nuk lejon të drejtën e mbajtjes së dy shtetësive.
Me pak fjalë, një shqiptar që kërkon të jetë Hollandez, duhet ligjërisht të heq dorë nga pasaporta kuqezi, si dhe nga shtetsia shqiptare.

Shumë shqiptar që jetojnë prej vitesh në Hollandë e kanë bërë këtë zgjedhje sepse kërkojnë që në karrierë apo biznes të trajtohen të barabartë me shtetasit hollandez.
Të gjithë ne, i mirkuptojmë emigrantët shqiptar që në kërkim të një pune apo jete më të mirë heqin dorë nga pasaporta shqiptare pasi i kanë humbur shpresat në Shqipëri, pasi atdheu dhe shteti i tyre nuk i ka vlersuar, madje u ka mbyllur derën.

Por lind pyetja pse Aurela Basha, që prej 20 vitesh ka braktisur Hollandë dhe jeton në Shqipëri, nuk e lë pasaportën Hollandeze dhe të ri-marr shtetësinë shqiptare?
Aurela nuk është hollandeze por as norvegjeze autoktone si gruaja e Albin Kurtit e cila me të drejtë, ruan origjinën e kombit të saj skandinav. Aurela është nga Tepelena 100% dhe ska aspak gjak hollandez.

Gjithesi Aurela Basha ka disa arsye legjitime që refuzon të marr pasaportë shqiptare sepse:
– ajo nuk ka besuar kurrë që Shqipëria bëhet dhe që mund të ndryshoj,
– ajo s’ka besuar kurrë që bashkshorti i saj, do realizoj premtimet që jep në publik,
– sepse ajo s’ka ndërmend të votoj për Partinë e Sali Berishës, sepse ajo e di çfarë po heq burri i saj nga presioni doktorit.
– ajo s’ka fare besim, që ajo do jetë një ditë First Lady e shqiptarve prandaj nuk i duhet shtetsia shqiptare.
– ajo nuk beson se burri i saj do bëhet kryeministër i shqiptarve.
– ajo e mban ende një shteg të hapur për tu rikthyer dikur në Hollandë me fëmijët e saj, kur burri të jap dorëheqje nga privilegjet e politikës.

Të gjitha këto po i them me etikë dhe transparencë sepse e njoh Aurelën nga afër personalisht, dhe ndryshe nga bashkëshorti i saj, unë e vlersoj sepse ajo ka më shumë karakter dhe më shumë besë se ai. Padyshim, që ajo gëzon respekt më të madh se i shoqi.

Mirkuptojeni Aurelën pse nuk merr shtetësinë shqiptare sepse ajo e di më mirë se ju, çfarë do ndodh në Shqipëri.

Unë i jap shumë të drejtë Aurelës që e quan veten hollandeze dhe refuzon pasaportën shqiptare, sepse edhe unë ashtu do të veproj, ditën kur të bindem se Shqipëria nuk bëhet.

Gjithsesi, uroj që ajo ditë për mua, mos ardhtë kurrë. Larg qoftë o Zot…..
Gjithsesi, populli thotë: “kurrë mos thuaj kurrë”
Kur refuzon shtetsin shqiptare ajo që pretendon me qen zonjë e parë e vendit, pse jo ne qytetarët e thjeshtë….

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan Fuga/ Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës!

Publikuar

-

Nga

Nga Artan Fuga/ Me çdo kusht duan të mos votojmë!

Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës politike Presidenti Meta pati raste që u bë palë politike. Mund të mos jesh dakord edhe me përmbajtjen e deklarimeve të tij politike për këtë çështje ose për të gjitha çështjet. Por, duhet argumentuar se kur Presidenti me deklarime dhe komente apo intervista shpreh qendrime politike, a e shkel ai me këtë Kushtetutën?

Pra a mund të shkarkohet?

Tjetër është ta gjykosh dhe ta kritikosh një president, kryeministër, ministër, a këdo funksionar, dhe tjetër ta shkarkosh për shkelje ligjesh a kushtetute!

Ore a kanë këta qoftë edhe kulturën juridike më minimale, apo ç’a dreqin kanë nën kockat e kokës qofshin deputetë, analistë, a ekspertë (pikaaaaaa!) kushtetues!

Qenka garant i unitetit të kombit, pra nuk duhet të mbajë anësi politike!!! Po mirë mo po kur Presidenti Trump hyn në fushatë duke qenë president a e shkelte Kushtetutën ai! Po, çfarë thoni mo, se na latë pa mend! Po kur presidenti Makron hyn në fushatë elektorale a e cënon ai unitetin e Kombit!

E dyta, juridikisht flas, për analfabetët juridikë, presidenti (me të cilin për shumë deklarime nuk jam i një mendjeje) ka shprehur vetëm pikëpamje politike apo edhe ka firmosur dekrete në favor të partive politike që ai parapëlqen ndofta? Pse more a nuk i lejohet njeriut të shprehë politikisht bindjet e veta politike, ndërkohë që nuk ka asnjë veprim juridik nga ana e tij, asnjë dekret, ku ai të ketë shkelur Kushtetutën!

Ai i ka ndarë me mur pikëpamjet dhe parapëlqimet e veta politike nga veprimtaria e tij kushtetuese si President! Ai duhet lavdëruar për këtë.

Apo ta shkarkoni sepse në orarin e punës si President ndofta ka bërë deklarime të njëanëshme politike. Eshtë marrë me punë private. Poooo, kjo poooo, ka shkel kodin e punës, duke mos respektuar ndofta 8 orarëshin. Kjo akuzë mund të eci në Gjykatën Kushtetuese! Hahahahaha!

Ku e ndalon Kushtetuta presidentin të ketë pikëpamjet e veta politike, ndërkohë që këto pikëpamje nuk materializohen në dekrete antiligjore që do të cënonin vetë funksionin e tij!

Edhe unë do të doja një President as mish a peshk, por tjetër se çfarë dua unë, sepse nuk do të doja as edhe një kryeministër që në fushatë elektorale do të shkonte te qendrat ku veteranët çpoheshin në krah me vaksina për të marrë urimet e tyre. Por, kjo nuk vlen as për të shkarkuar Presidentin a për të shkarkuar kryeministrin. A sa për retorikë politike! Pooooo, shaj sa të duash! Futja kot!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Formalizimi i deformimit

Publikuar

-

Nga

Formalizimi i deformimit

Nga Jak Simoni

Qetësia, kryesisht ditën e votimeve, sepse pak ditë përpara pati dhe episode dramatike si vrasja dhe disa plagosje,  na beri të mendonim se, pa prit pa e menduar, qenkemi zgjuar një ditë  të bukur pranvere në një Shqipëri vërtetë demokratike, ku  zgjedhjet bëhen  normalisht  si në vendet tjera demokratike. Por shumë shpejt u kuptua se nuk ishte kështu.

Rregullsia  ishte vetëm formale, gjithçka tjetër ishte si herët tjera. Dhe kësaj here dominoi  mashtrimi, demagogjia, përdorimi i burimeve shtetërore dhe blerja e votës. Mungesa e besimit në institucione është e  tillë që vota shitet pa hezitim nga shtresat e varfra, të cilat nuk janë pak.  Gjithçka po përcillet thuajse në mënyrë normale me gëzimin e fitores nga njëra palë, duke u bërë jehonë arritjeve, dhe me justifikimin e palës tjetër se nuk i humbëm por na i vodhën.

Meqenëse formalisht  jemi pak a shumë në  rregull, dhe moralisht në rregull duhet të jemi. Në fakt jetojmë epokën e formalitetit, jo vetëm në raportet institucionale, por dhe ato njerëzore.  Rëndësia që merr ana formale u duk tek rritja e vlerës (çmimit)  të votës në pazarin gjysmë të fshehtë. Çmimi i votës është rritur, sepse para ca kohesh nuk ishte e nevojshme të blihej vota; blihej komisioneri dhe numëruesi. Dhe këtë herë kishim deformim  të vullnetit, ku masa pak a shumë e madhe  e votuesve të thjeshtë ngelen syhapur duke pritur demokracinë nga qielli. Për të bërë një krahasim me vendin tonë nuk mund të gjesh shtet në rajon, por duhet bërë  një kërcim karkaleci gjigand ne lindje.

Jo vetëm Mali i Zi, por dhe Maqedonia e Kosova për ne janë në perëndimin  demokratik. Mentaliteti oriental, injoranca, korrupsioni e varfëria kanë zhytur shqiptarët  në një moçal apo llucë nga e cila, siç thoshte logjicieni i shquar gjerman Gotlob Frege, nuk dalin dot duke kapur vetë flokët e tyre.

Natyrisht në këtë llucë parazitët e shoqërisë kanë gjetur më  së  miri habitatin e tyre, por shumica e shqiptarëve viktima që duan demokracinë e vërtetë duhet  të kërkojnë forca jashtë Shqipërisë; pikësëpari të kërkohet vota e emigrantëve dhe e shqiptarëve të Kosovës që kanë nënshtetësi shqiptare, të cilët nuk do të kufizohen vetëm tek Vetëvendosja, ku gjithsesi pjesëmarrja e saj në zgjedhje në Shqipëri ishte pozitive.

Gjithashtu forcat opozitare në Parlament dhe jashtë saj duhet të  kërkojnë një reformë zgjedhore që u jep mundësi dhe forcave të reja politike. Në këto kushte mund të marr fund bipolarizimi kontrktual që garanton qeverisje të qetë me radhe, ku deri tani ishte tetë vjet njëri tetë tjetri, ndërsa tani po bëhet me nga dymbëdhjetë. Po të votonin emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës me nënshtetësi shqiptare, patronazhistët dhe sondazhet do ta kishin me të vështirë parashikimin, kështu që biznesmenët e votave  do të mendoheshin pak më shumë para se të blinin votuesit.

Gjithashtu me forca të reja në parlament dhe zgjedhjet do të ishin më të shpeshta, kështu që do të vështirësonin biznesin fitimprurës të votave.  Në këto kushte ndoshta  procesi zgjedhor dhe institucionet do të marrin më shumë rendësi se fituesi, i cili duhet të dalë nga zgjedhjet e jo të jetë i paracaktuar nga sondazhet. Shpresoj të mos jetë utopi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse opozita s’ka këllqe të organizojë protesta dhe të mbushë sheshet?

Publikuar

-

Nga

Pse opozita s’ka këllqe të organizoj protesta dhe të mbush sheshet?

Nga Kreshnik Spahiu

Zgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte krejt ai që parashikohej nga çdo njeri me pak tru në kokë. Rezultati s’ka habitur askënd madje as vetë Lulzim Bashën.

Ai e kishte të qartë humbjen, përndryshe nuk do blinte 4 vila, pikërisht, 4 muaj para zgjedhjeve. Nëse dikush do të shpresonte sadopak në fitore edhe njeriu më idiot në politik po të ishte, do duronte 4 muaj sa të zgjidhej kryeministër dhe pastaj do hapte “thesin”.

Hapja e thesit 4 muaj para zgjedhjeve provon, që Lulzim Basha po garonte në një lojë ku rezultati humbës ishte paravendosur.

E keni parë sa i qetë është Basha dhe Berisha.

Ky i fundit, pas zgjedhjeve këmbeu ambasadoren Kim, me Kim Kardashian.

Të dyve ju rreh ora 12:00 dhe nuk janë aspak të suprizuar.

Ata e dinin se çfarë do ndodhte sepse:

– ata kanë një parti të shkërmoqur, krahasuar me socialistët që janë të strukturuar në çdo celulë fshati apo qyteti.

– ata më shumë larguan faktorë politike se sa afruan.

– ata e përçanë PD në 6 parti të reja, pjella të saj, ndryshe nga PS që garonte e unifikuar dhe pa fraksione.

– ata kanë shumë para por milionat e tyre i ruajnë në gropa dhe i kursejnë për stërnipat, ndryshe nga socialistët që i investojnë politikisht dhe në fushata.

– ata luftēn e kishin kundër Jozefinës dhe Rudinës, jo kundër Ramës

Kaluan 10 ditë nga fillimi “luftës” drejt fitores që deklaroi Lulzim Basha, por askund s’kemi parë as luftë, as protesta, as greva.

Jo se nuk duan luftë por:

– nuk i mbështet askush

– nuk kanë as këllqe

Ndryshimi pushtetit nuk mund vinte nga riciklimi.

Faktori ndërkombëtar i hapi krahun Edi Ramës për të fituar me çdo mjet zgjedhjet, vetëm që mos lejonin rikthimin e Berishës dhe Metës në pushtet.

Aq hapur e mbështeti BE dhe SHBA, Edi Ramën sa njohu rezultatin e zgjedhjeve përpara se ti çertifikonte KQZ.

Nuk ka asnjë faktor të huaj, që dëshironte rikthimin e Berishës. Prej dy vjetësh asnjë ambasador nuk pranon ta takoj dhe e kanë bojkotuar.

Shqiptarët e kanë kuptuar që Partia Demokratike tashmë e ka mbyllur ciklin politik dhe misionin e saj.

Tradhtia historike e 2017, ku PD preu në besë elektoratin, shiti kauzën, mbylli çadrën dhe hyri në bashk-qeveri me Ramën, vulosi fundin e saj politik.

Sot sheshet janë bosh. Askush nuk proteston, sepse ato protesta do i shërbenin vetëm Lulzim Bashës që mos jap dorheqjen.

Ky i fundit s’ka mbështetjen as të popullit, as të elektoratit, as të gruas që e tërheq nga mënga duke i pëshpëritur në vesh: “Luli, kthehemi në Hollandë”.

Basha rri aty nga halli, sepse Berisha nuk ishte i përgatitur për një Plan B. Ai projektoi dhe investoi me testament tek Lulzim Basha dhe i “qethi” të gjithë. Por i kishte bërë llogaritë gabim.

Sot të gjithë e kanë kuptuar, që Partia Demokratike është shkatrruar dhe as Joe Biden po të vij kryetar i asaj partie s’mund ta ringrej.

Të vazhdosh tē votosh PD, do të thotë të legjitimosh edhe mandatin e 4 apo 5 të Edi Ramës.

Sot sheshet janë bosh, sepse Partia që lindi nga protestat dhe kauzat popullore, i shiti kauzat dhe elektoratin, duke u shndëruar në biznes privat të dy famijeve.

Ish-Protestuesit, po presin se cilit nga familja do i vij rradha për ta vendosur administrator të: “Partia Demokratike: shpk”

Sheshet janë bosh. Në 30 vjet, kjo është situata më paqësore pas zgjedhjeve.

Askush nuk ka ndërmend ti bashkohet në bulevard, funeralit politik të Lulzim Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE