LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes dy familjeve në Berat/ Vëllezërit plagosin me armë policin

15 Prill 2021, 08:12, Kronika CNA
Sherr mes dy familjeve në Berat/ Vëllezërit plagosin me armë

Një konflikt i ashpër ka ndodhur mes dy familjeve në Berat.

Policia ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Në pranga është vënë G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi A.M.

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”./CNA.al

Lajmet e fundit nga