Connect with Us

Udhëtimet jashtë vendit/ Publikohen masat anti-COVID për çdo shtet

Aktualitet

Udhëtimet jashtë vendit/ Publikohen masat anti-COVID për çdo shtet

Publikuar

-

Cilat janë vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht koronës

Ministria e Jashtme ka informuar qytetarëve lidhur me rregullat që duhet të dinë para se të dalin jashtë vendit.

Pas lirimit të masave nga disa shtete Ministria e jashtme jep informacion të detajuar për rregullat që kanë shtetet e tjera në kuadër të masave anti Covid.

“Dëshironi të informoheni rreth regjimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë jashtë vendit gjatë situatës me COVID 19 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në Greqi/ Mbi 500 të infektuar dhe 8 viktima në 24 orë

Për të shkuar të informacioni i detajuar për çdo shtet kliko masat!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Luçiano Boçi bën deklaratën e fortë/ “S’mund të them jam në opozitë se do pranoja humbjen”

Publikuar

-

Nga

Luçiano Boçi i cili fitoi mandatin e deputetit për PD në qarkun e Elbasanit foli për zgjedhjet e 25 Prillit duke i cilësuar ato si masakër zgjedhore.

I pyetur se ku gaboi që dolën në opozitë, ai tha se nuk mund të thotë se është në opozitë pasi i bie të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe për këtë tha Boçi nuk qëndron pasi beteja vijon ende dhe këtë herë do të bëhet ne organet e reja të drejtësisë me dokumentimin e krimeve zgjedhore dhe manipulimit të votës.

Boçi i ftuar në studion e “Pa Protokoll” shtoi se janë bërë denoncime publike 6 muaj para zgjehdjeve dhe nuk është bërë ende asnjë veprim.

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në Greqi/ Mbi 500 të infektuar dhe 8 viktima në 24 orë

LEXO EDHE:  Shtimi i rasteve me Covid-19/ Veliu ndan detyrat: Dua lista të personave që…

Unë nuk them po jam në opozitë se do pranojë humbjen, ne jemi ende në betejë. Jemi në një betejë ligjore ku në mes janë organet e reja të drejtësisë. Jemi para një krimi zgjedhor dhe kjo është bërë nga qeveria. Nuk u hodhën vetëm para, por u përdorën fonde shtetërore, u dhanë lejë legalizimi, u punësuan me kontrata, u dhanë edhe paga lufte. Kemi bërë denoncime publike 6 muaj para zgjedhjeve dhe nuk është bërë asnjë veprim, dolën të dhënat personale që ishte krimi më i madh zgjedhor dhe asnjë gjë s’u bë nga SPAK”, tha Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi flet me shifra: Ja sa është shitur një votë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi , ka komentuar mbi fenomenin e shit-blerjes së votave duke treguar se një votë është shitur nga 50 deri në 300 euro.

Ai shtoi se SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete për denoncimet që po bëhen deri më tani dhe theksoi se blerja e votës ndodh jashtë kutie.

“Po edhe shqiptarët që e kanë shitur votën e kanë shitur nga 300 euro deri në 50 euro. Këto zgjedhje janë blerë me paratë publike. Brenda fushatës ka pasur tendera publikë, gjë që ka qenë e ndaluar. Të gjithë këto janë para votash. Këtu futet edhe paraja e botës së krimit që i jargaviten atij që është në pushtet ose atij që ka më shumë mundësi për të ardhur në pushtet. Këtu është shitur vota për 1.5 euro në muaj, ose një brisk rrojë dhe kjo është mëkat. 50 euro një votë dhe 4 vite që do të durosh një pushtet mbi kurriz, i bie 1.5 euro në muaj, nuk e di çfarë kanë shitur.

 SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete në dijeninë time nga denoncimet që po bëhen deri më tani. Blerja e votës ndodh jashtë kutie dhe SPAK duhet të ketë tabulatet e telefonave ose metodat e tjera. SPAK nuk ka ardhur nga qielli, por janë po këta prokurorë, vetëm se nuk kanë pasur mbështetje dhe tani janë shkëputur nga politika, janë të pavarur. Unë vetë kam marrë pamjet nga KQZ dhe shpresojmë që të dalë diçka nga ajo që ne dyshojmë”, deklaroi Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësorin/ Ja si paraqitet gjendja e tij

Publikuar

-

Nga

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Hidhet në erë me eksploziv një automjet

Mbrëmjen e sotme në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka ndodhur një aksident.

Drejtuesi i mjetit me iniciale E.M ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I.C. Mësohet se 65 vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE