LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Vasili: Ja çfarë e çon para drejtësisë listën e Astirit dhe të Dibrës

15 Prill 2021, 07:42, Politikë CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Vasili: Ja çfarë e çon para

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se tre mandatet në Vlorë, do e çojnë listën e Astirit dhe të Dibrës para drejtësisë.

Teksa ka publikuar një foto me kandidaten e LSI, në Vlorë, Anxhela Shenaj, Vasili shkruan se me këmbënguljen e jashtëzakonshme ajo është një shembull shprese për mijëra të rinj.

Sipas tij, lista e Astirit dhe Dibrës të Gjinurit dhe Qendros ka vetëm një fund, atë para drejtesisë.

?Tre mandatet ne Vlore e çojne listen e Astirit dhe te Dibres para drejtesise! Jam vertet shume i impresionuar nga Anxhela Shenaj kjo vajze e shkelqyer e Vlores. Me kembenguljen e jashtezakonshme dhe dashurine e saj per Vloren ajo eshte nje shembull shprese per mijra te rinj.Fitorja e qarte dhe e padiskushme e tre mandateve te LSI ne Vlore eshte detyrim i shenjte per Vloren dhe keta te rinj.
Vlora ka vetem nje alternative per te votuar; listen e kristalte te Anxheles me shoket e shoqet e saj sepse Lista e Astirit dhe Dibres te Gjinurit dhe Qendros ka vetem nje fund ate para drejtesise!?, shkruan Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga