Connect with Us

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Komuniteti Mysliman i Shqipërisë tregon qëndrimin

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Komuniteti Mysliman i Shqipërisë tregon qëndrimin

Publikuar

-

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur qëndrimin e tij neutral duke thëksuar se ajo që është e rëndësishme është procesi.

Qëndrimi ynë për përkatësitë politikë është si gjithmonë, NEUTRAL, por ajo që është e rëndësishme për ne, është procesi. Ne dëshirojmë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte. Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti”, ka shkruar KMSH-ja.

Ndër të tjera ka shtuar se vota është shumë e shtrenjtë dhe ajo as nuk duhet të shitet as të blihet.

LEXO EDHE:  Këshilli i Europës vlerëson zgjedhjet e 25 prillit/ Deputeti i opozitës: Ndihem i nderuar, ishin më të mirat ndër vite

“VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd! Ne urojmë dhe dëshirojmë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një hap përpara për Shqipërinë drejt integrimit europian, të jenë të lira dhe të ndershme dhe verdikti i popullit të lexohet e të pranohet nga të gjitha palët!

I lutemi Zotit që produkti i këtyre zgjedhjeve të jetë legjitim, i drejtë dhe i hajrit për popullin tonë”, shkruhet në status./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësia kalimtare, ndërkohë që temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë.

Sipas MeteoAlb zonat bregdetare do të paraqiten me mot të kthjellët gjatë gjithë ditës. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë shtrirjes Lindore.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Emigranti nga Londra futet në listat e PS

LEXO EDHE:  Zgjedhjet, KQZ regjistron disa parti politike



Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE