Connect with Us

“Superskandal”/ Berisha: Ndal vaksinimit të qytetarëve me vaksina të skaduara!

Politikë

“Superskandal”/ Berisha: Ndal vaksinimit të qytetarëve me vaksina të skaduara!

Publikuar

-

“Superskandal”/ Berisha: Ndal vaksinimit të qytetarëve me vaksina të skaduara!

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e bluzbardhit dixhital lidhur me vaksinat.

Berisha thekson se prej 10 ditesh shqiptaret vaksinohen me vaksina të skaduara. Ish kryeministri i ka bërë thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencë për të ndërprerë menjëherë këtë eksperiment kriminal çnjerzor të autoriteteve shqiptare.

“Superskandal!
Ndal vaksinimit elektoral te qytetarve me vaksina te skaduara.
Prej 10 ditesh shqiptaret vaksinohen me vaksina ta skaduara.
Bluzat e bardha nderpresin procesin e vaksinimit.
Xhahili i Surrelit detyron vazhdimin e tij!

Miq, ne menyre te perseritur kam denoncuar fshehjen e dates se skdences te vaksinave nga Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia.

Para 15 Serbia shkaterroi nje kontigjent vaksinash te skaduara.Perdorimi i nje vaksine te skaduar perben nje kercenim serioz per jeten e te vaksinuarit dhe nje veper te rende penale. Denoj me ashpersine me te madhe perdorimin elektoral te vaksinave te skaduara dhe i beje thirrje OBSH te nderhyj me urgjence per te nderprere menjeher kete eksperiment kriminal çnjerzor te autoriteteve shqiptare

Lexoni denoncimin e bluzbardhit dixhital dhe shikoni ne foto daten e skadimit te vaksinave 6/4/2021!
Mirmbrema. Ndjese per oren e vone. Sot ka ndodhur skandali i rradhes i ripjelljes ne lidhje me vaksinimin. Rreth mesdites vaksinimi eshte nderprere per rreth 1 ore pasi mjeket vaksinues konstatuan qe vaksinat e ardhura se fundmi kane daten e skadences 09.04.2021. Pati nje grumbullim te madh njerzish pas nderprejes se vaksinimit. Duke qene se njerzit u merzit dhe irrituan me situaten e krijuar, me urdher nga lart mjeket dhe infermieret i detyruan te kthehen ne vende dhe te fillojne perseri vaksinimin. Nga ky moment cdo person nuk u lejua brenda cadrave. Po ju dergoj foton Data e sakadimit shenon 06.04.2021. ju siguroj qe diten e djeshme vaksinimi eshte nderprere per rreth 1 ore pasi vaksinatoret konstatuan qe kjo eshte data e skadences. Ju lutem ju bejeni publike se kjo qe po ndodhe eshte shume e rrezikshme.Keta nuk ndalen para asgjeje per propaganden e tyre duke kercenuar shendetin me vaksina te skaduara.me respect”, thuhet në postimin e Berishës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shpërthejnë” largimet në PD/ Anëtari i FRPD: Nuk e gjej më veten tek kjo forcë politike

Publikuar

-

Nga

“Shpërthejnë” largimet në PD/ Anëtari i FRPD: Nuk e gjej më veten tek kjo forcë politike

Anëtari i FRPD, Ares Ypi ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e strukturave të FRPD dhe PD.

Ai shprehet se, ky nuk ishte një vendim i lehtë pasi është rritur me frymën e Partisë Demokratike, por nuk e gjente më veten tek kjo forcë politike.

Ai shkruan se si anëtar i kryesisë së FRPD, ky ishte një gjest ku tregon se mban përgjegjësi për humbjen e PD në zgjedhje.

Të dashur miq, dashamirës, bashkëpunëtorë dhe demokratë. Duke filluar nga sot nuk do të jem më pjesë e strukturave të PD dhe FRPD.

Nuk ishte një vendim i lehtë pasi jam lindur e rritur nën frymën e Partisë Demokratike, por pas kaq vitesh kontribut edhe përkrahje unë nuk e gjej më veten te kjo frocë politike, përpos këtij fakti me këtë gjest unë mbaj përgjegjësitë e mia si anëtarë i kryesisë së FRPD për humbjen e PD në zgjedhje.

Ka ardhur koha edhe për mua si i ri, që të shoh angazhimet e mia personale. Miqve të mi në atë parti i ruoj çdo të mirë e çdo sukses pasi e vetmja pasuri që kam përfituar nga PD është njohja me miq të mrekullueshëm. Gjithmonë në zemrën time”, shkruan Ares Ypi në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Publikuar

-

Nga

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk tërhiqet edhe pas humbjes. Në takimin me qytetarët në Elbasan, Basha është shprehur se, do të vazhdojë betejën pasi është një detyrim që ka ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ai thekson se nëse do të ulë flamujt e betejës dhe do të ulë kokën do të thotë që kanë pranuar alenacën Rama-Doshi.

Na ndoqën sepse besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona por për ta. Ky është detyrimi. Kujt do t’ia lëmë fatin e atyre që donin ndryshimin por që u penguan. Kujt t’ia dorëzojmë këtë fat?

Krimit të bërë njësh me politikën apo një drejtësie që nuk ekziston? Betejën e nisëm për shqiptarët e thjeshtë. Nëse do të ulim flamujt e betejës dhe do të ulim kokat duhet të pranojmë aleancën Rama –Doshi.

Mesazhi është se ne do të vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju derisa të përmbyset regjimi Rama-Doshi.

Jam i vetëdijshëm se ky rrugëtim do të ketë shumë sakrifica. Duan s’duan kundërshtarët tanë ne jemi një familje e madhe”, shprehet Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Humbi zgjedhjet/ Habit Basha: Jemi më të fortë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është stacionuar në qytetin e Elbasanit dhe gjatë një takimi me demokratët është shprehur,  se pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 prillit mbështetësit e tij duhet ta mbajnë kokën lart.

Ai shton se 680 mijë shqiptarë besuan se lufta nuk po bëhej për ndryshim e fateve të tyre dhe jo për karrige.

“Dua t’ju them se kokat duhet t’i kemi lart. Nuk ka forcë politike në Ballkan të mbetur që nga koha e rrëzimit të regjimeve komuniste që të ketë fuqinë që demonstroi Partia Demokratike në Shqipëri përballë këtij regjimi. Njësoj si në 91-shin, pa asnjë pushtet përveç pushtetit të zemrës, përveç besimit tek ndryshimi dhe kjo tregon se jo vetëm nuk jemi tkurrur, dobësuar apo lodhur, por jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE