Connect with Us

Zbulimi amerikan: Tërheqja nga Afganistani mund të përbëjë “rrezik të konsiderueshëm”

Bota

Zbulimi amerikan: Tërheqja nga Afganistani mund të përbëjë “rrezik të konsiderueshëm”

Publikuar

-

Zbulimi amerikan: Tërheqja nga Afganistani mund të përbëjë “rrezik të konsiderueshëm”

Zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan thanë se plani për të tërhequr trupat nga Afganistani mund t’u japë grupeve terroriste si al-Kaida dhe Shtetit Islamik një mundësi për të rigjeneruar aftësitë që do t’u duheshin për të kryer një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara.

Paralajmërimi i tyre, i cili u bë në të njëjtën ditë që Presidenti Joe Biden njoftoi zyrtarisht vendimin për t’i dhënë fund luftës më të gjatë në të cilën janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, ngre shqetësimet e rrënjosura thellë të shprehura nga shumë zyrtarë amerikanë dhe ish-zyrtarë, lidhur me tërheqjen e 2.500 deri në 3.500 trupa nga Afganistani, së bashku me mijëra vetë të personelit civil.

Vendimi mundet gjithashtu të nxisë shqetësime të mëtejshme, me kritikët që i mëshojnë frikës se kushtet që lejuan Afganistanin të bëhet një strehë për terroristët mund të rikrijohen serish së shpejti, pavarësisht nga gati dy dekada luftë.

Ekziston një rrezik i konsiderueshëm me tërheqjen e ushtrisë amerikane dhe ushtrisë së koalicionit“, u tha drejtori i ri i CIA-s, Bill Burns ligjvënësve të mërkurën.

“Aftësia e qeverisë amerikane për të vepruar ndaj kërcënimeve do të zvogëlohet. Ky është thjesht një fakt”, tha ai, duke paralajmëruar se al-Kaida dhe ISIS-i në Afganistan, “synojnë të rikuperojnë aftësitë për të sulmuar objektivat amerikane, qoftë në rajon, në Perëndim apo në territorin amerikan”.

Por zoti Burns shtoi se pavarësisht dëshirës që ka al-Kaida dhe ISIS-i për të sulmuar SHBA-në, “realiteti është se asnjë prej tyre nuk e diposponon sot atë kapacitet”.

LEXO EDHE:  Një vdekje në Kapitol Hill, dhe çfarë duhet të bëjmë tani

Zyrtarë të tjerë të lartë të zbulimit thanë gjithashtu se kërcënimi nga terrorizmi që nxiti fillimisht SHBA-në të shkojë në luftë në Afganistan nuk është më rreziku kryesor.

Ka grupe terroriste të cilat përfaqësojnë kërcënime shumë më serioze“, tha zoti Burns.

Drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines u tha ligjvënësve se rreziku që paraqitet në Afganistan është eklipsuar gjithashtu nga kërcënimet që vijnë nga vende të tilla si Kina, të cilën ajo e quajti një “përparësi të pashembullt”, duke shtuar gjithashtu Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut.

Edhe ekstremistët vendas nga një “gamë e gjerë motivimesh ideologjike paraqesin një kërcënim të madh e të afërt”, tha zonja Haines.

Ligjvënësi Marco Rubio, republikani kryesor në Komisionin e Zbulimit të Senatit, shprehu shqetësimin lidhur me tërheqjen e trupave.

Ekziston një mundësi shumë reale që në një të ardhme shumë të afërt, fatkeqësisht dhe tragjikisht që Talibanët të rimarrin kontrollin mbi të gjitha pjesët thelbësore të Afganistanit“, tha ai.

Nëse ata e bëjnë këtë, mendoj se është pothuajse e sigurt që al-Kaida do të rikthehet“, shtoi zoti Rubio. “Askush nuk mund ta mohojë se do të ketë pasoja serioze mbi sigurinë e vendin tonë në vitet që vijnë“.

Vlerësimet e fundit, si nga SHBA ashtu edhe nga vendet e tjera, tregojnë se dekada të tëra presioni antiterrorizëm e kanë dobësuar në mënyrë të konsiderueshme udhëheqjen e al-Kaidës dhe numrin e saj të përgjithshëm në Afganistan./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ BE konferencë të jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Prej disa ditësh ka nisur një konflikt ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, ku shumë njerëz kanë humbur jetën. Bashkimi Evropian do të zhvillojë një video-konferencë të jashtëzakonshme online me ministrat e Jashtëm të BE-së ku do të diskutohet rreth kësaj teme.

Në një postim në Twitter ” përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell  ka njoftuar se në këtë konferencë do të flitet mbi kontributin që mund të japë BE për të zgjidhur konfliktin e krijuar mes Palestinës dhe Izraelit. Postimi shoqërohet edhe me deklaratën e BE-së në lidhje me situatën në Rripin e Gazës.

Deklarata e BE-së:

Në funksion të përshkallëzimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë jam duke thirrur një VTC të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE të Martën. Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t’i dhënë fund dhunës aktuale

Bashkimi Evropian është i angazhuar në mënyrë aktive në përpjekje diplomatike për të kontribuar në shuarjen e dhunës së vazhdueshme në Izrael dhe territorin e okupuar palestinez.

Gjatë ditëve të kaluara, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë , Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell ka vazhduar përpjekjet për të mos përshkallëzimin e situatës jashtëzakonisht shqetësuese në rajon, veçanërisht në Gaza.

Në deklaratën e Bashkimit Europian thuhet se në të gjitha kontaktet e tij, Përfaqësuesi i Lartë Borrell dënoi Hamasin dhe grupet e tjera që qëlluan me raketa pa kriter kundër caqeve civile në Izrael. Përfaqësuesi i Lartë theksoi se ndërsa Izraeli ka të drejtë të mbrojë popullsinë e tij nga këto lloj sulmesh, ai duhet të veprojë në mënyrë proporcionale dhe të shmangë viktimat civile.

Borrell ka nënvizuar vazhdimisht nevojën për t’i dhënë fund menjëherë përshkallëzimit të rëndë të dhunës, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të saj dhe për të siguruar mbrojtjen e civilëve nga të gjitha anët. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe për t’u dhënë qasje të plotë humanitare atyre që kanë më shumë nevojë në Gaza.

LEXO EDHE:  Shqipëria një gjysëm Afganistan me “Khanët” ministra

LEXO EDHE:  Shqipëria një gjysëm Afganistan me "Khanët" ministra

Shkaqet themelore që kanë çuar në këtë situatë duhet të adresohen. Statu quo-ja e vendeve të shenjta duhet të respektohet dhe të shmangen çdo akt nxitje rreth tyre, siç nënvizoi Borrell. Ai gjithashtu kujtoi pozicionin e gjatë të BE-së mbi nevojën për të ndaluar aktivitetet e vendosjes, prishjet dhe dëbimet, duke përfshirë Jerusalemin Lindor.

Ai zhvilloi diskutime në fillim të kësaj jave me Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas dhe Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi. Borrell shkëmbeu gjithashtu mendime me lojtarët kryesorë rajonalë, duke përfshirë Ministrin e Jashtëm të Egjiptit Sameh Shoukry, Ministrin e Jashtëm të Jordanisë Ayman Safadi dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu.

Në të njëjtën kohë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së mbetet në kontakt të ngushtë me Ministrat e Jashtëm të Shteteve Anëtare të BE në mënyrë që të koordinojë dhe diskutojë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t’i dhënë fund dhunës aktuale.

Borrell ka udhëzuar Përfaqësuesin Special të BE-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Sven Koopmans, për të punuar në mënyrë aktive me të dërguar të tjerë nga Kuarteti i Lindjes së Mesme për të adresuar krizën. Në terren, Delegacioni i BE-së në Tel Aviv dhe Përfaqësimi i BE-së në Jerusalem po angazhohen gjithashtu me autoritetet izraelite dhe palestineze dhe me përfaqësuesit e Shteteve Anëtare.

Prioriteti dhe mesazhi i BE-së në këtë kontekst mbetet i qartë: dhuna duhet të marrë fund tani.

Ekziston një nevojë urgjente për të adresuar shkaqet thelbësore të konfliktit dhe për të gjetur një rrugë politike, e cila lejon një kthim në negociatat kuptimplote drejt një zgjidhjeje me dy shtete bazuar në parametrat e rënë dakord ndërkombëtarisht.

Edhe izraelitët edhe palestinezët kanë të drejtë të jetojnë në siguri, liri dhe demokraci. Këto cikle të vazhdueshme dhune duhet të marrin fund./CNA.al

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Konflikti Izrael-Palestinë/ Kosova: Të ndalojnë dhunën dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore

Publikuar

-

Nga

Prej disa ditësh ka nisur një konflikt ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, ku shumë njerëz kanë humbur jetën. Lidhur me këtë konflikt ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë me anë të një reagimi ka thënë se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit.

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19/ Turqia lehtëson masat

Publikuar

-

Nga

Covid-19/ Turqia lehtëson masat

Ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit të plotë që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Qendrat tregtare do të rihapen ndërsa disa biznese do të mbesin të mbyllura, përfshirë palestrat dhe kafenetë, por restorantet do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimin “delivery”.

Procesi mësimor për parashkollorët do të rinis në klasa, por universitetet do të vazhdojnë mësimin online.

Qytetarët e moshuar të pavaksinuar mbi 65 vjeç do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 14:00./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE