LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“25 Prillin e kthejmë referendum kundër Metës”/ Gjiknuri “copëton” Presidentin

16 Prill 2021, 09:31, Politikë CNA
“25 Prillin e kthejmë referendum kundër Metës”/

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit në qytetin e Vlorës me banorët e rajonit numër dy.  Sipas tij, qytetarët e qytetit të Vlorës do ti japin Partisë Socialiste 9 mandate sepse ka qenë kjo parti që i ka ngritur dinjitetin Vlorës.

?Numri 12 duhet të jetë edhe referendum për këtë avatarin e ditëve të fundit që ka zbritur në Vlorë e që zbuloi komplotin se tha do marrin 9 mandate. Unë tha zbulova komplotin se vlonjatët do të votonin për 9 mandate për Partinë Socialiste. Pra, problemi i këtij mikut që erdhi nga Tirana, presidenti që na u vetshpall lider i opozitës kishte hallin pse qytetarët e Vlorës do të jepnin 9 mandate për Partinë Socialiste. E vërteta është se qytetarët e Vlorës do ti japin 9 mandate për Partinë Socialiste sepse Partia Socialiste ja ngriti dinjitetin Vlorës jo thjesht me këngë, histori e lapidare por edhe me vepra konkrete. Patjetër këtyre ju vret sytë e bukura, edhe presidentit edhe këtyre tjerëve këtu. Në çdo vend që trokasin ju thonë se në Vlorë po bëhet ndryshim i madh?, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, ai ftoi qytetarët e Vlorës në një referendum masiv për ti dhënë përgjigje edhe pretendimeve të presidentit Ilir Meta.

?Avatari që ka ardhur të zbulojë komplotet në Vlorë ka dalë dhe thotë unë jam kandidati i opozitës, unë jam drejtuesi i opozitës. Ai ka kohë që kërkon një referendum, le ti japim referendumin në Vlorë. Qytetarët e Vlorës nuk janë mish për top, as njerëz që mbajnë armët aty fshehur dhe tu vijë Ilir Meta tu thotë rrëmbeni armët ju për kuislingët. Ne në histori kemi luftuar pushtuesit, ne jemi pro zhvillimit dhe të mirës. Tani meqe ai do referendum, le ti japim referendumin alla vlonjatçe me 9 mandate për Partinë Socialiste dhe ai të mos shkelë më në Vlorë?,kërkoi Gjiknuri. /CNA.al

Lajmet e fundit nga