LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Spiropali si Lek Plepi!”

15 Prill 2021, 13:03, Politikë CNA
“Spiropali si Lek Plepi!”

Ish i përndjekuri politik Ilirjan Blloshmi ka krahasuar ministers Elisa Spiropali me Lek Plepin.

Sipas Blloshmit, Spiropali ashtu si Leka nuk ka bërë asnjë gjë në jetën e vet, ajo ka punuar gjithmonë e maskuar, pra na ka bere karnavale gjithë kohën.

Mes të tjerash ai thekson se Spiropali na tregon se Standardi i shoqërisë sonë parathotë që rëndësi ka kë njeh, dhe jo se kush je.

?Spiropali si Lek Plepi!
Nuk e di nga bëhet Lek Plepi, por vetë fakti që e dëgjoj si referencë herë pas here, qoftë dhe për humor, më bën të kuptoj që ai e ka përmbushur misionin e vet: Kthimin në simbol të asgjësë që kthehet në qendër të vëmendjes. E di që ka njerëz që mendojnë se tallen me Lek Plepin. Po të bëjnë llogaritë pro e kundër, mund t?u dalë që Lek Plepi ka marrë më shumë nga kjo shoqëri se shumë prej nesh. Mbi të gjitha, na ka marrë kohë. Nëse mendoni që Lekn Plepi ka dalë nga qarkullimi, më duhet t?ju kujtoj që ky vend nxjerr nga një Lek çdo muaj. Do thoni ju si? Ja dje Psh Spiropali na nxori mallin e Lek Plepit, na kujtoj të ndjerin Ver Llapen, me atë deklaratën për patronzhistët. Spiropali ashtu si Leka nuk ka ber asnjë gjë në jetën e vet, ajo ka punuar gjithmonë e maskuar, pra na ka bere karnavale gjithë kohën.

Spiropali na tregon se Standardi i shoqërisë sonë parathotë që rëndësi ka kë njeh, dhe jo se kush je. Këtë nuk e kemi shpikur ne, ndodh kudo në botë. Por, nëse jashtë ?kë njeh? bën diferencimin, tek ne është kusht i vetëm i mjaftueshëm për të ecur përpara. Kjo mënyrë e ndërtimit të karrierave, ka bërë që energjitë e atyre që duhet të jetojnë duke vënë në punë trurin, të fokusohen në ndërtimin e rrjeteve, lidhjeve e njohjeve. Kjo i ka zbehur ambiciet profesionale. Studentët, janë po aq të painteresuar për zhvillimin e vetvetes. Babai, joshja seksuale, paratë ose fati, duket se janë të vetmit aleatë që do t?i ndihmojnë në jetë.

Arsyeja është Spiropali, Lek Plepi, etj etj. Shqipëria është vendi i njerëzve arrogantë që mendojnë se i dinë të gjitha. Një sugjerim mos sulmoni patronazhistët, jane njerez të thjeshtë. Ja psh me ndihmën e një miku unë e gjeta kush ishte patronazhisti im. Nuk e di per ju por une e njoh patronazhistin tim. E kane pyetur, i kane dhene 10 mije lek dhe kane ikur. Kaq ka qene i gjithe procesi. Ndeshkoni patrozhanistet qe kane 30 vjet qe e vjedhin, e grabisin, e përdhunojnë këtë vend?, shkruan Blloshmi.

Lajmet e fundit nga