LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vidhet gjatë natës një kompani në Durrës/ Arrestohet roja i subjektit

15 Prill 2021, 07:19, Kronika CNA
Vidhet gjatë natës një kompani në Durrës/ Arrestohet

Një kompani private në Durrës është grabitur gjatë natës.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë marrë një sasi parash. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar rojen e këtij subjekti, A. H., 58 vjeç, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

?Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale ?Shpërdorim detyre?, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç.

Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës?, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga