Connect with Us

Zotohet Basha/”Do t’i jap fund klimës të represionit ndaj medias dhe biznesit”

Politikë

Zotohet Basha/”Do t’i jap fund klimës të represionit ndaj medias dhe biznesit”

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me bashkëbisedim me të rinjtë studentë të Institutit të Kulinarisë është shprehur se një nga pikat kryesore të planit të tij janë të rinjtë.

Sipas tij, e vetja mënyrë për të penguar largimin e të rinjve është trajnimi i tyre në profesione të ndryshme.

“Unë isha këtu para dy apo tre vitesh, jo thjesht për t’i dhënë mbështetjen si kryetar i opozitës, po për ta garantuar se një qeveri e ardhshme do t’i jap fund klimës së represionit ndaj qytetarëve, ndaj medias e në veçanti ndaj sipërmarrjes shqiptare. Sot, jam këtu për t’ju thënë se na ndajnë vetëm dhjetë ditë nga një nga vendimmarrjet më të rëndësishme në historinë e vendit. Zgjedhjet e 25 prillit janë ndoshta më të rëndësishmet që nga ndërrimi i sistemit. Ditët e fundit, siç më keni ndjekur edhe nga media, unë kam qenë në kontakt me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian. Në bisedën e fundit që pata me zëvendës Presidentin e Komisionit, i shpjegova se pjesë kryesore e planit tonë është të ndalim emigracionin e të rinjve. Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm përmes një reforme në arsim, që do të sjellë trajnimin profesional të rinisë shqiptare. Për këto arsye, e kemi bërë gati marrëveshjen me Aleancën Europiane të Universiteteve me një nga organizatat më të mëdha gjermane dhe europiane të trajnimit profesional në mbi 20 profesione të ndryshme. Dhe kjo do të na mundësojë shumë shpejt që këto standarde të trajnimit profesional që janë unike për Shqipërinë, të jenë këtu, tek ky universitet do thoja, te kjo akademi e profesionistëve në fushën e kulinarisë, t’i shtrijmë në të gjitha fushat e tjera, elektricist, mekanik, hidraulik, tornitor, zdruktharë, të çdo profesioni, por edhe profesione të tjera të inxhinierisë, në fushën e teknologjisë së informacionit, të ekonomisë, administrim-biznesi sepse kyçi i suksesit të trajnimit në këtë fushë që është ndërthurja e teorisë me praktikën. Kush më mirë se ju e di, që në qoftë se nuk do të kishit mundësinë të praktikoheni siç praktikoheni ditë për ditë, thjesht të uleshit në banka dhe në dërrasë të zezë t’ju thonë “kjo gjellë bëhet kështu apo ky gatim bëhet kështu”, do të kishte 0 vlerë. Nuk do t’ju përgatiste për tregun e punës.”,u shpreh Basha./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Plani ekonomik/ Avokati i njohur demaskon Bashën

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ervin Minarolli sekretari i qafirit/ Mohoi dorëheqjen nga gjiri i Lalzit

Publikuar

-

Nga

Dje në CNA.al u raportua lajmi se dy sekretarë të PD, ai i burimeve njerëzore dhe sekretari organizativ ishin dorëhequr. Një akt qytetar ky për tu vlerësuar pas atij rezultati katastrofik në 25 prill.

Por ashtu siç CNA.al kishte paralajmëruar “Pas këtij lajmi pritet që zyra e shtypit në PD të përgënjeshtrojë me justifikimin se janë fakenews të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën.
Në fakt fakenews i vetëm është që “Basha ka fituar zgjedhjet dhe që askush nuk po dorëhiqet”.

Pati një reagim nga Ervin Minarolli, sekretari i burimeve njerëzore që lajmin tonë e quante fake news. Mesazhi në rrjetet sociale ndoshta është shkruar pas një dite plazh në Gjirin e Lalzit ku Ervin Minarolli kaloi jo vetëm fundjavën, por edhe fushatën elektorale ku nuk u angazhua asnjë ditë për asgjë.

Në faqen e tij në rrjetet sociale maksimumi ka shpërndarë FB-në e Lulit, se vetë mund të nxirrte vetëm foto nga Lalzi kur demokratët ishin në fushatë. U përpoqëm të gjenim ndonjë aktivitet të këtij sekretari që dje pas lajmit për dorëheqjen u mësua se ekzistonte.

Sekretar që nuk shkon në asnjë fushatë, por vazhdon pushimet pa ndalim në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, aty nga ku përgënjeshtron ato që bën vetë. Pretendon që bën punë vullnetare kur në fakt nuk bën asnjë punë, nuk është se prish ndonjë punë, por i ka zënë kot vendin dikujt që në fushatë do kishte takuar 5 vetë e do angazhohej diku, nuk do futej në vilën e Lalzit dhe të shtynte kohën duke sharë Lulzim Bashën.

Ervin Minarolli për çudi ka 8 vite sekretar dhe askush në PD nuk e di çfarë bën ai. Asnjë ditë aktivitet elektoral, u tërhoq pasi Lulzim Basha për herë të dytë nuk e kandidoi fare. Kaq shumë vlente si sekretar Minarolli sa Luli nuk e futi fare në listë, kështu bëri edhe me paraardhësin e tij tij, Fatbardh Kadilli. Ndoshta edhe Minarolli pas dorëheqjes do ketë fatin e Kadillit, mund të ketë shpresa të kandidojë si kryetar pasi Lulit të humbë edhe në 2025.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr statistikat/ Sa ishte paga e mësuesve gjatë qeverisjes së PD

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në PD?

Ne e dimë mendimin e Ervinit për Lulin, edhe të miqve të tij që “me Lulin as në hale nuk shkohet dhe PD është marë peng nga mediokrit”. Në rast se do duhet, këto mesazhe, mund t’i bëjmë publike, por për të qenë më konfidentë ja vemë në dispozicion stafit të Bashës kur të ketë ai nevojë. Ndoshta Luli i ka ditur këto që nuk e kandidoi Ervinin dhe ky i fundit u tërbua gjatë fushatës dhe as nuk shkoi një ditë në seli , por reagimi i djeshëm na tregoi se sa pa shtyllë kurizore është një pjesë e atyre individëve që qëndrojnë poshtë hijes së Bashës.

Nuk bëjnë asnjë punë, nuk kanë asnjë votë, por sukses kanë vilat në Lalëz dhe kur bëhen lajm për mirë dhe mbi të vërtetën e tyre reagojnë në shërbim të kryetarit me shpresë se nesër do kenë një kockë.
Në fakt nesër Minarolli s’do jetë më sekretar sepse ka dështuar, s’do jetë më as anëtar kryesie se nuk e voton askush, do jetë një njeri që do mbahet mend në histori se i vetmi akt që bëri në 8 vite u mohua në shërbim të zhdukjes nga poltika, ku lloz hyri e lloz doli./CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama bëhet nostalgjik/ Rikujton kohën si kryebashkiak dhe nxjerr videon

Publikuar

-

Nga

Humbja e LSI në zgjedhje/ Rama: Nuk është më faktor

Kryeministri Edi Rama është bërën nistalgjik ndërsa është kthyer pas në kohë kur drejtonte bashkinë e kryeqytetit.

Mëngjesin e sotëm Rama ka publikuar një video në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Në video shihet gjelbërimi nga pemët, për të cilat Rama thotë, se është kënaqësi t’i shohësh, kur kujton se kur u mbollën ishin pak më të larta se ai edhe pse nuk është i shkurtër.

‘Mirëmëngjesi kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha!’- shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

Publikuar

-

Nga

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

Humbja e thellë e Partisë Demokratike ka bërë që shumë demokratë t’i dalin kundër Lulzim Bashës, madje kanë nisur edhe dorëheqjet.

Burime për CNA.al bënë me dije se sekretari organizativ Sahit Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë, ndërsa është pasuar me atë të sekretarit të burimeve njerëzore Ervin Minarolli.

Por duket se Minarolli është penduar për këtë vendim dhe është tërhequr nga dorëheqja.

Ervin Minarolli

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Ervin Minarolli deklaron se do të vazhdojë të shërbejë për PD-në.

As kam dhënë dhe as kam arsye për të dhënë dorëheqjen! Kam qenë dhe mbetem në krye të detyrës, si Sekretar i Burimeve Njerëzore, në shërbim të demokratëve, dhe me vendosmëri për të çuar përpara betejën për rrëzimin sa më parë të regjimit të Edi Ramës që ka marrë peng Shqipërinë”, shkruan ai ndër të tjera.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur që Minarolli është tërhequr nga ky vendim, por duket se pendesa e tij ka ardhur pas lajmit të CNA.al.

Ndërkohë, kujtojmë se CNA.al e paralajmëroi këtë veprim të Minarollit dhe tashmë pritet që dorëheqjen ta përgënjeshtrojë edhe Sahit Dollapi me justifikimin se janë fakeneës të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën./ CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

LEXO TE PLOTE