Connect with Us

A do të japë dorëheqjen Basha nëse humb me 25 Prill?/ Përgjigjet Berisha

Politikë

A do të japë dorëheqjen Basha nëse humb me 25 Prill?/ Përgjigjet Berisha

Publikuar

-

Fotoja denigruese e Grida Dumës/ Berisha bën për ‘ujë të ftohtë’ Ramën: Vetëm një burrë që s’ka grua…

Zgjedhjet parlamentare janë në prag. Ish kryeministri Sali Berisha, ka komentuar fushatën parazgjedhore dhe rolin e aktorëve politik lidhur me zhvillimet e fundit.

Në një intervistë në A2 CNN, ai është pyetur se a do të japë dorëheqjen Lulzim Basha nëse humb me 25 Prill.

Berisha e ka shmangur një përgjigje të drejtëpërdrejtë, duke deklaron  se PD do të fitojë në këto zgjedhje.

“Unë shoh me bindjen më të thellë, Partinë Demokratike si parti të parë.

PD do të qeverisë së bashku me aleancën me LSI. Kjo është marrëveshja që Basha ka firmosur.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Bujar Çela: PS-PD po sillen korrekt me elektoratin, synojmë 11 mandate në Fier

Unë shoh kudo një disk fitorje që po vjen e bëhet çdo ditë më i madh.

Basha po mendon për kabinetin dhe 100 ditët para të qeverisjes për të treguar sukseset,  zgjedhësve të tij”, është shprehur Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Publikuar

-

Nga

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk tërhiqet edhe pas humbjes. Në takimin me qytetarët në Elbasan, Basha është shprehur se, do të vazhdojë betejën pasi është një detyrim që ka ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ai thekson se nëse do të ulë flamujt e betejës dhe do të ulë kokën do të thotë që kanë pranuar alenacën Rama-Doshi.

Na ndoqën sepse besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona por për ta. Ky është detyrimi. Kujt do t’ia lëmë fatin e atyre që donin ndryshimin por që u penguan. Kujt t’ia dorëzojmë këtë fat?

Krimit të bërë njësh me politikën apo një drejtësie që nuk ekziston? Betejën e nisëm për shqiptarët e thjeshtë. Nëse do të ulim flamujt e betejës dhe do të ulim kokat duhet të pranojmë aleancën Rama –Doshi.

Mesazhi është se ne do të vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju derisa të përmbyset regjimi Rama-Doshi.

Jam i vetëdijshëm se ky rrugëtim do të ketë shumë sakrifica. Duan s’duan kundërshtarët tanë ne jemi një familje e madhe”, shprehet Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Humbi zgjedhjet/ Habit Basha: Jemi më të fortë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është stacionuar në qytetin e Elbasanit dhe gjatë një takimi me demokratët është shprehur,  se pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 prillit mbështetësit e tij duhet ta mbajnë kokën lart.

Ai shton se 680 mijë shqiptarë besuan se lufta nuk po bëhej për ndryshim e fateve të tyre dhe jo për karrige.

“Edhe në këto kushte ju ia dolët duke pasur përballë këtë qeveri që punoi nga minuat e parë  në të fundit që të tjetërsojë votën tuaj. Duke pasur përballë bandit e krimit ia dolët që të mos e lejonit tjetërsimin e votave siç ishte planifikuar.

Kokat duhet t’i kemi lart. Nuk jemi tkurrur por jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë. 680 mijë shqiptarë besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona por për ndryshimin e fateve të tyre.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masakra elektorale/ Basha tregon arsyen pse nuk e pranon ftesën e Ramës

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me turin e tij të humbjes në qytetin e Elbasanit. Basha i është përgjigjur pyetje  se përse nuk pranon një bashkëpunim me Kryeministrin Edi Rama.

Ai shprehet, se politika dhe krimi nuk mund të jenë kurrë në paqe, por në luftë me njëra tjetrën.

Masakra elektorale dhe vjedhja me e madhe në 30 vite. Kryepolici i Edi Ramës mori bandat për të blerë votat.

Ata që nuk e kuptojnë ende masakrën elektorale ju them ejani në Elbasan. Bandat kanë vënë poshtë institucionet.

Ata që pyesin pse nuk bashkëpunon me Edi Ramën ju them ejani dhe shikoni si janë bërë njësh krimi dhe pushteti. Krimi dhe politika nuk mund të jen në paqe me njëra-tjetrën po në luftë me njëra-tjetrën“, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE