Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ Bashkëthemeluesi i Lëvizjes për Ndryshim mesazh të fortë qytetarëve

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Bashkëthemeluesi i Lëvizjes për Ndryshim mesazh të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ Bashkëthemeluesi i Lëvizjes për Ndryshim mesazh të fortë qytetarëve

Bashkëthemelueësi i Lëvizjes për Ndryshim dhe kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit, Evald Serreqi, ka dhënë meszhe të forta për qytetarët, teksa dita e zgjehdjeve parlamentare po afron.

Në një prononcim për CNA.al, Serreqi tha se Lëvizja për Ndryshim po sjell risinë e listave 100% të hapura.

Ne jemi thuajse në fund të fushatës. Ju bëj me dije se LN po kryen një fushatë model, të varfër ekonomikisht, por në kontakt të vazhdueshëm me banorët e qarkut të Elbasanit. Risia politike e këtyre zgjedhjeve është lista 100% e hapur që LN ofron për votuesin shqipëtar, edhe pse partitë e vjetra nuk na e mundësuan një gjë të tillë. Kombinimi i kësaj risie dhe shpenzimeve të ulta ekonomike të fushatës, janë një garanci e nevojshme dhe arsye deçisive pse qytetarët e qarkut Elbasan do të mbështesin Lëvizjen për Ndryshim dhe nr 11 në fletën e votimit. Ne do arrijmë të mandatojmë deputetë të lirë në sallën e parlamentit shqipëtar, që do jenë promotorët e ndryshimit aq të dëshiruar. Ato nuk do jenë peng i financimeve të dyshimta dhe as i hierarkisë së partisë. Ato do jenë në shërbim të plotë të votuesit të tyre!”, u shpreh ai për CNA.al.

LEXO EDHE:  Takimi për Shengenin rajonal/ Rama-Vuçiç- Zaev deklaratë të përbashkët, ftojnë Kosovën t’iu bashkohet

Kandidati për deputet i ka bërë thirrje qytetarëvë të Elbasanit të dalin masivisht në votime, duke e kthyer 25 prillin në ditë feste.

I ftoj qytetarët e qarkut të Elbasanit të dalin masivisht në votime, duke e kthyer 25 prillin në ditë feste. Vetëm duke votuar masivisht relativizoni fuqinë e “timonierëve” të vetëm të shtetit shqipëtar, duke ja kaluar “çelësin” deputetëve të lirë të Lëvizjes për Ndryshim të cilët zotohen përpara jush se nuk do të zgjedhin një Kryeministër të korruptuar! Ky është vetëm fillimi i NDRYSHIMIT! Me votën për nr 11, votuesit shqipëtar përveçse i heqin imunitetin politik një klase të kompromentuar dhe ezauruar politike, i japin përgjegjësinë një brezi të ri me integritet përfaqësuesish, të mbrojnë interesat e qytetarëve në institucionet e shtetit. Elbasani në vitin 1912 ishte lajmëtar i Pavarësisë së Shqipërisë. Në 2021 do dijë të jetë lajmëtari i ndryshimit!

Për ne është më e rëndësishme Shqipëria se sa partia! Është më i rëndësishëm shteti se sa pushteti! Bëhu ti vetë ndryshimi që dëshiron të kesh! Votoni masivisht! Voto Lëvizja për Ndryshim! Votoni nr 11!”, theksoi Serreqi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kreu i PDK: Protagonizmi personal Kurti-Rama po dëmton marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, kryetari i PDK Memli Krasniqi shprehu shqetësim për dëmtimin e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri, ndërsa ia dha pjesën më të madhe të përgjegjësisë kryeministrit Albin Kurti.

“Unë mendoj se raporti ynë me Shqipërinë është i dëmtuar pikërisht nga qasja që kryeministri i Kosovës ka pasur edhe në raport me liderët institucional në Shqipëri,” deklaroi Krasniqi.

Sipas tij kontribut negativ ka dhënë dhe pjesëmarrja e Kurtit në fushatën zgjedhore të Shqipërisë, në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit.

“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri asnjëherë nuk duhet t’i subordinohen marrëdhënieve personale të kryeministrave që janë në detyrë, në momente të caktuara,” shtoi ai.



“Protagonizmi personal, tendenca për të treguar se cili është më i rëndësishëm se tjetri, i ka dëmtuar marrëdhëniet e mira. Besoj që Kosova gjithmonë duhet ta shohë Shqipërinë, si një mbështetëse të saj sepse ka qenë historikisht dhe tradicionalisht. Shqipëria është anëtare e NATO-s, është një shtet i rëndësishëm jo vetëm në nivelin e marrëdhënieve jo vetëm rajonale,” deklaroi kreu i PDK.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e sikletshme për Isa Mustafën

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 19 nëntor 2020

Krasniqi mori si shembull marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri gjatë drejtimit të vendit nga Hashim Thaçi, ku tha se ai kishte funksionuar në raportin me Shqipërinë mirë edhe me ish-kryeministrin Berisha edhe me kryeministrin Rama.

Politikani mbështeti idenë se bashkëpunimi dhe koordinimi Kosovë – Shqipëri duhet t’i paraprijë edhe veprimeve edhe në nivelin rajonal e evropian, gjë që do të sillte menaxhim më të mirë edhe të nismës së Ballkanit të Hapur.

“Kryeministrat e Kosovës duhet ta shohin Shqipërinë jo vetëm si partner, por edhe si shtetin e parë mbështetës në të gjitha çështjet që ndërlidhen me interesat tona kombëtare,” deklaroi Krasniqi ndërsa tha se pret të takojë së shpejti kryeministrin Rama./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohen mesazhet sekrete të Yuri Kim për PD-në përpara intervistës së Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kokëfortësia e Sali Berishës për të mbrojtur veten dhe reputacionin e tij përballë vendimit të sekretarit Blinken për ta shpallur non grata, po i shqetëson gjithnjë e më shumë diplomatët amerikanë në Tiranë dhe veçanërisht ambasadoren Yuri Kim.

Lapsi.al ka pasur mundësi të njihet me një mesazh që në fakt vetëm provon atë që prej kohësh qarkullon në ajër. Prej disa javësh, në biseda me analistë dhe drejtues emisionesh politike, znj. Kim ka shprehur inatin e saj me qëndrimet publike të  Berishës që shkojnë krejt në sens të kundërt me udhëzimet e prera, në tejkalim të kufijve diplomatikë, që ajo ka marrë nga shefat e saj në Uashington.

Por pika që ka derdhur vazon ka qenë vendimi i “minuesit të demokracisë” dhe ‘abuzuesit me fondet publike”, për të dhënë një intervistë në Euroneës pak ditë përpara hyrjes së tij në parlament.

Përpara se intervista me Erla Mëhillin të transmetohej “live”, përpara se Berisha të shpallte se ai nuk kishte ndërmend ta braktiste betejën në kuvend dhe të kërkonte fakte nga SHBA, për akuzën që i bëhej, kur u mor vesh lajmi se ish kryeministri do të fliste, kryediplomatja amerikane ka reaguar. Një burim i sigurtë brenda PD ka konfirmuar për Lapsi.al se drejtuesve të kësaj partie i është dërguar ky mesazh: “Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim”.

Në këtë sinjal të qartë vihen re tre gjëra. E para se selia e rrugës së Elbasanit nuk është aspak e lumtur që Sali Berisha përpiqet të mbrohet publikisht duke kërkuar prova për akuzat që i bëhen. Pra, përfaqësuesit e vendit simbol të lirive, në Tiranë, duan ti heqin një deputeti të zgjedhur një të drejtë që bota e qytetëruar ua njëh dhe kriminelëve më të mëdhenj.

LEXO EDHE:  Donald Lu: Mori fund koha e gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar

LEXO EDHE:  Projekt buxheti i 2021/ Denaj: 1 miliard lekë për procesin zgjedhor



Gjëja e dytë që tregon ky mesazh është fakti se ekzistoka një marëveshje okulte mes SHQUP-it dhe selisë së rrugës së Elbasanit, ku palët i kanë premtuar njëra tjetrës gjëra që nuk i di publiku. Nuk ka informacion nëse Sali Berisha është në djeni të tyre, apo ato janë bërë pas shpinës së tij, por një gjë është e qartë: duket sikur krerët zyrtarë të PD i kanë premtuar ambasadores se ata do të gjejnë një zgjidhje për këtë punë. Fakti që ata kanë marrë këtë mesazh tregon se ambasa ndihet e zhgënjyer që Berisha po sillet po njësoj.

E treta dhe më e rënda qëndron në shantazhin që meqë PD s’po e mban fjalën, ambasada është e detyruar të tregojë gjëra që nuk i ka nxjerrë deri më tani.

Dhe këtu ka një problem.

Sepse nëse thuhet, ashtu sikurse kemi dëgjuar, që shpallja non grata e Berishës është bërë në të mirë të publikut shqiptar dhe demokracisë në këtë vend, do të ishte më e shëndetshme që të bëheshin transparente “krimet” e Berishës që diplomatat amerikanë i ruajtkan në dosjen e tyre. Në asnjë mënyrë ato nuk mund të shërbejnë si mjete presioni që çohen në formë mesazhesh dhe që kërkoojnë të tulasin një opozitë edhe kështu të sfilitur, sa herë ajo është përpara një përballjeje me qeverinë./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta kundër trafikut të armëve/ Çuçi: Kemi aprovuar 3 ligje të rëndësishme

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prezantoi arritjet kryesore të Shqipërisë në luftën kundër trafikut të armëve në vend, si dhe angazhimin e Qeverisë në përballjen e këtij fenomeni, gjatë një konference online të nivelit të lartë të organizuar nga Komisioni Europian.

Në të morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtuesit më të lartë të KE, si Josep Borrell Fontelles, Zv/president i KE, Ylva Johansson, Komisionere për Çështjet e Brendshme, Olivér Várhelyi, Komisioner për Çështjet e Zgjerimit, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës si bashkëkryesues të procesit të Berlinit, si dhe mjaft zyrtarë të lartë të vendeve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në qendër të këtij eventi ishte rritja e bashkëpunimit mbi kontrollin e trafikimit dhe përdorimit ilegal të armëve të zjarrit në Europën Juglindore, rajon dhe më gjerë, duke u bazuar në zbatimin e plotë të planit të veprimit të BE-së për trafikimin e armëve të zjarrit për 2020 – 2025.

Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi nënvizoi punën e bërë nga Qeveria Shqiptare në këtë fushë, qoftë në aspektin ligjor, me hartimin e disa ligjeve të posaçme që adresojnë fenomenin, qoftë me punën konkrete të Policisë dhe agjencive ligjzbatuese në zbulimin, kapjen dhe ndëshkimin e vënien para ligjit të shtetasve që trafikojnë apo posedojnë armë në mënyrë të paligjshme.

Në lidhje me kuadrin rregullator, Çuçi theksoi se qeveria ka aprovuar tre ligje të rëndësishme, për armët e zjarrit, për eksplozivët dhe për mjetet piroteknike.

Po kështu, ai tha se po rishikohen disa dispozita të Kodit Penal mbi trafikun e armëve, me qëllim përfshirjen e çdo lloj veprimtarie kriminale që kanë të bëjnë me armët, për të shmangur çdo mundësi abuzimi apo pandëshkueshmërie.

Në lidhje me punën e Policisë dhe agjencive ligjzbatuese, ministri deklaroi se çarmatimi i popullsisë dhe heqja e armëve nga duart e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore t’i mbajnë, është ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Brendshme, pasi ky fenomen (pra, posedimi i armëve të mënyrë të paligjshme), ndikon drejtpërdrejt në të gjitha format e kriminalitetit.



Ministri bëri me dije se të gjitha armët e zjarrit që posedohen ligjërisht nga shtetas shqiptarë, tashmë po regjistrohen sipas sistemit SIMA, një sistem i kompjuterizuar. Sipas këtij programi, tashmë janë regjistruar rreth 70 % e të gjithë armëve të zjarrit.

LEXO EDHE:  Donald Lu: Mori fund koha e gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 19 nëntor 2020

Ai u shpreh gjithashtu edhe rreth angazhimit të strukturave të posaçme zyrtare dhe OJF-ve në zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese për edukimin e të rinjve mbi rreziqet dhe pasojat e përdorimit të armëve të zjarrit dhe nxitjen e shtetasve që të vetëdorëzojnë armët që mund të mbajnë të fshehura në banesa.

Kreu i Ministrisë së Brendshme foli në mënyrë të përmbledhur edhe rreth “Strategjisë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta 2019 – 2024” dhe plani 3-vjeçar të veprimit çka e konsideroi si një hap tjetër përpara në procesin e harmonizimit me legjislacionin e BE-së në fushën e kontrollit të armëve të zjarrit.

“Doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar si një aspekt vendimtar në sigurimin e një lufte të suksesshme të trafikimit të paligjshëm. Për këtë çështje, Shqipëria ka nxitur në mënyrë proaktive bashkëpunimin me vendet tona fqinje. Përvoja e fituar nga prania e FRONTEX në Shqipëri dhe përmirësimi i një sërë procedurash të reja standarde për kontrollin e kufirit, kanë rritur ekspertizën, aftësitë teknike dhe ka përmirësuar cilësinë dhe nivelin e performancës në zbulimin e armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve (FAE) dhe futjen e metodave të reja të trafikimit të armëve të zjarrit,” tha ndër të tjera ministri.

Duke folur mbi prioritetet gjatë vitit 2021, ai shtoi se: “synojmë të përfundojmë plotësisht procesin e regjistrimit të armëve të gjuetisë në sistemin SIMA. Brenda vitit 2021, Shqipëria do të miratojë Planin e ri të Veprimit për zbatimin e Strategjisë së Armëve të Vogla dhe të Lehta për vitet 2022 – 2024“.

Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar fuqishëm në luftën kundër mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe është e gatshme të mirëpresë fillimin e projekteve tashmë të dakorduara që synojnë rritjen e aftësive tona dhe zhvillimin e atyre të reja, në zona kritike, ku me përpjekje të koordinuara gjithmonë ka vend për përmirësim,” deklaroi Çuçi në fund të fjalës së tij.

Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, falënderoi në mënyrë të veçantë Shqipërinë për miratimin e ligjit për armët, si një ligj në përputhje të plotë me EU aqui, vendi i parë në rajon që miraton këtë ligj./CNA.al

LEXO TE PLOTE