Connect with Us

Vaksinimi kundër Covid-19/ Basha: Shumica e gazetarëve e kanë refuzuar, nuk ka transparencë

Politikë

Vaksinimi kundër Covid-19/ Basha: Shumica e gazetarëve e kanë refuzuar, nuk ka transparencë

Publikuar

-

Vaksinimi kundër Covid-19/ Basha: Shumica e gazetarëve e kanë refuzuar, nuk ka transparencë

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur mbrëmjen e sotme për vaksinimin e qytetarëve kundër Covid-19.

Basha tha se ka të dhëna se shumica e gazetarëve dhe operatorëve kanë refuzuar të marrin vaksinën, ndërsa kërkoi më shumë transparencë nga qeveria për vendin nga vijnë këto vaksina.

“Sipas të dhënave shumica e gazetarëve dhe operatorëve kanë refuzuar të bëjnë vaksinën sepse kur nuk ka transparencë, nuk ka besueshmëri. Nuk ka rrugë tjetër për të luftuar me efektivitet pandeminë përveç vaksinimit.

Vaksinimi nuk është proces personal, shqiptarët duhet ta kuptojnë se vaksinat blihen me paratë e shqiptarëve. Besueshmëria vjen përmes transparencës, si mund të ketë transparencë kur t’i thua po sjell një çantë por nuk po e them nga erdhi, kur ti e kthen procesin në fushatë për interesa private, politike apo elektorale. Si në tetë vite edhe në menaxhimin e pandemisë, ky kryeministër ka dështuar për shkak të mungesës së transparencës që ka rrënuar besueshmërinë”, u shpreh ai në emisionin “Log” të Endri Xhafos.

LEXO EDHE:  Rrëfehet Nard Ndoka/ Si u arrestova në Velipojë me 5-6 çuna

Basha pretendon se po të jetë ai në qeveri, vaksinimi do të ecë me ritme më të shpejta dhe qytetarët do të kenë më shumë besim.

“Shqiptarët meritojnë vaksinim të sigurt. Drejtuesi politik duhet t’u qëndrojë parimeve. Unë flas si drejtuesi i ardhshëm i qeverisë shqiptare. Drejtuesi në ikje i qeverisë shqiptare duhet të kishte garantuar transparencën, besueshmërinë dhe që shqiptarët të merrnin vaksina të certifikuara. Me ne procesi i vaksinimit është i garantuar që do të ecë shpejt dhe me vaksina të certifikuara që do të rrisin besueshmërinë dhe administrimin sa më të shpejtë të tyre te e gjithë popullata shqiptare”, theksoi kreu i opozitës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Tjetër ofertë për Bashën/Rama: Zgjidh një ministër të mos njohë revolverin, por …!

LEXO EDHE:  Përplasja në Landfillin e Sharrës/ Berisha: Rama e Veliaj faktuan megaferën e mafies së plehrave

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE